A janė tė gjithė shqiptarėt shqiptarė!
"Atdhetarizėm i deklaruar!" Fjalė shumė adekuate pėr ne shqiptarėt.
Koha, kur mund tė thuhej se ne shqiptarėt, me tė vėrtetė ishim shqiptar (atdhetar), ka mbetur prapa. Atdhetarizmi ėshtė i vendosur vetėm nė kujtesėn tonė dhe e ruajmė si shumė monumente nėpėr muze...e vizitorė tė muzeve sot ka pak. Jemi larguar nga rrjedhat kombėtare duke u inkuadruar nė botėn moderne. Jemi bėrė snobista duke imituar tė tjerėt, e nė anėn tjetėr themi: "Jam krenar qė jam shqiptar!" Mundohemi ta arrijmė botėn duke shkelur amanetet e atyre qė me tė vėrtetė ishin shqiptar.
Mė brengos fakti se ka edhe prindėr tė atillė qė nuk e kultivojnė gjuhėn shqipe nė fėmijėt e tyre. Mė ka ndodhur edhe tė kacafytem me disa moshatare tė miat, tė cilat vijnė shkollė shqipe, e nė klasė flasin gjuhė tjetėr. Aspak nuk brengosem se pse e dinė atė gjuhė ato se "aq gjuhė sa din, aq me vlerė je", por nuk e shoh tė udhės, kur ato thonė "nuk dimė tė komunikojmė mes vete shqip"!!! A nuk ėshtė pėr tu ēmendur kjo!? Pas atyre fjalė qė thonė, ia krisin kėngės popullore shqiptare duke pėrmendur heronjė shqiptarė... Paradoks i vėrtetė!
Mbes me shpresėn se ata shqiptarė tė deklaruar, tė vijnė nė vete e sė bashku tė punojmė me pėrkushtim qė vendi ynė tė ec pėrpara, e fjala "atdhetarizėm i deklaruar" tė shndėrrohet nė "atdhetarizėm tė mirėfilltė".
Shėndet!
Rilinda
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 25-04-07 nė 10:47
|