25-04-07, 19:14
|
#68
|
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
|
Caj per vjehrra
Shumė kohė mė parė, vajza e quajtur Li-Li ishte martuar dhe kishte shkuar tė jetojė te bashkėshorti i saj dhe nėna e tij. Pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, Li-Li kishte kuptuar se assesi nuk do tia arrinte tė pajtohet me vjehrrėn e saj. Sjellja e tyre ishte aq e ndryshme, ashtu qė Li-Li hidhėrohej shumė shkaku i disa shprehive tė vjehrrės, nė ēka vjehrra i ishte pėrgjigjur nė mėnyrė kritikuese.
Kaluan ditė e javė
Li-Li dhe vjehrra e saj asnjėherė nuk u ndalėn sė zėnuri. Megjithatė, fakti qė Li-Li sipas traditės sė vjetėr kineze, ėshtė e obliguar ti nėnshtrohet vjehrrės dhe ti plotėson kėrkesat e saj, edhe mė tepėr e kishte rėnduar situatėn. Shkaku i tė gjitha kėtyre mosmarrėveshjeve dhe zėnkave nė shtėpi, bashkėshorti i saj shumė kishte hjekur.
Nė fund Li-Li mė nuk kishte patur fuqi tė duronte sjelljen e keqe tė vjehrrės sė saj, andaj kishte vendosur qė tė ndėrmerr diēka sa mė parė. Li-Li ishte nisur te miku i mirė i tė atit, zotėri Huangu i cili shiste ēajra. Ia kishte treguar tėrė situatėn dhe e kishte pyetur a kishte ai ndonjė helm, nė mėnyrė qė ta zgjidhte problemin. Zotėri Huangu ishte menduar pėr njė cast dhe nė fund i ishte pėrgjigjur: Li-Li, do tė tė ndihmoj ta zgjedhės problemin mirėpo duhet tė mė dėgjosh mirė dhe tė bėsh ashtu siē tė them. Li-Li tha: Po, zotėri Huang, do tė veproj ēdo gjė qė do tė mė thoni.
Zotėri Huangu shkoi nė dhomėn tjetėr dhe pas disa minutash kthehet me njė pako ēajra. Pastaj i thotė Li-Lit: Mund tė shfrytėzosh helm qė ndikon shpejt nė mėnyrė qė tė lirohesh nga vjehrra jote, megjithatė kjo mund tė shkaktojė dyshime tek njerėzit. Pėr kėtė shkak, tė kam dhėnė shumė ēajra tė cilėt do ta helmojnė organizmin e saj ngadalė. Ēdo tė dytėn ditė pėrgatit ushqim tė shijshėm edhe vėndo pak nga kėto barėra nė ushqimin e saj. Mirėpo duhet tė kujdesesh qė askush mos tė dyshojė nė ty kur ajo tė vdesė, duhet tė jesh shumė e kujdesshme dhe tė ndėrrosh sjelljen ndaj saj, tė jesh e sjellshme dhe e kėndshme. Mos u zė, vepro atė qė ajo thotė dhe sillu ndaj saj si tė jetė mbretėreshė.
Li-Li u bė shumė e lumtur. Iu falėnderua zotėri Huangut dhe shpejtoi nė shtėpi qė sa mė parė tė fillonte me planin e mbytjes sė vjehrrės.
Kaluan javė, kaluan edhe muaj
Li-Li nė ēdo tė dytėn ditė servonte ushqim special tė shijshėm pėr vjehrrėn e saj. Kujtonte ēka i kishte thėnė zotėri Huangu nė mėnyrė qė ti ikė paraqitjes sė dyshimit tek njerėzit, ashtu qė kontrollonte sjelljen e saj, ishte e dėgjueshme ndaj vjehrrės dhe sillej ndaj saj sikur tė ishte mbretėreshė. Pas gjashtė muajve, e tėrė atmosfera shtėpiake ishte ndyshuar. Li-Li ishte mėsuar aq mirė si ta kontrollonte veten, ashtu qė asnjėherė mė nuk ishte hidhėruar apo bėrė nervoze. Nuk kishte patur as njė shkak tė vogėl nga vjehrra e saj gjatė gjashtė muajve tė fundit. Vjehrra i ishte dukur si e saja, kėshtu qė pajtueshmėria mes tyre dukej dukshėm. Edhe sjellja e saj ndaj Li-Lit ishte ndėrruar, kishte filluar ta dojė nusen sikur ta kishte vajzė tė saj. Pandarė u kishte folur familjarėve dhe miqve se si Li-Li ishte nusja mė e mirė qė ndonjėherė do kishte dashur. Li-Li dhe vjehrra e saj tanimė shumė mirė pajtoheshin mes vete, sikur tė ishin nėnė dhe bijė. Burri i Li-Lit ishte mjaft i lumtur kur shihte se ēka po ndodhte nė shtėpinė e tij kohėve tė fundit.
Njė ditė, Li-Li prap kishte shkuar tė zotėri Huangu edhe prap e kishte lutur pėr ndihmė: Zotėriu i dashur Huang, ju lutem mė ndihmoni qė tė ndaloj helmin tė mbysė vjehrrėn time! Ajo ėshtė bėrė grua shumė e mirė edhe e dua si nėnėn time. Nuk dėshiroj tė vdesė nga helmi qė unė i kam dhėnė!
Zotėri Huangu u buzėqesh dhe lėkundi kokėn: Li-Li, mos u mėrzit. Asnjėherė nuk tė kam dhėnė helm. Ēajrat kanė qenė vitaminė pėr pėrmirėsimin e shėndetit tė saj. Helmi i vetėm ka qenė nė mendimet e tua, dhe sjelljen ndaj saj, por edhe ai mė nuk ėshtė, ngase dashuria jote ndaj saj ėshtė ndryshuar.
Vallė, a keni menduar ndonjėherė se ashtu si do ta trajtoni veten, ashtu do ju trajtojnė edhe tė tjerėt?
Nė Kinė thonė: Personi qė i don tė tjetėr ėshtė person qė edhe tė tjerėt e dojnė!
www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
|
|
|