...Argumentum (ad ) AMORE
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
|
Serbia vodhi kengen shqipetare me titull: "Ndarja", e kenduar nga kengetarja e mrekullueshme Tiranase Soni Malaj. Me ate kenge, Serbia konkuroje ne Eurovizion 2007, duke marre vendin e pare me votimin masiv te sllavizmit ballkanik dhe rus
Serbet jo vetem qe e i kane pushtuar trojet shqipetare dhe popullin shqipetare shekull mbas shekulli, qe kur kane ardhur ne ballkan si pushtues te ikur nga uralet, por ata kane vjedhur dhe vjedhin vazhdimisht, deri dhe ne kohet moderrne, vlerat tona kulturore, kenget, baladat, legjendat, duke u ndryshuar tekstet, ne pershtatje te fallsiteteve te tyre shoviniste!
U vodh nga serbet, kenga shqipetare me titull: "Ndarja" e kenduar nga kengetarja Tiranase, Soni Malaj, dhe me ate kenge serbet fituan cmimin e pare ne Eurovision 2007
Ku eshte Ministri i kultures se Shqiperise ne kete rast vjedhje flagrante?!
Ku jane Ambasadoret e Shqiperise ne kete rast, keshilletaret e kultures shqipetare prane ambasadave?!
A kane apo nuk kane njohuri kulturore, njohuri vlerash muzikore shqipetare, apo ndigjojne vetem muzike greke e sllave cdo dite?!
Valle a u ka hije te heshtin sot kur vidhet nje kenge shqipetare nga serbet, kenge qe vidhet ne cdo note muzikore dhe e pershtasin me nje tekst te tyre, si shpikje te quajtur "balade" dhe me tifozllekun shovinist per rreth vehtes...ata marrin cmimin e pare ne Eurovizion, duke mashtruar gjithe njerzit e kultures se europes qendrore?!
Vjedhet e shovinisteve serbe, sot ne kohen moderrne, arrijne kulmin, ndersa institucionet e kultures shqipetare, heshtin duke bere te pa`diturin perballe atij realiteti te turpshem!
Valle a nuk u degjua ajo kenge e vjedhur e serbeve perpara se te shkoje ne eurovizion?!
A nuk e kuptuan specialistet shqipetare qe ne provat e degjuara aq here, nuk e kuptuan muziken e saje te vjedhur nga kenga shqipe e kenduar nga kengetarja e mrekullueshme SONI ?!
Thua te kene frike te ngrejne zerin specialistet e muzikes shqipetare, keshilltaret kulturore prane ambasadave te perenedimit, apo qeveritaret kulturore te shqiperise?!
Ndoshta eshte ceshtje e pa aftesive te tyre per te njohur vlerat shqipetare qofshin ato me te hershme apo te kohes se sotme, pasi shume here ka ndodhur qe ne funksione te kultures shqipetare, deri dhe ne ambasda jashte shtetit, jane vendosur njerez qe nuk kane asnje lidhje profesionale apo shpirtrore me kulutren. Ashtu qe shpesh jane derguar si keshilltare kulturore prane ambasadave shqipetare jashte shtetit, njerez qe kane bere me shume rolin e shoferit apo te ndonje sekretari-(shkrues fjalimesh), ose te shkolluar per finance, apo ndonje shkolle nate ne kohen e regjimit, duke patur mbrapa shpine, mbeshtetjen e farefisllenjeve partiake...!
Valle u dashka qe vetem emigrantet shqipetare, te cilet e mbajne te ndezur dite e nate zerin shqipetare ne cdo apekt te jetes se tyre, valle u dashka qe vetem emigrantet te zbulojne vjedhje te tilla dhe te ngrejne zerin aq sa mundim, pasi ne nuk na perfillin forumet zyrtare botrore, sepse e kemi mbi kurriz damken e rende, fjalen qe peshon sa rrasa e varrit: "I huaj, te huaj"?!
Nuk duhet te heshtet perballe nje fakti te tille, por qeveritaret kulturore shqipetare duhet te ngrejne zerin sa me shpejt kunder asaje vjedhje te hapur dhe te publikuar botrisht, si gjoja krijimtari serbe...!
Turp eshte te vjedhesh, dhe ate turp e mbajne ne kurriz serbet, sic kane mbajtur cdo turp te vjedhjeve te tyre, vjedhje qe i kane bere kultures dhe historise shqipetare1
Ndersa theksoj se: Eshte pa fatesi, mjerim kulturor, te heshtet dhe te lejohet qe te vidhen vlerat e vendit tone, sic ndodhi me kengen "Ndarja" te kenduar nga zeri i bukur i kengetares Soni, apo te cdo kengetari tjeter shqipetare qe kendon kenge shqipe te kompozuara nga muzikantet shqipetare!
Urojme qe perfaqesite kulturore shqipetare te mos flejne me gjume per kete rast, por te ngrejne zerin dhe ai cmim te kthehet ne vlerat qe i takojne kenges se krijuesve shqipetare dhe interpretueses shqipetare Soni Malaj.
Ajo kenge shqipetare e kenduar nga Soni, duhet te behet Hit i dites ne mbare kanalet televizive Shqipetare, duke shenuar daten e krijimit te kenges dhe kur eshte kenduar per here te pare, biles mundesisht te u jepet dhe kanaleve te huaja, si nje denoncim per vjedhjen qe kane bere serbet!
Kushdo qe hesht, tregon frike dhe pa aftesi ne detyren qe ka, ne cfardolloj rangu, qe nga ministri i kultures e deri tek kshilltaret kulturore te ambasadve tona ne perendim!
Llemadeo
Germany
|