Sergej Esenin
LETER NENES
Gjallė je, nėnoke? Edhe unė
Gjallė jam. Shėndet mė paē, shėndet!
Dritė e bėftė krejt kjo mbrėmje e lume
Izbėn tėnde, qė me mall mė pret.
Thonė se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pėshtjellė me njė shall tė vjetėr,
Fillikate rrugės shpesh kalon.
Dhe kur mugėtirė e kaltėr bie,
Njė vegim i zi tė kall ty frikė,
sikur nė njė sherr diku nė pije,
Vjen dikush e ma kėput me thikė.
Kot, e dashur, vuan kaq, besomė,
Brenga ti fanit kėto ndėr sy.
Sjam aq pijanec i lig sa ēthonė,
Si do vdes pa tė tė parė ty?
Unė jam po foshnje, si njė herė,
Dhe njė shpresė veē ushqej nė gji:
Tiki nga ky tym e kjo poterė,
Te shtėpiza jonė aty tė vij.
Dhe do vij, kur kopshti ynė i bardhė
Anekėnd tė vishet me blerim.
Vetėm ti, si tetė vjet mė parė,
Mos mė zgjo aq herėt nė agim.
Mos e zgjo atė qė shkrumb iu bėnė
Endėrrat e moshės plot hare.
Mė ka vrarė jeta mjaft, o nėnė,
Dua veē tė shlodhem e tė fle.
As ti lutem Zotit mos mė thuaj,
Si dikur nė tartėn mituri,
Ti ke mbetur ngushėllim pėr mua,
Dritė e parrėfyer, vetėm ti.
Ndaj merak ti mos mu bėj aq tepėr,
Tek e liga mendjen mos e ēo,
Dhe aq shpesh, me shallin tėnd tė vjetėr,
Fillikate rrugėn mos kalo.
|