Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-05-07, 02:46   #11
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė Pejė, ka filluar gjykimi ndaj 28- vjeēarit nga Peja, Bedri Krasniqi, i cili akuzohet pėr vrasje me paramendim tė dy policėve tė Shėrbimit Policor tė Kosovės Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklajt

Pejė,15 maj - Fillimisht janė lexuar pesė akuzat e ngritura nga Prokuroria Ndėrkombėtare e Qarkut tė Pejės, ndaj Bedri Krasniqit, sipas tė cilave ai akuzohet se mė 24 nėntor 2003, nė rrugėn nė mes Pejės dhe Deēanit, nė bashkėpunim me Avni Sinanaj dhe me tė paktėn njė person tjetėr, vrau me paramendim policėt e SHPK-sė, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj. Pastaj pėr vrasje nė tentativė, si dhe pėr krijimin e rrezikut tė pėrgjithshėm, pėrdorimin e armės pa leje dhe mbajtjen e armės pa leje.
Nga pesė akuzat, Berdi Krasniqi ka pranuar fajin vetėm pėr armėmbajtje pa leje, derisa pėr katėr akuzat e tjera, ai para trupit gjykues tė drejtuar nga gjykatėsi ndėrkombėtar, Vinod Bolell, ėshtė deklaruar se ėshtė i pafajshėm.
Pas kėsaj procedure hyrėse, trupi gjykues ka ftuar nė foltoren e gjykatores, 39 vjeēarin nga Lozhani i Pejės, Isa Berishėn, si dėshmitar i thirrur nga prokurori ndėrkombėtar, Andrew Maces. Prokurori ka kėrkuar nga dėshmitari, i cili atė kohė punonte si taksist me furgon, qė tė pėrshkruan mėngjesin e 24 nėntorit 2003, kur ai ishte duke qarkulluar me makinėn e tij qė po transportonte udhėtarė nė drejtim tė Pejės. Por, dėshmitarit, nga deklarata qė kishte dhėnė nė polici njė ditė pas vrasjes sė dyfishtė, i kujtohej vetėm se nė mėngjesin e 24 nėntorit 2003, rreth orės 08:00-08:10, derisa po qarkullonte rrugės nga fshati Dobėrdol pėr nė Pejė, nė njė kodrinė para hyrjes nė fshatin Dobėrdol, ėshtė takuar me njė makinė audi ngjyrė tė bardhė, nga e cila organet e drejtėsisė dyshojnė se ėshtė kryer sulmi ndaj policėve. Mirėpo, prokurori duke ia pėrmendur atij disa nga deklarata e dhėna nga ai para mė tepėr sė dy vjet, ėshtė munduar t’ia rifreskojė kujtesėn pėr xhamin e thyer tė veturės nė derėn e ngasėsit, pėr pėrshkrimin e dhėnė tė ngasėsit tė makinės, pėr pėrkuljen para tė ngasėsit kur janė pėrballėkaluar makinat....dhe disa detaje tjera tė pėrfshira nė deklaratėn tij, dhėnė atė kohė policisė, e nga tė cilat atij asnjė gjė mė si kujtohej, me arsyetim se ka kaluar shumė kohė nga ajo ditė.
Deklaratat kundėrthėnėse tė dėshmitarit me ato tė parat, e ka shtyrė avokaten e familjeve tė dėmtuara, Nekibe Kelmendin, qė tė kėrkojė nga trupi gjykues qė deklarata e dėshmitarit nė gjykatore, tė mos merret parasysh, ngase siē tha ajo, dėshmitari i ka mohuar deklaratat e veta tė mėhershme, duke kujtuar vetėm makinėn e bardhė e asgjė tjetėr, dhe kjo sipas saj tė bėnė tė dyshon nė kredibilitetin e tij. Ndėrsa, avokati mbrojtės, Enver Nimani, ka paraqitur ankesat e tij, trupit gjykues se prokuroria ka marrė nė pyetje dėshmitarėt e mbrojtjes pasi ėshtė ngritur aktakuza, dhe tash, disa nga kėta dėshmitarė, qė sipas tij kanė qenė tė gatshėm tė dėshmojė nė gjykatore, tash nuk duan tė dėshmojnė, ndėrkohė qė disa nga kėta dėshmitarė kanė marrė mesazhe kėrcėnuese nė celulare nėse dėshmojnė.
Para se tė caktohej seanca tjetėr pėr javėn e ardhshme, prokurori ka kėrkuar tė shqyrtohet kėrkesa e tij qė gjykimi nė vazhdim tė zhvillohet i mbyllur.

Mė 24 nėntor tė vitit 2003, rreth orės 07.40 tre policėt e SHPK-sė, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj dhe Hysen Lataj, derisa po udhėtonin pėr nė selinė e Komandės Rajonale, me makinėn e Sebahates tė cilėn ajo edhe po e drejtonte, sipas aktakuzės dhe bazuar nė hetimet policore, dy makina tjera, njėra nga to “audi 80” ngjyrė tė bardhė, gjithashtu nė lėvizje, iu kanė afruar dhe kanė hapur zjarr mbi policėt. Nga mė shumė se 30 plumba qė kanė goditur makinėn, disa kanė lėnė tė vdekur nė vend Sebahate Tolaj, kurse polici Isuf Haklaj nga plagėt e marra ka vdekur katėr ditė mė vonė nė spital, ndėrsa Hysen Lataj ka shpėtuar pa e prek plumbi, por ka pėsuar lėndime tė ndryshme gjatė sulmit.

Nė aktakuzėn thuhet se raporti i policisė i datės 2 dhjetor 2003 ka gjetur nė vendin e ngjarjes 23 gėzhoja, tė gjitha tė kalibrit 7,62 mm dhe ka vėrtetuar se 21 nga gėzhojat ishin shtėnė nga e njėjta armė qė dyshohet tė jetė AK- 47.
Sipas deklaratave tė shumė dėshmitarėve menjėherė pas incidentit, policia gjeti njė “Audi 80” tė bardhė e tė braktisur nė njė zonė pylli, jo larg vendit tė ngjarjes. Ndėrsa gjatė ekzaminimit tė makinės, sipas dokumentit tė aktakuzės, janė gjetur gjurmė gishtėrinjve, tė cilat pas krahasimit ėshtė vėrtetuar se ato i pėrkasin tė akuzuarit Bedri Krasniqi, i cili pas njė viti e gjysmė nė arrati pasi ėshtė lėshuar fletė-arresti ndaj tij, ėshtė arrestuar nga policia natėn e 24 marsit tė vitit 2006.
(KosovaLive)
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė