Ti citon faktin se si me 10 janar 1945 komunistet jugosllav i pushkatojnė Babė e gjysh tė Ibrahim Rugoves , pra baba Ukė Rrust Rugoven dhe gjyshin Rrustė Sadri Rugoven por tutje ti ven nė dyshim kėtė tė vertetė tragjike kur thua se nese vertetė paskan qen nacionalista dhe ballista baba dhe gjyshi i Ibrahim Rugovės si u bė qė ky (sipas teje) tė bėhet i perkdheluri i pushtetit dhe tė ngritet neper hierarkinė pushtetare. Pra ti duke tentue ta demantosh faktin e zhdukjes mizore dhe pa gjurmė tė tė parve tė Shen Ibrahim Rugovės nga pushtetit sllavo-komunisto-cetnik insistonė nė kompromitimin mizor (duke shpif e trillue) tė figures mė madhore tė historisė tonė nder shekuj Shen Ibrahim Ukė Rugova. Po ta perkujtojė njė thanje tė vėllaut tė Heronjve Vėllaznive Gervalla , pra tė vėllaut mė tė vogėl tė tyre Avdylit kur tha se Ibrahim Rugova ishte burri mė i madhė i Kombit nė 60.000 vjetet e fundit dhe edhe nė 60.000 vjetet e ardhshme.
Tė kesh turp or shqipfolės kur ti as nė hartė nuk din se ku gjindet fshati Cerrcė e tė insistosh tė dijsh se nuk paskan qen tė zhdukur Ukė Rugova e Rrustė Rugova. Kėtė e dinė Istogu me 55 fshatrat e rrethit tė vetė me mbi 55.000 banorė dhe ti kotė e ke se nuk mund ta shkelish faktin e dhimshem tė historisė sonė. Neve Istogasit akoma i kemi tė freskta dhimbjet dhe plaget jo vetem nga lufta e fundit por edhe nga ajo e Dytė Botrore ku vetem nė Kullen famkeqe tė Popit nė Istog janė mbytė mizorisht dhe zhdukė pa gjurmė mbrenda njė nate mbi 100 burra shqiptarė dhe se gjaku i tyre e pra edhe i babės dhe gjyshit tė Ibrahim Rugovės shkojė vadė nen pragun e deres sė kullės deri nė oborrin e SH.F. qė ėshtė mbi 100m nen kullė. Dhe nė kėtė luften e fundit policet dhe ushtaret serbocetnik nė familjen Rugova vranė dhe masakruen kėta persona: Kadri Azem Rugova , me bashkshorten Hyren, motren Hyre Balaj dhe nanėn mbi 90 vjecare Hylė Rugova. Kadriu ėshtė djalė i axhes sė Ukė Rugovės babait tė Ibrahim Rugovės. Pastaj dogjen dhe masakruan Imer Ibish Rugoven me bashkshorten Mihanen. Imeri ishte djalė i axhes sė vetė Ibrahim Ukė Rugovės. Dhe dogjen per sė gjalli gruan e axhes tjeter tė Ibrahim Rugovės, Shkurte Rugova bashkshorte e Idriz Bekė Rugovės.
Kush tu vra tye or bir shkau qė pa fije turpi njollosė familje dhe individ tė devotshem tė kombit? Kush tė paguan per shkrim shkarravinat tua? Beogradi e Moskva me Athinen me siguri!!!
Unė vertetė nuk e dijė qė Ibrahim Rugova sikur shkruan ti tė ketė qenė sekretar i OTH tė LKJ-sė nė Institutin Albanologjik dhe se nga ai post tė ket qenė dirigjues ose bashkpjesmarrės i diferencimeve tė puntorve tė kėtij Instituti. E verteta qė dihet ėshtė se Ibrahim Rugava direkt ka qen pjesmarres dhe perkrahės i demostratave tė 1968-sė edhepse shumė i ri me moshė, dhe se pikrisht per kėtė edhe ka gėzua perkrahje dhe ndihmen si dhe simpatinė e pushtetarve shqiptarė qoftė nė nivelin komunal qoftė nė ate Krahinor. Unė dijė dhe jamė i sigurt se hic disa nga ata qė vertetė ishin tė shitur megjithate pushtetaret shqiptarė tė kohes mbrenda kushteve dhe mundsive sejcili ka dhanė dicka pozitive. Ismail Bajra edhepse komunist kishte dhimbje dhe simpati per bonjakun e Ukė Rugovės i cili tregojė aftėsi gjeniu qė nė bangat e fillores. Andaj ky edhe ndihmojė Ibrahimin . Perkrahje dhe ndihėm Ibrahim Rugova gėzojė edhe nga pedagogu dhe drejtori i shkollės Prof. Avdyrrahim Gashi. Ate e perkrahnin tė gjithė sepse u dhimsej si bonjak dhe bir i njė PATRIOTI por mė sė shumti se ishte GJENI dhe kėtė talent tė tij e vėrejten me kohė mėsuesit , dhe pedagogėt e Tij por edhe shoket dhe miqet mė vonė. Kjo pra ėshtė arsyeja e ngritjes sė Shen Ibrahim Rugovės e jo se ai u ngrit nga ndonji klan udhėheqės I politikes ditore tė Kosovės. Dhe qė tė dergohet per specializim nė Paris tė Prof Roland Barthes nuk e dergojė Partia as antarsia e saj por e dergojė aftėsia dhe afiniteti i Gjeniut qė Ky tregojė nė fushen e studimit tė Kritikes letrare.
Nuk ėshtė e vertetė se nga strukturat partiake tė OTH tė LKJ-sė tė jet nominue dhe zgjedh Kryetar i Shoqates sė Shkrimtarve tė Kosovės. Jo or idiot , or shpifės, Ibrahim Rugova u emnue nga shokėt dhe miqet e vet sepse ata e donin dhe e cmonin si trim dhe njeri tė menqem por edhepse ishte koha kur retė e turbullta silleshin nė qiell dhe askujt nuk i bante bytha tė dalė nė ballė tė dickafit. Ky burr trim e i urt i mbushur me helmin e jetes sė tij JETIM pa babė nuk frigohej nga pushteti. Si i ke harrue konfrontimet e tij me SHSH tė Serbisė nė Beograd e Novi Sad kur ata donin tė zgjidhnin Bullatoviqin Kryetar tė SH. SH tė Jugosllavisė.
Dhe pikrisht per shkak tė trimnisė dhe guximit intelektual tė cilin Ibrahim Rugova e deshmojė parreshtur ai edhe u zgjodhė Kryetar i LDK-sė dhe aty u zgjodhė me insistimin dhe kembnguljen e shokve, miqve dhe bashkpuntorve ose thenė ma drejt tė inicuesve dhe themeluesve tė LDK-sė. Kėtė fakt e vertetojnė sot Milazim Krasniqi, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Ibrahim Berisha etj, etj. Pra unė po them se e zgjodhen nė at post sepse vet asnjanit nga ta nuk u pervonte bytha tė dalin nė ballė. E tash ata e edhe ti bashk me ta rrasni cka nuk hahet e shpifni e sulmoni nė mėnyren ma bizantine duke u sherbye me mėnyra pise vetem e vetem qė ta denigroini nji Njeri, nji Prijsė, nji Idol, nji Shejt, nji Engjull e cka jo tjeter.
Por per fund tye druzhe Sherradin po ta terhjek vėrejtjen qė nese vertet je shqiptarė dhe nė dejt e trupit tand qarkullon gjak shqiptari ndali shpifjet per Ibrahim Rugoven se tek e fundit neve familjaret e tij mund tė bahemi shurdhėr kur Ti dhe qiftat tu shajnė dhe shpifin per Ibrahim Rugoven Lider dhe President por nuk mund tė jemi indiferent dhe vesh shurdher kur dikush shanė familjarin tonė Ibrahimin. Edhe neve dijmė cka ėshtė Kanuni dhe mos na shtin ta vejmė ligjin e Kanunit nė perdorim.
Selim Mustafė Hasanaj
Kryetar i Degės LDD nė Norvegji
selimhasanaj@hotmail .com
|