![]() |
Lustrohet Ali Ahmedi, ish-inspektori i shėrbimit sekret
Komisioni i Lustrimit nė regjistrin e personave tė lustruar dhe qė kanė rezultuar si ndjekės zyrtar dhe bashkėpunėtor tė shėrbimeve sekrete ka shpallur edhe Ali Ahmedin.
Bėhet fjalė pėr Ali Ahmedin, njė inspektor i shėrbimit sekret nė tė kaluarėn nė Kėrēovė, i cili sipas vendimit tė Komisionit tė lustrimit gjatė periudhės sė viteve tė 80-ta kishte dhėnė urdhra pėr ndjekjen dhe masa tė tjera pėr veprimtarė tė lėvizjeve kombėtare shqiptare tė asaj periudhe. Nė listėn e tij si persona qė ndiqeshin ishin Halil Halili, Adem Maksuti, Fadil Bajrami, Xhelil Xhelili, Gafurr Adili, etj. Ali Ahmedi si inspektor i lartė pėrmes informatorėve tė tij po siguronte informacione mbi aktivitetet ilegale tė personave tė lartėpėrmendur, njė pjesė e tė cilėve ishin student nė Universitetin e Prishtinės, transmeton INA. Por aktiviteti i tij ishte edhe sigurimi i informacioneve pėr veprimtarėt e asaj kohe qė jetonin dhe vepronin nė Zvicėr si Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Ismail Abdiu, Gėzim Bekteshi,Ferit Useini, Xhabir Bajrami, etj. Inspektori i shpallur pėrmes informatorėve tė tij po siguronte tė dhėna mbi aktivitetet e kėtyre veprimtarėve nė Zvicėr. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:45. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.