Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-05-07, 23:05   #47
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Namazi pas kohes se caktuar

Allahu i Lartėsuar ka caktuar kufij kohorė pėr faljen e ēdo namazi. Pra, namazi duhet tė falet brenda kėtyre kufijve tė caktuar, brenda kohės sė caktuar. Nėse kjo kohė e caktuar pėr njė namaz tė caktuar ka kaluar, atėherė ky namaz i cili falet jashtė kohės sė caktuar quhet namaz kaza.
Dijetarėt janė tė mendimit se nėse dikush ka harruar tė falė namazin nė kohėn e duhur, ose ka fjetur gjatė kohės sė namazit, atėherė ėshtė e detyrueshme qė personi ta falė kaza atė namaz qė ka humbur.
Kjo bazohet nė hadithin e Profetit alejhi selam, i cili ka thėnė: “Nuk ka pakujdesi kur dikush ėshtė nė gjumė, por harresa ndodh kur dikush ėshtė zgjuar. Kur dikush harron tė falė namazin, ose ėshtė nė gjumė, atėherė ai duhet ta falė namazin kur tė kujtohet pėr tė.”
Ndėrsa nėse njė personi i bie tė fikėt dhe ėshtė i pavetėdijshėm, nuk ėshtė e nevojshme qė ai person ta pėrsėrisė namazin nėse nuk ndėrgjegjėsohet nė njė kohė tė mjaftueshme pėr t’u pastruar dhe pėr ta falur namazin nė kohėn e duhur.

Abdurrezaku transmeton nga Nafiu, se njėherė Abdurrezaku u sėmur dhe humbi ndėrgjegjen. Kur ai u ndėrgjegjėsua, nuk e fali namazin e humbur. Gjithashtu, Hamd bin Selemeja transmeton nga Junus bin Ubejdi, se Hasan El Basriu dhe Muhamed bin Sirini kanė thėnė se ai tė cilit i bie tė fikėt nuk duhet ta pėrsėrisė namazin qė mund tė ketė humbur.Ndėrsa pėr lėnien e namazit me qėllim, shumica e dijetarėve thonė se ėshtė mėkat i madh dhe namazi i humbur duhet tė falet. Imam Maliku dhe Imam Ebu Hanifeja thonė se nėse njė person e lė me qėllim njė namaz ose disa namaze, atėherė ai duhet t’i falė ato para se tė falė namazin qė ka kohėn e vet. Kėshtu veprohet edhe nėse i ka humbur tė pestė namazet dhe gjatė kėsaj kohe mund tė ndodhė qė tė humbė edhe namazin e kohės. Gjithashtu, ata thonė se nėse personi ka humbur mė shumė se pesė namaze, ai duhet tė fillojė me namazin tė cilit i ka hyrė koha dhe mė pas tė falė namazet e humbura.
Pasi ēdo namaz ka njė kohė tė caktuar kur fillon dhe nuk mund tė falesh para kėsaj kohe, gjithashtu ka edhe njė kohė tė caktuar kur mbaron dhe askush nuk duhet ta falė atė pas kohės sė tij.

Allahu i Lartėsuar nuk ka lėnė asnjė justifikim pėr asnjė person i cili duhet tė falė namaz qė ta shtyjė atė nga koha e caktuar, madje as nė raste lufte, frike, sėmundjeje, sado e rėndė qoftė ajo, ose gjatė udhėtimit.
Argument pėr kėtė janė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: “Kur tė jesh ti (Muhamed) bashkė me ta dhe u fal namazin, njė grup prej tyre, duke i bartur armėt, le tė vijė e le tė falet me ty (grupi tjetėr nė roje), e kur tė bien nė sexhde (tė kryejnė njė rekat), kėta le tė qėndrojnė mbrapa jush (nė roje) e le tė vijė grupi tjetėr, qė nuk ėshtė falur, e tė falet me ty dhe le t’i bartin armėt dhe tė jenė nė gjendje gatishmėrie.” (Nisa, 102)
“ E nėse keni frikė (nga armiku) , atėherė faluni duke ecur ose hipur mbi kuaj…”(Bekare, 239)

Muslimani nuk duhet tė flejė me qėllim kur vjen koha e namazit dhe ta humbė atė, e pastaj ta pėrdorė gjumin si shfajėsim qė nuk u fal. Gjithashtu ai nuk duhet tė neglizhojė shkaqet qė e ndihmojnė qė tė falet, por duhet tė pėrdorė tė gjitha shkaqet qė e ēojnė te falja e namazit.
Humbja e njė namazi me qėllim ėshtė njė gjynah i madh, madje aq i rėndė, saqė disa dijetarė kanė thėnė se ai qė vepron kėshtu ėshtė jobesimtar. Prandaj, ai person duhet tė pendohet sinqerisht, sipas mendimit tė dijetarėve.
Nė lidhje me faljen kaza tė namazit tė lėnė me qėllim, ka njė dallim nė mendimet e dijetarėve, nėse do tė pranohet ai namaz kur falet pas kohės sė vet. Shumica e dijetarėve kanė thėnė se njeriu duhet tė falė namazin kaza dhe se ky namaz ėshtė i vlefshėm, edhe pse personi ėshtė gjynahqar (nėse nuk pendohet, e Allahu e di mė sė miri).
Namazet kaza falen nė tė njėjtėn mėnyrė si namazet e zakonshme. Nėse personi futet nė xhami dhe ka njė namaz kaza pėr tė falur, ai duhet t’i bashkohet xhematit me nijetin e faljes sė namazit kaza. Kėshtu, nėse njė person ka humbur drekėn dhe vjen nė xhami nė njė kohė qė xhemati po fal ikindinė, ai duhet t’i bashkohet xhematit me nijetin e faljes sė drekės dhe nuk ka gjė pse imami ka nijet tjetėr. Atėherė mė pas ai mund tė falė ikindinė.
Si muslimanė, ne duhet tė jemi tė kujdesshėm e tė pėrpiqemi tė falim ēdo namaz nė kohė, pasi Allahu thotė nė Kuran: “...pse namazi ėshtė obligim (pėr kohė) i caktuar pėr besimtarėt.” (Nisa, 103)
Nė pėrmbledhjet e Buhariut dhe tė Muslimit nga Abdullah ibn Mesudi transmetohet se njė njeri e pyeti tė Dėrguarin e Allahut: "Cila vepėr ėshtė mė e dashur tek Allahu?” I Dėrguari alejhi selam i tha: “Namazi nė kohėn e vet”...
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė