.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Shkruan: Fehim Xhafer Dragusha
Singapori ėshtė njė vend shumė i vogėl, me sipėrfaqe tokėsore prej 254 milje katror. Shtrihet nė Azinė Juglindore. Numri i pėrgjithshėm i banorėve pėrafėrsisht arrin shifrėn deri nė 4milion, ku 3.3 milionė janė shtetas apo banorė permanent .
Demografia Fetare
Sipas statistikave tė bėra kohėve tė fundit, 85 % e popullatės besojnė nė disa besime fetare. Prej kėtij grupi 51 % praktikojnė Budizmin, Taoizmin, besime tė trashėguara nga stėrgjyshėrit, si dhe besime tjera kineze. Vetem 15,5 % tė popullatės e pėrbėjnė Muslimanėt, kurse 15 % tė shtetasve e pėrbejnė Krishterėt. Vlen tė ceket se nė Singaporė ka edhe Indian, shifra e tyre ėshtė 4 %, kurse numri tjetėr i banorėve janė pasues tė besimeve tjera, si Agnostik, Ateizėm, etj. Nė Singaporė jetojnė edhe njė grup Sikėsh i vogėl (fraksion indian), ēifut (Jahudi), Protestant tė cilėt ia kalojnė numrin Katolikėve Romak, Zoroastrian dhe komunitete tjera fetare .
Rreth 77 % tė popullatės janė Kinez Etnik, pėrafėrsisht 14 % tė tjerė janė Malaj Etnik dhe pothuajse 8 % janė me perkatesi Indiane .
Sipas asaj qė kam hasur nė kėtė punim (Singapori International Religious Freedom Report 2004), kam vėrejtur se gati krejt etniteti malaj i pėrkasin besimit Islam, ndėrsa etniteti Indian i pėrket besimit Hindu .
Fisi Kinez ėshtė i ndarė nė Budizėm, Taoizėm, Krishterizėm, apo nė Agnostik ose Ateizėm. Ėshtė ēudi se nė kėtė vend ka shumė Misionarė tė huaj, tė cilėt janė aktiv, duke pėrfshirė kėtu: Katolikė, Mormon dhe Baptist ( SINGAPORE International Religious Freedom Report 2004 faqe 1 ) .
Islami nė Singaporė
Feja Islame ėshtė Fe e respektuar dhe e mirėpritur nė Singaporė. Kėtė e vėrteton fakti i shumė Kinezėve, tė cilėt kanė pranuar Islamin kohėve tė fundit. Poashtu kemi edhe disa tė dhėna ku Fenė Islame e kanė pėrqafuar edhe disa Indian .
Mund tė themi se Islami nė Singaporė, ka ndikim rrėnjėsor dhe nė kėtė vend tė vogėl Ezani thirret 5 herė nė ditė ( Duhet cekur se gjat qėndrimit tim nje javor ne Singapore, vėrejta se Ezani nuk lejohej te degjohej jashte Xhamis, thėnė me mirė, Ezani thirrej mirėpo zmadhuesit e zerit ishin te kthyer nga xhamia e jo nga rruga, dhe me kete kuptova se Muslimanėt jetonin nje jete shume te veshtire ne mesin e shume besimeve te kota ) .
Muslimanėt falin pesė kohėt e namazit nė xhami, hanė ushqim tė lejuar (hallall), agjėrojnė gjatė Muajit tė Ramazanit si dhe kryejnė obligimin e Haxhit .
Gjuhėt e folura nė Singaporė
Nė Singaporė fliten katėr gjuhė tė huaja, ato janė : Mandarin, Malaje, Tamil dhe Anglishtja. Gjuha Angleze ėshtė gjuhė zyrtare e cila bėnė bashkimin e shumė fiseve ndėr etnike .
Nė shkolla, mėsimi zhvillohet nė gjuhėn angleze. Pėr ti ruajtur traditat shumė vjeēare maleje, nxėnėsit janė tė obliguar tė mėsojnė edhe gjuhėn maleje ( Singapore Culture faqe 1 ) .
Kulturat Singaporiane
Nė Singaporė njerėzit jetojnė nė njė Shoqėri Kozmopolite, nė paqe dhe harmoni reciproke me kultura dhe raca tė ndryshme njerėzore .
Shumė Imigrant nga Kina, India, Evropa dhe vende tjera tė botės, i dhuruan Singaporės njė imazh tė bashkėpunimit dhe mirėkuptimit .
Siē dihet, Arabėt gjithmonė ishin ata qė udhėtonin nėpėr vende tė ndryshme tė botės dhe prej kėtyre vendeve kishin gjetur Singaporin qysh nė vitet e hershme .
Po ta vizitosh Singaporin, do te shohėsh rrugėt e vjetra tė ndėrtuara nga Arabėt si dhe veēori dhe karakteristika tjera Islame, te cilat i kam hasur edhe vet gjat vizites sime ne vitin 2005
Nė Singaporė, mund tė hasėsh nė ushqime tė ndryshme, si: Ushqimi Malaj, Kinez, Indian, Indonezian, Perėndimor, Italian, Peranakan, Spanjoll, Francez, Tajlandez si dhe ushqime tė pėrziera, te gjitha keto japin te kuptojne se Singapori eshte vend i hapur per te gjithe njerezit anekend botes .
Singapora - Vendi i Biznesit dhe i shumė Kulturave
Singapori ėshtė njė vend shumė i pasur dhe plotėsisht i ndėrtuar. Sa i pėrket biznesit, ėshtė vend qė renditet ndėr vendet me tė mira dhe me te suksesshme nė Botė .
Mė shumė se 7,000 kompani, nga vende tė ndryshme tė botes, dominojnė nė kėtė vend tė vogėl dhe tė bukur .
Strategjia Gjeografike e Singaporės, i mundėson hyrjen 500 milion njerėzve nė Azinė Juglindore me tregun e saj tė fort prej 2.8 bilion dollar .
Singapori, poashtu konsiderohet prej vendeve me mė konkurrencė pėr biznes .
Sistemi Edukativo-Arsimor nė Singaporė
Nė Singaporė, fėmiu fillon ndjekjen e mėsimit parėsor, nė moshėn e tij (saj) shtatė vjeēe. Kjo periudhė zgjat gjashtė vite .
Pas mbarimit tė kėsaj shkolle, ai (ajo) fillon shkollimin fillorė-themelorė dhe kjo zgjat katėr vite. Poashtu Singapori shquhet mė Universitetet e saja tė larta, kolegjet, kembrixhėt(lloj kolegji ).
Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, studenti mund tė zgjedh kėto degė :
- Teknik (ITE) or commercial institute (MDIS, MIS, TMC, SIM ).
- Politeknik (Nanyang, Temasek, Ngee Ann, Republic, Singapori Polytechnics) per ti ndjek mesimet e diplomes .
- Institucionet e Centralizimit .
- Para-Universitetit apo Kolegjet e Reja
Pėrveē kėsaj, Singapori ka edhe shtatė shkolla fetare Islame tė cilat mbahen nga tė ardhurat e Myslimanėve Malaj dhe tė tjerė .
Xhamitė janė shumė tė bukura dhe me gjithė numrin e madh tė jo myslimanėve, vėrejmė njė numėr tė madh tė xhamive dhe faltoreve .
Kėtu mund ta shikoni njėrėn prej Xhamive tė Singaporės, e cila shtrihet nė qendėr tė qytetit :
Disa pika tė rėndėsishme rreth Singaporės
Singapori ėshtė pavarėsuar nė vitin 1965. Ishte koloni e Anglisė deri nė vitin 1965 .
Nė flamurin e saj gjinden pesė yje, qė paraqesin: PĖRPARIMIN, DEMOKRACIN, PAQEN, BARAZIN DHE DREJTĖSINĖ.
Lulja Kombėtare e Singaporės, pėr herė tė parė qe zbuluar nė vitin 1893 nga Agnes Joaqium, Armenian. Emri i Lules " Vanda Miss Joaqium ( Education System And Schooling Options In Singapore faqe 1,2 ) ."
|