Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-04-07, 01:47   #108
karkalec
 
Anėtarėsuar: 24-04-07
Postime: 69
karkalec i vlerėsuar jo keq
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Reana
Ajo qe nuk me pelqen ne pergjithesi, jane ODET, himnet, lavdet qe i behen te heshturit!

Heshtin sklleverit, heshtin te roberuarit, heshtin ata qe nuk dine/nuk kuptojne de nuk jane ne gjendje te artikulojne veteveten;por
njerezit/shoqerite e zhvilluara promovojne komunikimin, artikulimin e ideve/pikepamjeve, debatin, diskutimet dhe te gjitha format tjera te komunikimit (perderisa individet/shoqerite e perkulura heshtin dhe lavderojne heshtjen).
heshtja nuk ka sjellur asgje te vlefshme ne kete Bote, perveq qetesine monotone;
aftesia e te menduarit dhe te shprehurit e mendimeve eshte pasuria me e madhe qe ka njeriu gjate jetes se tij; prandaj ajo duhet kultivuar dhe shfrytezuar..

nuk eshte cudi qe se cilen here qe degjon shqiptaret ne ndonje emision, kuvend e gjetiu, shumica pamarreparasysh pergatitjen profesionale, kane probleme serioze me shprehjen/te artikuluarit e mendimeve; jo patjeter kjo do te thote se nuk dine te mendojne, por definitivisht jepet pershtypja se mungon kultura kultivuese e te shprehurit.

Kam lexuar mijera "fjale te urta" ne kete forum, asnjera prej tyre nuk i dedikohet te artikuluarit te mendimit dhe idese; krejt e kunderta jepet pershtypja se shqiptaret vuajne nga deshira per te heshtur!!!
Po, Reana, dere diku ke te drejte, por vetem deri diku.

Kam kohe qe nuk flas shum Shqip dhe nuk i gjej direkt fjalet qe dua te them, po prap them se ne ne kete Forum kuptohemi mire me njeri-tjetrin.

Une e kuptoj nga menyra e shkruarjes se ku jetojne Shqipetaret e ketij Forumi dhe me kenaqet Zemra sa Biseda Intelektuale qe behen ketu. Asnjeri nuk eshte Banal dhe Ofendon te tjeret, Anetaret ketu sillen me Respekt dhe Edukate. Cfar pret Ti nga Forumi, per te qeshur kemi, politike bejme, shaka themi, humor kemi, te bukur jemi......

Reana, Jeta vete eshte shume e veshtire, ne nuk mund ta ndryshojme Boten,
ne mund te nderrojme vetem ca Fjale, disa Mendime dhe kush e di, nga keto Diskutime mesojme dhe i perdorim ne Jeten tone te Perditshme.

Po e perseris edhe nje here, pak te Drejt keTi !!!
karkalec Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė