Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-05-07, 08:20   #7
Paradox_13
 
Avatari i Paradox_13
 
Anėtarėsuar: 06-02-06
Postime: 13,727
Paradox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Grekėt e vjetėr e vunė re praninė e pafundėsisė diku rreth viteve 400 dhe 500 p.e.s. Vetė idea me pafundėsinė ishte kaq e pakapshme dhe ngacmuese ndaj pėrvojės dhe intuitės njerėzore saqė i trulloste matematikanėt dhe filozofėt e lashtė. Por ky zbulim do tė sillte mė vonė pasoja nė diturinė, matematikėn, filozofinė dhe fenė deri nė ditėt tona.

Ēifuti Jackie Jakubowski qė ėshtė redaktor i revistės "Judisk Krönika" (Kronika ēifute) nė Suedi dhe qė ka botuar disa libra, tregon se si idea mbi pafundėsinė doli nė shesh pėrgjatė arsyetimesh matematikore tė filozofit grek Zenon nga Elea (485-435 p.e.s.). Pėr Zenonin koncepti mbi pafundėsinė ėshtė i tmerrshėm dhe nuk duhej pėrzierė nė arsyetime matematikore pasi bėnte lėmsh sistemet e mirėorganizuara qė njiheshin nė atė kohė si ē“ishte ai i Pythagorės.

Nė mesjetė idea mbi pafundėsinė do tė kthehej pėrsėri por jo si koncept matematikor por fetar.
Kabalistėt ēifutė e pėrshkruan Hyjninė si edhe "Gjithēka" edhe "Asgjė" - me shprehjen ēifute ein sof e cila qėndron pėr pafundėsinė. Kėta poashtu si edhe sekti i Pythagorės dikur i veshėn numrave veti hyjnore. Rrėfimi mbi "Hotelin e pafundė"ėshtė njė shembull qė ilustron kėte...
Pika nga e cila niseshin kabalistėt pėr tė shpjeguar krijimin e botės ishte pyetja: "Si mundet bota - me fund, ashtu si e kuptonin ata natyrėn e saj - tė ekgzistojė kur qenia e pafundtė e Hyjnisė, ein sof-i gjindet kudo ?
Pėrgjigja qė ata i jipnin kėsaj pyetje ishte se qė gjithēkaja qė e pėrbėn botėn tė mund tė materializohej duhej qė Krijuesi "tė kufizonte vetveten" (tzimtzum), "tė jipte hapėsirė" diēkaje jashtė sferės hyjnore.


Edhe mendimet e hershme kristiane u ndeshėn qė herėt me pafundėsinė.
Prifti Augustinus (354-430) ishte krejt i sigurtė qė pafundėsia ishte shenja dalluese e Hyjnisė. Ai shkroi: "A nuk do tė ishte Hyjnia nė gjendje tė njohė tė gjithė numrat meqė numri i tyre ėshtė i pafundtė ? A do tė ishte dituria e Zotit e thelluar brenda njė numri tė veēantė dhe tė mbaronte aty ? Askush nuk do tė ishte kaq i marrė sa tė pranonte kėtė gjė".


Bėrja tė vetėdijshmėn mbi qenien e pafundėsisė do tė shkaktonte dalėngadalė pasoja tė zgjeruara pėr kozmologjinė, kuptimin e krijimit tė Gjithėsisė dhe krijimit tė saj.
I pari qė hodhi idenė mbi njė Gjithėsi tė pafundtė ishte teologu gjerman Nicolaus Cusacus (1401-). Ajo ishte e veēantė pėr kohėn e tij nė tė cilėn kuptimi sundues mbi botėn ishte ai aristotelo-ptolemik sipas tė cilit planeti ynė, i rrethuar nga sfera planetesh dhe yjesh, gjendej nė qendėr tė njė Gjithėsie me fund.
Pasardhėsi i Cusacus ishte
italiani Giordano Bruno (1548-1600) i cili u dogj nga ikuizicioni fetar pėr shkak tė ideve tė tija mbi pafundėsinė, gjithėsinė, hapėsirėn dhe kohėn, dhe shpirtin.
Galileo Galilei e nisi aty ku grekėrit e vjetėr e lanė. Nė traktatin e tij "Mbi dy dijetarė tė rinj", tė shkruar nė formėn e njė dialogu midis tė urtit Salviati dhe kokėboshit Simplicius, Galileo trajton anė tė ndryshme tė pafundėsisė. Ai shpjegon sesi ka po aq numra nė katrorė sa ka edhe vetė numra. Nė tė dyja rastet bėhet fjalė mbi njė rrjeshtim tė pafundtė numrash. Kėshtu pra njė sasi e pafundtė (S) mund tė ketė brenda saj njė pjesė qė ėshtė po aq e "madhe" sa edhe vetė S-ja.
Paradox_13 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė