Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-05-07, 14:41   #14
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Albanian , une besoj , ju njiheni personalisht edhe me Bacin Kadri e edhe me krijimtarin e tij !

Kurse per veprat e Kadares secili mund te mbaj mendimin e vet dhe ate me aq sa ka " kaqik" por se ato duhet nenshtru kritikes ,sikur cdo veper tjeter , kjo nuk vihet ne dyshim.
Une ketu do te ceknja ndikimin e temes se romanit "Saga e ...." ,te autorit egjiptian Nagib Mahfuz, ne njeren prej novelave te Kadares.
Kadare eshte krijuesi me meritor ne depertimin e krijimtarise ne gjuhen shqipe ne krijimtarine boterore.
Nese nuk gabohem "Gjeneralin... " sot mund te lexohet ne me shume se 20 gjuhe te ndryshme.
Kritika letrare ėshtė ajo qė inkurajon e e inspiron tė ecurit e tė pėrparuarit e letėrsisė botėrore!

Unė kam ecur shumė shtete nėpėr Botė, mbase studjoj jasht shtetit, dhe kam parė se sa shumė lexohen librat e Kadaresė, kėtė nuk e mohojmė, mbase sidomos nė panaire kam vėrejtur se nė shumė gjuhe tė botės ekzistojnė librat e tij, porse kjo nuk don tė thotė se kritikėt letrar duhet tė heshtin ndaj gabimeve tė tij trashanike, apo edhe studiuesit e analistes tė mos e replikojnė nė hulumtimet e tij, mbase Kadarenė neve nuk e shohim vetėm si nje inovator qė shpik tregime, porse edhe si analist i cili ka rrahur shume tema, nė tė cilat ėshtė "pėrballur" nė debate me kolosė tė tjerė shqiptarė, -e qė- ka dėshtuar nė mbrojtjen e tezave tė tij!

Pastaj dashurija fanatike ndaj njė hulumtuesit e inovatorit, nuk duhet tė influencoje tek ne qė tė mos i shikojmė edhe me sy kritik veprat e tyre, mbase kjo ėshtė begati, ja... marr shembull veprėn "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" njė vepėr shumė e lexuar e qė ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė, porse vallė a doli dikush tė i bėjė njė kritikė ashtu si i ka hije? Jo... heshtėn,... porse ja tash njė studiues i ri ka bėrė njė kritik modeste, -e qė- e etiketoi "Gjenerali i vdekur, i ushtrisė sė gjallė", e qė pėr ndokend kjo mund tė quhet paradoksale, porse ja, kritika ėshtė e tillė, dhe kėtė Botė nuk mund ta perceptoje pos atij qė e shijon thuajse askush!

Prandaj them, qė tė folurit pėr veprat dhe shkrimtarėt e mėdhenjė duhet tė bėhet larg emocioneve, e larg verbėrizmit se vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė provomohet toleranca... ja, shiko temat tek "POLITIKA" po nė kėtė forum ndaj R. Qosjes, dhe shiko sa shume ofendohet nje kolos e akademik si Qosja nga ca tė vegjėl qė nuk shihen as me mikroskop, porse ata kanė arritur i nderuar nė kėtė gjendje tė mjerueshme si shkak i fanatizmit tė urryer dhe ideve sterile tė atyre tė impaktizuar nga udhėheqėsit e tyre analfabet!

Sa lexohen veprat e Kadaresė ėshtė tema, e qė them se lexohen shumė, porse nė fushėn hulumtuese ia kanė dhėnė kartonin e kuq shkenctarė e hulumtues e kolos tė mėdhenjė, e qė aty shihet vlera e madhe e njė dijetari, apo nuk ma merr mendja se dot njė i madhi i letėrsisė mund tė ketė njė fjalor aq banal, e zhargon aq qesharak, qė e pėrdori nė ca debate tė njohura thuajse pėr tė gjithė, Kadareja.

"E dua Aristotelin shumė, porse tė vėrtetėn e dua mė shumė se atė" kėshtu ėshtė shprehur njė nxenes i kėtij filozifi. E qė, kėtė fjali ia adresoj atyre qė edhe tė zezės sė Kaderese i thonė tė bardhė e mundohen ta konvertojnė me padrejtėsi, porse nejse, tash njerėzit mė nuk hajnė kafshtė mbase ka vdekur koha e (ca) budallallenjėve, e rinija (ca) po lexojnė, dhe po e shohin realitetin!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė