Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-05-07, 22:07   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Blegėrima qė apelon njerėzoren!

10.05.2007
Blegėrima qė apelon njerėzoren
Cicėrima e zogjve, gurgullima e ujrave, bebėzima e bletėve, blegėrima e deleve e dhive dhe e shumė tė tjerėve qė bashkėjetojnė nė kėtė nėnqiell, pėrcjellin komponimin mė polifonik pėrballė natyrės qė merr rolin e dirigjentit virtuoz.E mjerisht ēdo herė e mė shumė zėri i kėsaj orkestre nė refrenin e kėngės po pėrcjell apelin e lutjes ndaj atyre qė quhen njerėz e qė njerėzoren e kanė harruar.
Kėsaj radhe blegėrimėn e apelit pėrfaqėsueshėm pėr ju o njerėz po e sjell unė, Dhia qė padrejtėsisht mė mbiemėruat “e egėr” . Ndonėse shumė kohė mė parė kjo blegėrimė shoqėrohej me vaj, tė cilėn se kuptonit dot, sot vendosa tė njejtėn ta pėrkthej nė gjuhėn tuaj me shpresė se mė nė fund nė llojin tuaj do triumfojė njerėzorja kundrejt egėrsisė.
Asnjėherė mė parė s'e kisha besuar se llojin tonė deri nė kufijtė e zhdukjes do e rrezikonte egėrsia njerėzore... Njerėzit, qė para vetes kanė tė shkruara sa e sa libra pėr rėndėsinė e jetės dhe natyrėn, tani ēdo ditė e mė tepėr e shkatėrrojnė vrazhdė e pa dhimbje atė qė na ushqen tė gjithėve sė bashku. Ah sa keq! Shpeshėherė kam frikė tė hap sytė kur shoh se pyjet i kanė zhveshur pėrtej rrėnjėve. O ju tė mjerė harruat pėrpjekjen titanike tė drunjėve pėr tė zbutur sa e sa herė tėrbimin e ujrave nė zbritjen vėrshuese.
Niveli i ndotjes dhe shkatrrimit tė ambientit mbėrriti pėrtej pragut tė strehimoreve tona. Kjo ndotje, qė e shkaktoi pakujdesi, lakmia dhe egoizmi juaj si duket fizikisht dhe psiqikisht po e ngulfat ēdo ditė e mė tepėr “pėrsosmėrinė” e pretenduar njerėzore. Tė paktėn njė herė o njerėz pyeteni veten: Pėrse vallė numri i sėmundjeve vjen e shtohet e shėruesit mantelbardhė nuk ia dalin dot as t'i emėrtojnė ato? Gjithsesi kjo keqsjellje e juaja ndaj natyrės dhe banorėve njerėz e jonjerėz ka njė “shpėrblim” dhe njė emėrues tė pėrbashkėt: Vetvrasje kolektive!!! E tmershme dhe njėkohėsisht tragjedi kolektive.
Unė kėsaj radhe guxova t` ju afrohem edhe me ēmim jete pėr njė apel miqėsor me shpresė se sė bashku me tė do mund tė zgjoj njerėzoren tek ju pėr tė zėvendėsuar kujdesin me keqsjelljen, shėnjestrėn me fotoaparatet hidhėrimin me pajtesėn , lakminė e egėr njerėzore me shijen pėr natyrėn...Se di nė do ja dal apo jo!? E megjithatė porosinė po e dėrgoj besnikėrisht me refren tė pėrsėritur : Njerėzoren o njerėz ku e keni?
E megjithatė shpresa e mirėkuptimit me njerėzit adhurues tė natyrės dhe tė sojit tonė( pėr fat tė keq mjaft tė rallė) qė na vizitojnė dhe sjellja e tyre fqinjėsore na bėn tė besojmė se megjithatė lloji ynė do mbijetojė pėrbotshėm.
O Njerėz! Duhet tė kuptoni qė ju jeni tė vetmit qė mund ta ndryshoni kėtė situatė andaj po ju pėrgjėrohėm nė emėr tė bashkėvendaseve tė mia tė bėni diēka nė mbrojtjen e mirėqenies sė pėrgjithshme. Kontribuoni pėr njė ambient mė tė pastėr e mė tė pasur sepse kjo ėshtė pėr tė mirėn e tė gjithėve.
Po e pėrfundoj kėtė lėtėr duke ju lutur nė ėmer timin personal dhe tė gjitha kafshėve qė tė na ndihmoni tė jetojmė sepse edhe ne jemi pjesė e natyrės,botės sė gjallė…deshėm apo s`deshėm, jemi pjesė e jetės suaj kudo dhe pėrjetshėm...

VLORA MEMEDI KL.VIII-1
SH.F “NAIM FRASHĖRI”


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante