Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-05-07, 14:24   #48
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Namazi i istihares

Namazi i istihares ėshtė njė sunet qė Profeti alejhi selam e ka pėrcaktuar pėr kėdo qė dėshiron tė bėjė njė veprim, por heziton sepse nuk di ēfarė tė zgjedhė mes dy a mė shumė zgjedhjeve. Istihare nė arabisht nėnkupton tė kėrkosh udhėzim pėr tė marrė njė vendim lidhur me diēka. Nė terminologjinė e sheriatit, istihare do tė thotė tė kėrkosh udhėzim (pėr vendimin e duhur) pėrmes namazit dhe lutjes sė transmetuar pėr sa i pėrket istihares nė lidhje me atė qė ėshtė mė e mira sipas dijes sė Allahut.
Argumenti pėr namazin e istihares vjen nga hadithi i rrėfyer nga Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe i transmetuar nga Buhariu: “Profeti alejhi selam na mėsonte tė bėjmė istiharen pėr gjithė ēėshtjet tona, ashtu siē na mėsonte suret e Kuranit. Profeti alejhi selam na thoshte: “Nėse ndonjėri prej jush mendon tė bėjė diēka, le tė falė dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe pastaj tė thotė: “Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es'eluke min fadlikel-adhim. Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'ėlemu, ue ente 'allamul - gujub.
Allahumme, in kunte ta'ėlamu enne hadhel emru (pėrmend kėtu me emėr problemin tėnd) hairun li fi dini ue ma'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi.
Ue in kunte ta'ėlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me'ashi ue akibeti amri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi.”
(O Zot, me diturinė Tėnde kėrkoj hairin! Kėrkoj ndihmė prej fuqisė Sate, kėrkoj prej tė mirave tė Tua tė shumta, sepse Ti je i Gjithėfuqishėm e unė jam i dobėt, Ti di ēdo gjė e unė nuk di, Ti je Ai qė i di tė fshehtat. O Zot, nėse nė dijen Tėnde kjo punė e imja (pėrmend kėtu me emėr problemin tėnd) ėshtė hair pėr fenė dhe jetėn time, pėr kohėn e tashme dhe tė ardhmen, bėj tė mundshme qė tė realizohet, lehtėso dhe beko. E nėse nė dijen Tėnde kjo punė ėshtė e dėmshme pėr fenė dhe jetėn time, pėr tė tashmen dhe tė ardhmen dhe pėr nė ahiret, largoje prej meje dhe mė largo mua nga ajo, mė pėrcakto hairin kudo qoftė, pastaj mė bėj tė kėnaqur me tė.) Transmetuar nga Buhariu.
Ibn Hixhri duke komentuar kėtė hadith ka thėnė se istihareja nėnkupton t’i lutemi Allahut qė tė na ndihmojė tė bėjmė njė zgjedhje, qė nėnkupton tė zgjedhim mė tė mirėn mes dy gjėrave kur duhet tė zgjedhim mes tyre. Istihareja ėshtė njė nėnshtrim ndaj urdhrave tė Allahut dhe njė dėshmi praktike e asaj qė askush nuk ka fuqi nga vetja e tij. Kjo do tė thotė se njeriu i kthehet Allahut duke u pėrpjekur tė bashkojė tė mirat e kėsaj bote me ato tė botės tjetėr. Pėr tė arritur kėtė ne duhet tė pėrulemi para Allahu tė Lartėsuar. T’i lutemi Allahut tė Lartėsuar pėrmes namazit ose lutjeve ėshtė shprehje e nevojės sonė pėr tė dhe falėnderim drejtuar Atij.

Arsyet e namazit tė istihares
Tė katėr shkollat juridike islame janė tė pajtimit se namazi i istihares praktikohet nė rastet kur njė person nuk di si tė marrė vendimin e duhur. Nė rastet kur dihet se njė gjė ėshtė e mirė ose e keqe, si pėr shembull veprat e adhurimit, bėrja e veprave tė mira ose e veprave tė kėqija, nuk ka nevojė tė falet istihare. Nuk ka vend pėr tė falur istiharen kur bėhet fjalė pėr gjėra qė janė tė detyrueshme, haram ose mekruh, por istihareja ka tė bėjė me gjėra qė janė tė lejuara. Istihareja pra falet kur njeriu duhet tė zgjedhė mes dy gjerave tė lejuara, si pėr shembull kur duhet tė zgjedhė se nė cilin vend tė shkojė pėr tė marrė dije, ose me cilin a me cilėn duhet tė martohet, ose kur vendos pėr ndonjė ēėshtje pėr tė cilėn ka hezitim mes zgjedhjeve. Imam Neveviu ka thėnė se ėshtė mustehab qė pėrpara se tė falet namazi i istihares, tė konsultohet dikush qė personi e njeh si
tė sinqertė, me pėrvojė dhe i besueshėm si dhe qė njihet pėr dije fetare.
www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė