Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-05-07, 21:40   #2
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sergej Esenin


LETER NENES


Gjallė je, nėnoke? Edhe unė
Gjallė jam. Shėndet mė paē, shėndet!
Dritė e bėftė krejt kjo mbrėmje e lume
Izbėn tėnde, qė me mall mė pret.

Thonė se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pėshtjellė me njė shall tė vjetėr,
Fillikate rrugės shpesh kalon.

Dhe kur mugėtirė e kaltėr bie,
Njė vegim i zi tė kall ty frikė,
sikur nė njė sherr diku nė pije,
Vjen dikush e ma kėput me thikė.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomė,
Brenga t’i fanit kėto ndėr sy.
S’jam aq pijanec i lig sa ē’thonė,
Si do vdes pa tė tė parė ty?

Unė jam po foshnje, si njė herė,
Dhe njė shpresė veē ushqej nė gji:
T’iki nga ky tym e kjo poterė,
Te shtėpiza jonė aty tė vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynė i bardhė
Anekėnd tė vishet me blerim.
Vetėm ti, si tetė vjet mė parė,
Mos mė zgjo aq herėt nė agim.

Mos e zgjo atė qė shkrumb iu bėnė
Endėrrat e moshės plot hare.
Mė ka vrarė jeta mjaft, o nėnė,
Dua veē tė shlodhem e tė fle.

As t’i lutem Zotit mos mė thuaj,
Si dikur nė t’artėn mituri,
Ti ke mbetur ngushėllim pėr mua,
Dritė e parrėfyer, vetėm ti.

Ndaj merak ti mos m’u bėj aq tepėr,
Tek e liga mendjen mos e ēo,
Dhe aq shpesh, me shallin tėnd tė vjetėr,
Fillikate rrugėn mos kalo.
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė