Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-05-07, 08:42   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dara qe njė njeri i gjithanshėm. Ai dha ndihmesa nė fusha tė ndryshme si: drejtėsi, filozofi, arkeologji, gjuhėsi, histori, kritikė, po kryesisht shkėlqeu si poet. Nė letėrsinė tonė ai ka hyrė me "Kėngėn e spasme tė Balės", tė cilėn me modesti e paraqet si tė popullit, po qė, pėr nga fryma aktuale, uniteti i brendshėm e tiparet e stilit, si dhe romantika qė e pėrshkron duket qė ėshtė fryt i talentit tė Darės. Vepra shoqėrohet nga njė parathėnie e njė pasthėnie, ku autori, shpreh synimet e veta patriotike, duke hedhur zėrin e kushtrimit pėr shqiptarėt. Poema doli nė dritė mė 1906 si libėr mė vete, pasi ishte botuar pjesė-pjesė nė shtypin arbėresh. Aty trajtohen probleme aktuale tė kohės, duke iu drejtuar sė kaluarės historike, kohės sė Skėnderbeut. Fryma aktuale ėshtė edhe mė e ndjeshme sesa nė veprat e De Radės.
Vepra ka nė bazė dy ide qėndrore: njėra ngjan me idenė e shprehur nga De rada te "Kėngėt e Milosaos" se nuk mund tė ketė lumturi vetjake kur vuan atdheu, dhe ideja tjetėr ėshtė se atdheu mund tė ēlirohet vetėm me luftė tė armatosur. Ideja e parė shtjellohet nėpėrmjet linjės sė dashurisė. Sė dytės i kushtohet njė linjė e veēantė me tablo tė gjalla nga betejat e shqiptarėve me osmanėt. Ide tė tjera qė rrezaton ideja qendrore, janė ideja e domosdoshmėrisė sė njė udhėheqjeje tė fortė dhe ideja e bashkimit tė shqiptarėve, ideja e vitalitetit tė kombit, e virtyteve tė larta qė e dallojnė atė, ideja e luftės pėr ta ruajtur tė pastėr, duke e mbrojtur nga rreziku i asimilimit prej kombeve tė tjera.
Kėtė tematikė dhe problematikė, kėto ide i patėm ndeshur edhe te De Rada. Elementi i ri qė sjell nė kėtė drejtim Dara ėshtė forcimi i frymės aktuale, e cila jepet nė mėnyrė shumė mė tė drejtpėrdrejtė sesa te De Rada nė pjesėt lirike, kryesisht rritja e frymės luftarake e karakterit aktiv militues. Ndonėse pasqyron nė poemėn e vet edhe tragjizmin e luftės sė pabarabartė tė shqiptarėve me njė fuqi tė madhe ushtarake si Turqia, pėrmes pėrshkrimit tė tablove rrėnqethėse tė betejave dhe fati tragjik tė herojve kryesorė, poeti e vė theksin te qėndresa e madhėrishme e atdheut, te fitorja. Heroikja kėtu jepet nėpėrmjet tablove tė betejave tė cilat kanė edhe bazė objektive historike , si beteja e Beratit, dhe ajo e Valkalit. Dhe mbirja simbolike e pemėve nė fund tė veprės mund tė kuptohet si pohim i njė vitaliteti tė pashtershėm, vitalitetit tė njė populli nė luftė tė pėrhershme me ata qė duan ta shuajnė. Dara shpreh dhe tragjedinė e arbėreshėve tė mėrguar jashtė atdheut duke i dhėnė letėrsisė sonė pėrmes figurės sė plakut Balė njė tip tė ri, tipin e arbėreshit tė mėrguar nė dhč tė huaj. Idetė e veta patriotike autori i ka mishėruar te personazhet kryesore, Niku dhe Pali, te personazhet e Balės dhe tė Darės si dhe te Skėnderbeu, i cili, megjithėse personazh episodik, luan njė rol tė veēantė nė poemė. Niku dhe pali janė heronj tė frymėzuar nga folklori, qė kanė marrė veēoritė e heronjve romatikė atdhetarė. Qė tė dy janė trima dhe patriotė. Kėshtu, Niku i thotė Darės me vendosmėri:

Sa shpalosur nė er' mbi kodrat
Tė valoj' flamur i Arbrit
Gjersa n'vesht e mi tė mbrijė
Hingėllima e kuajve t'huaj,
t'i o pris i moēėm luftrash
k'tu t'vendosur do mė gjesh.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė