Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-04-07, 17:56   #7
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim vazhdim

(33)
Poashtu edhe nė konceptin e Pejgamberėve ka dallime. Bibla i quan profetėt si mėkatarė, gėnjeshtarė, tradhtarė, e shumė epitete tė tjera, nė kryerjen e veprave tė shėmtuara dhe tė ndyra, etj. P.sh. Luti a.s. bėri zina me dy bijat e tij (Zanafilla 19:30-38); Haruni a.s. si njeri i cili e konstruktoi viēin qė ta adhurojnė Izraelitėt (Ekzodi 32:1-20); Sulejmani u martua me 700 gra dhe 300 konkubina dhe u kthye nė idhujtari (1 Mbretėrve 11:3-7) etj. Kurse Kur’ani Pejgamberėt i ngrit nė piedestalin mė tė lartė dhe i bėn shėmbėlltyrė pėr ne. (34) Dallime thelbėsore gjejmė edhe pėrsa i pėrket besimit nė jetėn e tanishme dhe tė pėrtejme nė konceptin e shpėtimit dhe drejtimit nė jetė. Poashtu dallime kemi edhe ne histori ku Kur’ani dhe Bibla nuk pėrputhen: p.sh. te Ademi dhe Havaja, te Ibrahimi a.s., Isamilit, Ishakut, Lutit, Musait, Isait a.s. etj. Ideja se Kur’ani ka huazuar nga bibla ėshtė padyshim e gabuar.
Keneth Kreg thotė se:
“Muhamedi nuk pati asnjė kontakt personal me shkrimet e shenjta paraardhėse... Kemi pothuajse njė mungesė absolute tė asaj qė mund tė quhej citim i drejtpėrdrejt nga secila Dhjatė”.
(35)
8. KUR’ANI – Fjala e pėrjetshme e Zotit drejtuar njerėzimit.

Dallimi mė i madh midis Kur’anit dhe cilit do libėr tjetėr tė shenjtė tė ndonjė besimi specifik qėndron nė atė se Kur’ani vazhdimisht e pohon origjinėn e tij hyjnore nga Zoti i botės. Nė Kur’an ekzistojnė njė mori shembujsh tė tillė:
“Ėshtė e vėrtetė se All-llahu u dha dhurataė tė madhe besimtarėve, kur ndėr ta nga mesi i tyre dėrgoi tė dėrguar qė atyre t’u lexojė shpalljen e Tij, t’i pastrojė ata, t’ua mėsojė Kur’anin dhe sheriatin, edhepse, mė parė ata ishin krejtėsisht tė humbur”.
(Ali Imran 164)
“A nuk e pėrfillin ata (me vėmndje) Kur’anin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr, pėrvreē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie”.
(Nisa 82)
“O ju njerėz! Juve ju erdhi nga zoti juaj kėshilla (Kur’ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė krahrorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt”.
(Junus 57)
“Ne nuk tė shpallėm ty pėr tjetėr Kur’anin, vetėm qė t’u sqarosh atyre atė pėr ēka u pėrēanė, (ta zbritėm) qė tė jetė udhėzim e mėshirė pėr njerėzit qė besojnė”.
(Nahl 64)
Ajete tė tilla janė me shumicė. Pothuajse ēdo sure e Kur’anit e pėrmban pohimin pėr vulėn e autorėsisė sė Allahut xh.sh. Dhe Ai jo vetėm qė e shpalli Kur’anin por edhe duke qenė se ai duhej tė mbetej si mesazh njerėzimit deri nė fundin e kohės, ai duhej tė ruhej ashtu siē ishte shpallur prandaj edhe premtimi i Tij ėshtė i mrekullueshėm:
“Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij”
(Hixhr 9) (36)
Cdo fjalė e Kur’anit dhe jetės sė Muhamedit a.s. e dėshmon prejardhjen e Tij Hyjnore. Karakteri i sinqertė i Muhamedit a.s. nuk lė asnjė fije dyshimi pėr sinqeritetin e tij nė tė pohuarit se Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut xh.sh.. Ai veēse kishte qenė i njohur si “i besueshmi- i sinqerti” edhe para se tė thirrej si Pejgamber. Edhe armiqtė e tij mė tė mėdhenj e pranonin ēiltėrsinė e personalitetit tė tij. Aq shumė e kishte fituar Muhamedi a.s. besimin e arabėve politeistė, saqė edhe armiku i pamėshirshėm i tij, Ebu Xhehli, i pati thėnė njė ditė: “O Muhamed, unė nuk po tė them se je gėnjeshtarė, por kėtė fe qė ke sjellė, s’e dua...”.
(37) Megjithėse edhe armiqt mė tė tėrbuar me ndėrgjegje e pranonin se Muhamedi ishte profet i vėrtet, e patėn kundėrshtuar vetėm e vetėm pėr egoizėm! Kur’ani thotė kėshtu:
“Ne dimė se ty tė brengos ajo qė thonė, e ata nuk tė gėnjejnė ty, por ata mizorė mohojnė argumentet e All-llahut”.
(En Am 33)
Perandori Bizantin Heraklius, mori njė letėr nga Pejgamberi Muhamed, me tė cilėn e ftonte nė Islam. Herakliu nė vend qė tė zemėrohej me kėtė letėr, ai ndjeu interesim pėr tė dhe deshi tė mėsonte se ē‘farė ishte kjo, prandaj dha urdhėr t’i sillnin pranė disa prej bashkvendasve tė letėrdėrguesit. Nė atė mes, nė Siri ndodhej njeri prej armiqve tė tėrbuar tė Muhamedit, Ebu Sufjani, nė krye tė njė karvani tregtarėsh Mekas. Njerėzit e perandorit e gjetėn Ebu Sufjanin dhe e nxorėn para tij. Ai e priti Ebu Sufjanin sė bashku me shokėt e vet nė prani tė parėsisė. Herakliusi i pyeti ata me anė tė pėrkthyesit: “Cili prej jush ėshtė mė i afėrt nė fis me kėtė person qė thotė se ėshtė Profet?”. “Mė i afėrti jam unė!”. U pėrgjigjė Ebu Sufjani. Herakliusi iu drejtuar pėrkthyesit: “Thaju kėtyre se do ta pyes kėtė njeri pėr disa gjėra. Po tė gėnjejė, shokėt tė thonė se gėnjen!”. Ebu Sufjani thotė kėshtu: “Vallahi, po tė mos harroja, se shokėt do tė thoshin se kam gėnjyer, do ta kisha gėnjyer pėr tė!” Dhe vazhdon: Pyetja e parė qė mė bėri Herakliusi, qe kjo: “ē‘vend zė prejardhja e tij mes jush?” “Prejardhja e tij ėshtė e fisme!” “A pati mė parė ndėr ju ndonjė qė tė ketė pretenduar si ky”-mė pyeti Herakliusi. “Jo”- i thashė unė. “A pati sundimtarė mes tė parėve tė tij?” “Jo”- i thashė. “Ata qė e ndjekin atė, a janė parėsia, apo shtresa e ulėt?” “Shtresa e ulėt”- i thashė unė. “Ata qė e ndjekin shtohen apo pakėsohen?” “Shtohen”- iu pėrgjigja unė. “A ka mes tyre qė, pasi ta kenė pranuar fenė e tij, tė kenė ndėrruar mendje?” “Jo” i thashė unė. “Para se tė dilte me kėtė pretendim, a pati ndodhur ndonjėher ta keni akuzuar pėr gėnjeshtėr?” “Jo”- iu pėrgjigja unė. “A pati ndodhur ndonjėher tė mos e ketė mbajtur fjalėn?” “Jo” i thashė. “A keni luftuar me tė?”- vazhdoi tė mė pyeste Herakliusi. ”Po” iu pėrgjigja unė. “Si pėrfunduan kėto luftėra?” “Disa herė na mundi ai, disa herė e mundėm ne!” “Mirė, po ē‘kėrkon prej jush?” “Na thotė: Faliuni vetėm Allahut, mos i bėni shok asnjė Atij dhe braktisni idhujt tė cilėve iu janė falur etėrit tuaj! Pastaj na porosit tė falim namaz, tė jemi tė drejtė e tė ndershėm si dhe tė kujdesemi pėr prindėrit dhe tė afėrmit”.
Pas kėsaj, Herakliusi i tha pėrkthyesit: “Thuaji atij: “Tė pyeta pėr prejardhjen e tij dhe mė the qė ėshtė shumė e fisme. Tė tillė janė profetėt; ata zgjidhėn mes fisnikėve tė fisit.
Tė pyeta nėse pati para tij ndonjė qė tė ketė dalė me kėtė pretendim dhe mė the jo. Po tė kishte pasur do tė thosha se e merr si shembull atė.
Tė pyeta nėse ka mes tė parėve tė tij sundimtarė dhe mu pėrgjigje se jo. Po tė kishte, do tė thoja se pėrpiqet ta rifusė nė dorė sundimin e tė parėve tė vet.
Tė pyeta nėse pati ndodhur mė parė tė shihni se po gėnjen dhe mė the se jo. Unė e di qė njeriu qė nuk thotė gėnjeshtra pėr njerėzit, nuk thotė gėnjeshtra as pėr Allahun!
Tė pyeta nėse ata qė e ndjekin, janė prej parisė apo shtresės sė ulėt dhe mė the se janė tė shtresės sė ulėt. Kėshtu ndodh nė fillim me profetėt; ata qė e ndjekin janė njerėz tė shtresės sė ulėt.
Tė pyeta nėse ata qė e ndjekin shtohen apo pakėsohen dhe mė the se shtohe. E veēanta e feve tė vėrteta ėshtė se, gjer nė plotėsimin e kumtesės, numri i ndjekėsve vjen gjithmon duke u shtuar.
Tė pyeta nėse pati ndodhur tė mos e ketė mbajtur fjalėn dhe mė the se jo. Tė tillė janė profetėt, nuk e kthejnė fjalėn!
Tė pyeta se ē‘kėrkon prej jush dhe mė the se ju kėrkon tė adhuroni vetėm Allahun duke mos barazuar asgjė tjetėr me Tė, tė largohemi prej idhujve, tė falni namaz tė jeni tė drejtė e tė ndershėm. Po qėse kėto qė the janė tė vėrteta ai njeri do tė sundojė shumė shpejt nė kėtė vend ku mė shkel kėmba. Unė e kam ditur se ka pėr tė dalė ky profet, por nuk e parashikoja se do tė ishte prej jush. Po ta dija se mund tė takohesha me tė, do tė merrja parasysh tė gjitha vėshtirėsitė dhe po t’i ndodhesha pranė, do t’ia laja kėmbėt”. (38)
Kemi shumė e shumė shembuj nga jeta e Pejgamberit Muhamed a.s. ku tregon se Muhamedi ishte rob dhe i derguar i Zotit dhe se Kur’ani nuk ėshtė vepėr e tij por fjalė e Allahut qė ja dėrgoi robit tė vet Muhamedit a.s. Megjithqė nuk ka nevojė pėr asnjė dėshmi mė tepėr se sa fjala e vetė Allahut xh.sh. qė e konfirmon origjinėn hyjnore tė Kur’anit, sikur edhe karakteri i dėlirė i Pejgamberit Muhamed i cili na pėrcolli atė, ne do ti pėrmendim edhe disa fakte tė tjera tė cilat e bėjnė tė besueshėm Kur’anin si tė ardhur nga Zoti.
Edhe pėrsa u pėrket njoftimeve tė dhėna kushtuar tė shkuarės e tė sė ardhmes, Kur’ani ėshtė i shkylqyer dhe kategorikisht s’mund tė jetė shprehje njerėzore. Sot, me anė tė zbulimeve tė reja, janė nxjerrė sheshit mėnyra e tė jetuarit tė pupujve tė kaluar, fundi i tyre i mirė apo i keq ashtu siē i pat njoftuar fjalė pėr fjalė shekuj mė parė Kur’ani i Madhėrueshėm. P.sh. te Pejgamberė tė tillė si: Nuhi, Salihu, Luti, Ibrahimi, Musai, Isai (Paqa e Zotit qoftė mbi ta), etj., popujt e tyre, dhe vendbanimet e tyre- secili mė vete nga njė dėshmi e shpalosur pėr tu marrė shembull!
valiii Nuk ėshtė nė linjė