Besimtare!
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
|
Askush nuk shpėton nga sprovat
Kur sprovohen nė mėnyrė tė tillė besimtarėt dhe tė pėrqendruarit nė fenė e Allahut, atėherė tė mos u shkoj nėpėr mend jobesimtarėve, injorantėve dhe atyre qė pasojnė epshet, se do tė shpėtojnė nga sprovat, dhimbjet dhe mundimet, tė cilat nuk ka dyshim se pėr ata do tė jenė shumė e shumė mė tė mėdha nga ato tė besimtarėve. Allahu thotė:
"Elif, Lam, Mim. A mendojnė njerėzit se do tė lihen pa u trazuar ngaqė thonė: Ne besojmė dhe nuk do tė sprovohen?
Dhe sigurisht qė Ne i sprovuam ata tė cilėt ishin para tyre. Dhe vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (tė vėrtetėn e) atyre qė janė tė vėrtetė dhe (po kėshtu) vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (gėnjeshtrėn e) atyre qė janė gėnjeshtarė (edhe pse Allahu di gjithēka para se ti vėrė ata nė provė). Apo ata qė bėjnė poshtėrsi, a mos mendojnė se ata mund tė na kalojnė Ne (pa u dėnuar nga Ndėshkimi Ynė)? Sa i lig ėshtė gjykimi i tyre! Kushdo qė shpreson pėr Takimin me Allahun dhe sigurisht qė Pėrcaktimi i Allahut po vjen. Dhe Ai ėshtė Gjithėdėgjuesi, i Gjithėdituri. Dhe kushdo qė pėrpiqet, ai pėrpiqet vetėm pėr veten e vet. Sigurisht qė Allahu ėshtė i Lirė nga ēdo nevojė pėr askėnd nė univers."Ankebut, 1-6.
Ibn Kajim el Xheuzije -Allahu e mėshiroftė!- thotė nė lidhje me komentimin e kėtij ajeti: "Allahu i Madhėruar nė kėtė sure ka pėrmendur se Ai patjetėr do ti sprovojė robėrit e Tij, nė mėnyrė qė tė dallohet i drejti nga gėnjeshtari, besimtari nga qafiri, ai qė e falėnderon dhe e adhuron Atė tė vetėm, nga ai i cili e lė pas dore adhurimin e Tij dhe adhuron nė vend tė Tij tė tjerėt. Ai nė kėtė sure ka treguar pėr gjendjen e tyre nė kėtė botė dhe ato qė i presin nė botėn tjetėr. Mė pas Ai tregon gjendjen e prijėsve nė sprova, profetėve dhe pasuesit e tyre dhe atė qė do tė pėrfitojnė ata nė botėn tjetėr. Ndėrsa ata tė cilėt pretendojė se besojnė dhe qė mendojnė se nuk sprovohen, Ai i ka qortuar duke u bėrė tė ditur se nuk ėshtė ajo qė ata mendojnė Urtėsia e Tij tek krijesat
Po ashtu Ai ka qortuar edhe ata tė cilėt nuk e besojnė Atė dhe tė dėrguarit e Tij nga frika se mos vihen nė sprovė, duke menduar se me kėtė qė po veprojnė po shpėtojnė nga sprovat. Por kėta njerėz janė tė pavėmendshėm ndaj sprovave, tė cilat i kėrcėnojnė ata, vėrtetė se para tij gjenden sprova, mundime e dėnim shumė herė mė shumė nga ato prej tė cilave ai ėshtė larguar.
Njerėzit, pas ardhjes sė profetėve, janė mes dy zgjedhjesh: ose tė thonė besuam, ose tė thonė nuk besuam dhe tė vazhdojnė nė kundėrshtimin e Zotit tė tyre. Ata qė thonė besuam do ti sprovojė Allahu, nė mėnyrė qė sprovat tė nxjerrin nė pah besimin dhe pėrqendrimin e tij nė fenė e Allahut. Ndėrsa ata tė cilėt nuk besojnė tė mos mendojnė se me mohimin e tyre ata do tė shpėtojnė, pėrkundrazi ata to ti kapin sprova dhe mundime shumė herė mė tė mėdha se sprovat e besimtarėve
Patjetėr qė ēdo person do tė sprovohet, besimtarė apo jobesimtarė qoftė, porse besimtari pėrjeton mundime dhe dhimbje nė kėtė botė mė pas ato mbarojnė e nė botėn tjetėr ato kthehen nė kėnaqėsi. Ndėrsa jobesimtari pėrjeton kėnaqėsi nė fillim (pra nė kėtė botė) pastaj ato ndėrpriten dhe menjėherė pas tyre ai nuk do tė pėrjetojė vetėm se dhimbje, mundime e dėnim tė pa imagjinueshėm. Shefau el-Alil 345-346.
Allahu pėr kėtė thotė nė Kuran:
"Jo, por (ju njerėz) e doni shumė jetėn e shpejtė tė kėsaj bote. Dhe e lini pas shpine tė Pastajmen (Ahiretin). Disa fytyra atė Ditė do tė jenė qė shkėlqejnė, duke parė Zotin e tyre. Dhe disa fytyra do tė jenė tė nxira, (tė zymta, tė mjeruara), Duke menduar se ndonjė fatkeqėsi shkatėrruese ėshtė duke u rėnė sipėr. Por kur tė arrijė (shpirti) tek fyti (te gryka, nė dalje e sipėr), Dhe kur tė thuhet (nga tė afėrmit): Kush mund ta shėrojė dhe ta shpėtojė atė nga vdekja? Dhe ai (qė po jep shpirt) do ta kuptojė mė nė fund se ishte ndarja (koha e vdekjes); Dhe ti bashkohen kėmbėt me njėra-tjetrėn. Drejtimi atė Ditė do tė jetė drejt Zotit tėnd (Allahut)! Kėshtu pra, ai (mosbesimtari) as nuk besoi, as nuk u fal (nė namaz)! Por pėrkundrazi, ai pėrgėnjeshtroi dhe ktheu shpinėn. Pastaj shkonte gjithė krenari drejt familjes sė vet duke i pėlqyer vetja. Mjerė pėr ty (o njeri mosbesimtar)! Dhe pastaj (prapė) mjerė pėr ty! Pėrsėri mjerė pėr ty (o njeri jobesimtar)! Dhe pastaj (prapė) mjerė pėr ty"! Kijame, 20-35.
Pra Allahu i Madhėruar ka qartėsuar nė kėto ajete pėrfundimin e besimtarėve dhe tė atyre tė cilėt ia kthyen shpinėn Allahut dhe pėlqyen jetėn e kėsaj bote para ahiretit. Ndaj le ti bėj apel ēdokush prej nesh vetvetes sė tij dhe ta pyesė atė se kė nga kėto dy pėrfundime dėshiron?
Si pėrfundim, meqenėse njerėzit besimtarė qofshin apo jo do tė vihen nė sprovė e do tė kenė mundime, atėherė lum pėr atė i cili zgjedh tė jetė besimtar dhe tė sprovohet e mundohet nė kėtė dynja, me sprova e mundime kalimtare dhe mjerė pėr atė qė zgjedh mos bindjen ndaj Allahut dhe sprovat e mundimet e jetės tjetėr qė janė tė pėrjetshme e pa fund.
Njė herė njė ēifut i varfėr dhe i vobektė pa njė dijetar musliman tė pasur qė kishte hipur nė njė kalė tė stolisur dhe i tha:
-Ēėshtė me ju xhanėm, besoni se Muhamedi, profeti juaj ka thėnė: "Dynjaja ėshtė burg pėr besimtarin (musliman) dhe xhenet pėr qafirin." (Muslimi), kurse ti je nė bollėk e unė i varfėr e nė gjendje tė mjerueshme, tė lutem si ta kuptoj njė gjė tė tillė? Dijetari me qetėsi ia ktheu:
-Tė vėrtetėn ka thėnė Profeti ynė, kjo begati qė jam unė nė krahasim me atė qė i ėshtė pėrgatitur besimtarit nė xhenet nuk llogaritet, prandaj dhe ai ėshtė nė kėtė botė si nė burg, ndėrsa gjendja qė ti je tani nė krahasim me atė qė i ka pėrgatitur Allahu jobesimtarėve ėshtė si tė ishe nė xhenet.
E lusim Allahun tė na bėjė besimtarė tė denjė, tė na bėjė prej atyre tė cilėt sprovat nuk u sjellin vetėm se tė mira, siē ka thėnė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "E habitshme ėshtė ēėshtja e besimtarit! Vėrtet ēėshtja e tij ėshtė e gjitha mirėsi dhe njė gjė e tillė nuk ėshtė vetėm se pėr tė. Atij nėse i vjen ndonjė mirėsi, ai falėnderon dhe kjo ėshtė dobi pėr tė, por edhe nėse i vjen ndonjė fatkeqėsi dhe ai bėn durim sigurisht qė edhe kjo ėshtė dobi pėr tė." (Muslimi, 2999)
Betohem nė Allahun se Profeti ka thėnė tė vėrtetėn. Nėse besimtarit i dhurohen mirėsi dhe ai ėshtė falėnderues ndaj Allahut, sigurisht qė Ai do tia shtojė atij mirėsitė, por nėse e godasin fatkeqėsitė dhe ai duron atėherė ato janė shlyerje gjynahesh.
Edhe njėherė, lum pėr atė qė ka zgjedhur kėto sprova e mundime, tė cilat nuk vijnė vetėm se me mirėsi pėr besimtarin dhe mjerė pėr atė qė i ka zėvendėsuar ato me sprovat dhe mundimet e kėsaj bote dhe botės tjetėr, tė cilat janė tė pa fundme dhe tė padurueshme dhe nė tė cilat nuk ka as edhe njė lloj mirėsie, porse vetėm vuajtje dhe mjerim!
E lusim Allahun tė na bėjė besimtarė tė devotshėm! E lusim Allahun tė na dhurojė xhenetin Firdeus, tė na bashkojė nė tė me profetėt dhe tė mirėt! E lusim Allahun ti kthejė muslimanėt nė fenė e Tij me njė kthim tė bukur!
Kjo ishte e tėra dhe paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė dėrguarin e Allahut, Muhamedin, familjen e tij dhe tė gjithė besimtarėt e vėrtetė deri nė Ditėn e Gjykimit! Amin!
Bledar Haxhiu
27.10.2006
__________________
Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh- (3:8 Kur'an)
|