![]() |
135 vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
[B]LIDHJA E PRIZRENIT NĖ DOKUMENTET HISTORIKE TĖ KOHĖS[/B]
Prof. Kristo Frashėri Kuvendi i Pėrgjithshėm i zhvilloi punimet veta mė 10 qershor 1878, nė njė nga sallat e Medresesė sė ndėrtuar nė shekullin e 17-tė nga Mehmet Pasha. Merrnin pjesė rreth 110 delegatė. Punimet u zhvilluan me dyer tė mbyllura pėr publikun. Mbledhjen e kuvendit e drejtoi delegati mė i moshuar, Iliaz Pashė Dibra ose Iliaz Pashė Qoku, siē e quanin dibranėt. Iliaz Pashė Qoku ishte njė veteran i luftėrave tė armatosura kundėr Tanzimatit, dhe si i tillė ai vazhdonte tė gėzonte simpati nė masat malėsore dibrane. Ai ishte njė autonomist i matur, si pjesėtar i rrymės sė moderuar. Si rrjedhim, Iliaz Pashė Dibra u zgjodh Kryetar i Kuvendit tė Pėrgjithshėm nė saje tė simpatisė qė gėzonte nė masat popullore malėsore dhe tė pozitės centriste qė zinte nė korrentet politike tė ditės. Nė ditėn e parė tė punimeve, nė kuvend folėn delegatė qė u takonin tė tria rrymave politike. Hollėsira nuk kemi por mund tė merret me mend se secila palė parashtroi pikėpamjet e veta rreth karakterit tė organizatės dhe programit tė saj politik. Nga punimet e ditės sė parė, kemi vetėm njė fragment tė fjalimit tė zjarrtė qė mbajti Abdyl Frashėri, delegati i Toskėrisė. Teksti ėshtė i besueshėm mbasi pajtohet plotėsisht me pikėpamjet e shprehura nga rilindėsi i shquar nė artikujt e tij tė botuara disa javė mė parė. Vetėkuptohet se divergjencat mė tė mprehta u shfaqėn rreth dy ēėshtjeve parimore tė dorės sė parė qė duhej tė vendoste kuvendi: rreth karakterit tė organizatės dhe programit tė saj politik. Partizanėt sulltanistė, pėrfaqėsoheshin nga njė pakicė delegatėsh madje, pesha e tyre numerike parashihej tė ulej mė tepėr me ardhjen nė Prizren tė delegatėve nga dy vilajetet e tjera, tė cilėt ishin pa pėrjashtim kundėrshtarė tė karakterit islamik tė organizatės. Por, pėr patriotėt revolucionarė koha nuk priste. Momenti ishte krucial. Kuvendi po i zhvillonte punimet nėn presionin e dy motiveve me rėndėsi jetike pėr fatin e Shqipėrisė. Mbi delegatėt ushtronte presion, nga njėra anė, nevoja pėr ta ēuar sa mė parė zėrin e kėrkesave tė tyre nė Kongresin e Berlinit ku po vėrshonin delegacione qeveritare nga tė gjitha shtetet ballkanike, nga ana tjetėr, ngutėsia pėr tė organizuar sa mė shpejt rezistencėn e armatosur kundėr vendimeve qė parashihej se do tė merrnin Fuqitė e Mėdha nė dėm tė tėrėsisė territorial tė atdheut. Pėrveē kėtyre dy presioneve, tė cilat qėndronin mbi kryet e delegatėve si Shpata e Damokleut, vepronte edhe presioni i fuqishėm qė ushtronin autoritetet qeveritare osmane ndaj delegatėve tė rrymės sė moderuar pėr tāi detyruar qė tė hiqnin dorė nga kėrkesa pėr vilajetin e bashkuar shqiptar tė pajisur me disa tė drejta autonomiste. Kėto divergjenca u dukėn sidomos kur u shtrua pėr diskutim teksti i memorandumit qė kuvendi do tāi drejtonte Kongresit tė Berlinit. Ndryshe nga patriotėt revolucionarė, tė cilėt ngulnin kėmbė pėr njė besėlidhje me karakter kombėtar, partizanėt sulltanistė kėrkonin qė nė memorandum tė shprehej besnikėria ndaj sulltanit dhe tė heshtej pėr tė drejta vetėqeverisėse, mbasi kėto do tė hapnin, sipas tyre, njė konflikt tė brendshėm me Portėn e Lartė, nė dėm tė interesave tė vendit. Duke e pėrshkruar kėtė konflikt politik dhe ideologjik i cili u shtri po ato ditė nė Shkodėr, konsulli frėng, G. Pons, raportonte njė javė mė vonė, se pėr tė mėnjanuar pėrēarjen, delegatėt e tė gjitha rrymave u detyruan tė linin pėr mė vonė atė ēka ata i ndante dhe tė pėrqendroheshin rreth asaj qė ata i bashkonte, konkretisht rreth vendosmėrisė tė tė gjitha palėve pėr tė kundėrshtuar ēdo gjymtim tė tėrėsisė territoriale tė atdheut, rreth sė cilės, sikurse shėnonte ai ekzistonte njė unitet i plotė. Ky unitet u arrit duke hequr nga memorandumi si shprehjen e besnikėrisė ndaj sulltanit, ashtu dhe kėrkesėn pėr reforma autonomiste nė Shqipėri. U dha pėlqimin pėr tė formuar njė besėlidhje tė pėrgjithshme, me karakter politik dhe ushtarak, pa e cilėsuar as Lidhje Shqiptare, as Lidhje Islamike, por thjesht Lidhje ose Lidhje e Prizrenit. Kuvendi vendosi, para sė gjithash, tė njoftonte me anė tė njė peticioni popullor, Kongresin e Berlinit qė tė mos i jepte asnjė pėllėmbė tokė nga atdheu i tyre, asnjė shteti tė huaj. Pėrndryshe, thuhej nė Tercuman-i Sark, āpėrfaqėsuesit shqiptarėā, ishin betuar se do tė luftonin deri te njeriu i fundit pėr tė kundėrshtuar ēdo vendim qė do tė cenonte tėrėsinė territorial tė atdheut tė tyre. Sipas burimeve tė tjera, kuvendi hartoi jo njė por dy peticione, tė nėnshkruara nga katėr mijė veta,55 nga myslimanė dhe tė krishterė bashkėrisht,56 njėri pėr Kongresin e Berlinit, tjetri pėr Portėn e Lartė. Veē kėsaj, kuvendi caktoi dy delegacione pėr tāi paraqitur dorazi, nė Berlin dhe nė Stamboll, kėto peticione dhe pėr tė ndjekur nga afėr fatin e tyre. Historiani serb, J. Haxhivasiljeviēi, njofton se delegacionin shqiptar pėr nė Kongresin e Berlinit e kryesoi Abdyl Frashėri. Pėrbėrjen e delegacionit tjetėr nuk e dimė, por mbėrritjen e tij nė Stamboll e njohim nga lajmi i botuar nė Tercuman-i Sark mė 22 qershor 1878. Vendimi i dytė i rėndėsishėm qė mori Kuvendi i Pėrgjithshėm kishte tė bėnte, sipas njoftimit tė botuar nė organin e Sami Frashėrit, me pajisjen e Lidhjes sė Prizrenit me forcat e armatosura, tė cilat do tė pėrdoreshin pėr tė kundėrshtuar vendimet e padrejta qė parashihej se do tė merrte Kongresi i Berlinit. Kėto forca tė armatosura do tė formoheshin me vullnetarė shqiptarė nė mėnyrė krejtėsisht tė pavarur nga Porta e Lartė dhe do tė viheshin nė dispozicion tė Lidhjes sė Prizrenit. Aty thuhej gjithashtu se fill pas marrjes se vendimit kishte filluar regjistrimi i vullnetarėve dhe se ishin preferuar nė radhė tė parė ata qė kishin armė nė shtėpitė e tyre. Lidhur me ushtrinė shqiptare, gazeta turke āZamanā (Stamboll) njoftonte njė ditė mė pare se nė bazė tė informatave tė saj, kuvendi i Prizrenit kishte vendosur tė hartonte edhe njė rregullore ushtarake. Vendimi i tretė i rėndėsishėm synonte paqėsimin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve. Pėr kėtė qėllim, kuvendi i Prizrenit, shpalli, sipas zakonit tradicional tė vendit, njė besė tė pėrgjithshme. Me shpalljen e saj, do tė ndėrpriteshin, derisa tė ekzistonte rreziku i jashtėm qė kėrcėnonte atdheun, tė gjitha mėritė dhe gjakmarrjet. Nė bazė tė besės, tė gjithė shqiptarėt tė prekur nga mėritė, do tė pajtoheshin pa pėrjashtim njėri me tjetrin. Vendimi i fundit qė mori Kuvendi i Pėrgjithshėm, gjithashtu me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr momentin historik, kishte lidhje me barazinė politike dhe juridike tė mbarė shqiptarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare. Nė bazė tė kėtij vendimi, Kuvendi i Pėrgjithshėm shkelmonte kėshtu nė praktikė politikėn tradicionale osmane tė diskriminimit fetar tė qytetarėve dhe vinte nė jetė parimin themelor tė Rilindjes Kombėtare mbi vėllazėrimin e tė gjithė shqiptarėve nė fushėn e tė drejtave dhe detyrave politike. Vendimi i Kuvendit tė Pėrgjithshėm pėr tė themeluar njė organizatė politike jo islamike dhe pėr tė mbrojtur vetėm trojet shqiptare, tregonte se Porta e Lartė, me gjithė pjesėmarrjen e delegatėve sulltanistė dhe me gjithė praninė e vėzhguesve qeveritarė, nuk arriti dot tua impononte shqiptarėve platformėn e saj politike. Vendimi ishte i lidhur aq ngushtė me interesat kombėtare tė Shqipėrisė, sa cilėsohej ashtu siē qe nė tė vėrtetė, njė lėvizje patriotike qė kishte dalė nga nisma popullore. Karakteri patriotik dhe popullor i saj dukej nė mėnyrė tė veēantė, te britmat e pakėnaqėsisė dhe tė zemėrimit qė po tregonin haptazi delegatėt kundėr sulltanit halif dhe kundėr Portės sė Lartė. Me njė fjalė, besėlidhja e Prizrenit u vu mbi binarė tė tillė, tė cilėt nuk mund tāu shėrbenin aspak interesave tė Perandorisė Osmane. Lidhja Shqiptare, nė kuptimin patriotik shqiptar, ishte tashmė njė fakt i kryer. Megjithatė, Porta ngurroi ta shpėrndante Kuvendin e Pėrgjithshėm. Arsyen na e thonė tėrthorazi konsujt e huaj kur flasin pėr zemėrimin e thellė qė kishte pushtuar shqiptarėt ndaj Portės, e cila me nėnshkrimin qė kishte vėnė nė Traktatin e Shėn-Stefanit kishte pranuar copėtimin e trojeve tė tyre nė dobi tė monarkive fqinje. Njėri prej tyre, konsulli Jelinek, na e thotė pothuajse shkoqur kur shkruan mė 18 qershor 1878 se dėshira qė shprehu Kuvendi i Pėrgjithshėm pėr tė qėndruar mė tej nėn sundimin e Perandorisė Osmane, ishte e kushtėzuar me zotimet qė Porta e Lartė duhej tė pėrmbushte ndaj Shqipėrisė. Nė qoftė se Kongresi i Berlinit, raportonte ai, do tė merrte vendime tė tilla qė do ta dobėsonin Perandorinė Osmane nė njė shkallė aq tė madhe sa ajo tė mos ishte nė gjendje ta mbronte atdheun e tyre nga lakmitė territoriale tė fqinjėve, atėherė delegates kishin ndėrmend ta shpallnin Shqipėrinė principatė tė pavarur me qėllim qė ta merrnin vetė nė dorė mbrojtjen e kufijve tė saj68. Shkurt, Porta e Lartė ngurroi ta shpėrndante Kuvendin e Pėrgjithshėm nga frika se ndėrhyrja e saj do tė shkaktonte revoltėn e shqiptarėve. Por nga an tjetėr ajo nuk i humbi shpresat pėr ta kthyer Kuvendin e Pėrgjithshėm nė binarė: e politikės osmane, pra pėr tāi dhėnė Lidhjes karakterin e njė organizate parashtetėrore islamike me qėllim qė tė luftonte me anė tė saj, pa dalė vetė nė skenė, pėr tė mbrojtur interesat e saj perandorake. Por edhe qarqet patriotike shqiptare nuk e konsideruan vendimin e 10 qershorit 1878, si njė fitore pėrfundimtare. Organizata politike kombėtare pėr tė cilėn kishte nevojė Shqipėria ende nuk ishte krijuar. Kėshtu me mbėshtetjen e autoriteteve shtetėrore, sulltanistėt kaluan nė sulm pėr ta marrė nė duart e tyre drejtimin e kuvendit, sidomos tani qė filloi beteja pėr ta pajisur Lidhjen e Prizrenit me programin e saj politik, me statusin e saj juridik, me organet e saj drejtuese dhe me forcat e saj tė armatosura. Presioni i fuqishėm qė ushtruan autoritetet shtetėrore nė kuvend dhe jashtė kuvendit, i mahisi mė tej divergjencat qė ekzistonin mė parė midis delegatėve tė rrymave tė ndryshme. Duke parė kundėrshtimin e rreptė tė patriotėve radikalė, delegatėt sulltanistė u pėrpoqėn tāi pėrfundonin diskutimet para se tė arrinin delegatėt e vilajeteve tė Shkodrės dhe tė Janinės. Patriotėt radikalė i rezistuan presionit tė autoriteteve shtetėrore, por njė pjesė e delegatėve centristė kapitulloi, pasi morėn, si duket, premtime se nuk do ta kthenin besėlidhjen islamike shqiptare nė njė organizatė islamike ballkanike. Patriotėt revolucionarė, pėrkundrazi, i pėrqendruan pėrpjekjet e tyre, pėr ta vonuar vendimin rreth programit deri nė mbėrritjen e delegatėve tė tjerė. Nė tė njėjtėn kohė, ata ushtruan telegrafisht presion nė Shkodėr dhe nė Janinė, pėr nisjen sa mė parė tė delegatėve tė tyre. Shkodranėt u pėrgjigjėn telegrafisht, mė 13 qershor 1878, se ishin paraprakisht dakord me vendimet qė do merreshin nė Prizren, pa e kuptuar, si duket nga mungesa e informacionit, se miratimi symbyllurazi, mund tė ishte nė favor tė kundėrshtarėve tė tyre. Duke parė se sulltanistėt po ngulnin kėmbė pėr miratimin e shpejtė tė programit, delegatėt radikalė filluan tė deklaronin se nga mungesa e pėrfaqėsuesve tė vilajeteve tė tjera, kuvendi i Prizrenit do tė kishte karakter krahinor dhe jo kombėtar. Jehona e kėsaj zhurme, pasqyrohet edhe nė raportin e pėrmendur tė Jelinekut, i cili e njoftonte ministrin Andrashi, mė 18 qershor 1878, se nė Prizren pritej tė vinin delegatėt e viseve tė tjera tė Shqipėrisė qė bėnin pjesė nė vilajetin e Shkodrės, tė Janinės dhe tė Manastirit me qėllim qė kuvendi krahinor tė kthehej nė njė kuvend tė pėrgjithshėm, i cili tė kėrkonte nga Kongresi i Berlinit ārregullimin e Ēėshtjes Lindore nė interes tė Shqipėrisė dhe tė merrte vendime tė pėrbashkėta, tė zbatueshme pėr tė gjitha viset shqiptare. *Marrė nga libri i Profesor Kristo Frashėrit Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) |
Titulli: 135 vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
DOKUMENTE HISTORIKE
Lidhja e Prizrenit nė faqet e Terxhumani shark tė Sami Frashėrit Disa hollėsira rreth themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit i njohim nga materialet e rubrikės sė ngjarjeve qė u botuan po atė ditė nė Tercuman-i Sark pa emrin e autorit, por qė kuptohet se janė shkruar nga pena e Sami Frashėrit. Aluzionin e parė pėr takimin e Prizrenit, Sami Frashėri e dha qysh me 15 qershor 1878. Nė artikullin me titull Intrigat e sllavėve dhe tė grekėve nė Rumeli, ai shkruante se shqiptarėt duke e kuptuar se ēfarė rreziku po i vinte Shqipėrisė nga ndarja administrative e Portės sė Lartė dhe nga synimet territoriale tė shovinistėve fqinjė, kanė marrė masa efektive pėr tė kundėrshtuar si ndarjen e trojeve tė tyre nė disa vilajete ashtu dhe copėtimin e tyre nga shtetet e huaja. Pastaj, duke ju drejtuar qeverisė sė Stambollit, Samiu shkruante se ishte mėse e nevojshme qė edhe Perandoria Osmane tė merrte, nė tė njėjtėn kohė, disa masa kundėr intrigave qė po kurdisnin fuqitė e huaja nė dėm tė Shqipėrisė. Ćfarė masash? Masa e parė qė duhet tė marrė Porta e Lartė ā nėnvizonte ai ā ėshtė bashkimi i trojeve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm duke i ndarė ato nga trojet me popullsi sllave dhe greke. Dy ditė mė vonė, Tercuman-i Sark-u njoftonte haptas mbledhjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm nė Prizren. Mė 17 qershor 1878, nė njė nga kolonat e saj shkruhej tekstualisht: Shqiptarėt, pėr tė shpėtuar atdheun e tyre nga lakmitė bullgare, serbe, malazeze dhe greke qė duan ta pushtojnė atė, organizuan nė Prizren njė Kuvend tė pėrgjithshėm. Krahas argumenteve qė sollėn rreth i synimeve armiqėsore tė shteteve fqinje, ata shqyrtuan edhe masat qė duhen marrė pėr tė pėrballuar rrezikun qė i kėrcėnohet atdheut tė tyre. Megjithatė, vendimet qė mori Kuvendi i Pėrgjithshėm nė momentin e themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit, Sami Frashėri i shpalli me pak vonesė, mė 23 qershor 1878. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, por tė qartė, ai njoftonte se pėrfaqėsuesit shqiptarė nė Prizren morėn njė varg vendimesh tė rėndėsishme, tė cilat shprehnin programin e Lidhjes sė Prizrenit nė katėr drejtime tė ndryshme. KARAKTERI PATRIOTIK I LIDHJES SĖ PRIZRENIT Lidhja e Prizrenit, edhe pse mė 10 qershor 1878 nuk u shpall zyrtarisht si njė organizatė shqiptare, pati qysh nė ditėn e saj tė parė, njė karakter patriotik. Karakteri i saj patriotik duket para sė gjithash nė vendimin qė mori Kuvendi i Pėrgjithshėm pėr tė kundėrshtuar vetėm copėtimin e trojeve shqiptare dhe jo shkėputjen e trojeve tė tjera nga Perandoria Osmane, siē kėrkonin delegatėt e ardhur nga Hercegovina dhe Novipazari. Karakteri patriotik duket gjithashtu nė detyrėn qė mori pėrsipėr Lidhja e Prizrenit pėr tė organizuar rezistencėn politike dhe ushtarake duke mobilizuar vetėm shqiptarėt, madje krejt shqiptarėt, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare dhe krahinore NGA KRONIKA E KOHĖ, TRI JAVĖ MBLEDHJE Lufta pėr tė pėrcaktuar programin e Lidhjes sė Prizrenit, filloi qysh tė nesėrmen e thellimit tė saj dhe vazhdoi mė tepėr se tri javė. Gjatė kėtyre tri javėve mbledhjet qenė tė vazhdueshme. Ato pezulloheshin nė mbrėmje, por punimet nuk ndėrpriteshin. Natėn delegatėt mblidheshin grupe-grupe, sipas rrymave, nė vende tė ndryshme, nė shtėpitė ku u qenė caktuar pėr strehim. Aty delegatėt rakordonin me njėri-tjetrin pikėpamjet qė do tė mbronin ose do tė kundėrshtonin tė nesėrmen. Sipas traditės popullore, delegatė tė rrymės revolucionare mblidheshin nė shtėpinė e patriotit prizrenas, Shuajip Spahiut, kurse delegatėt sulltanistė nė ndėrtesėn qeveritare, si mysafirė tė mytesarifit tė Prizrenit, Qamil beut. Duket se patriotėt e moderuar nuk kishin njė seli tė veēantė pėr mbledhjet e tyre, por duke e konsideruar veten si ndėrmjetės, ata takoheshin herė me njėrėn, herė me tjetrėn palė. Mbledhjet e patriotėve radikalė qenė tė fshehta. Tė fshehta qenė edhe takimet e sulltanistėve, me ndryshim se nė mbledhjet e tyre merrnin pjesė funksionarė tė vilajetit dhe tė mytesarifit. |
Titulli: 135 vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
[IMG]http://sphotos-b.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-frc1/998617_651446731535484_1422179170_n.jpg[/IMG]
[IMG]http://sphotos-h.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-frc3/972150_651446791535478_2007081113_n.jpg[/IMG] [IMG]http://sphotos-c.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-prn2/992888_651447061535451_653212683_n.jpg[/IMG] [IMG]http://sphotos-e.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/1005962_651447174868773_1126256219_n.jpg[/IMG] [IMG]http://sphotos-g.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-prn1/934616_651447504868740_1282562951_n.jpg[/IMG] [IMG]http://sphotos-f.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/1003957_651448004868690_1711168331_n.jpg[/IMG] [IMG]http://sphotos-a.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-frc3/996735_651447641535393_2072642708_n.jpg[/IMG] [IMG]http://sphotos-d.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/5547_651447858202038_2113000332_n.jpg[/IMG] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:52. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.