Keshilla per martese te lumtur!
Postuar nga Burhan
Nusja dhe dhendrri te emocionuar dhe te mahnitur me dasmen dhe martesen, vetem disa muaj me vone, e kuptojne se martesa nuk eshte detyre e lehte, por ajo merr shume mund dhe durim. Keshillat e meposhtme jane per burrin dhe per gruan qe te marrin shume shperblime ne kete lidhje te mrekullueshme dhe te nderlikuar.
Hyj ne martese me qellim te paster
Te dy bashkeshortet duhet te hyjne ne martese me qellimin e paster: Vete martesa eshte nje akt i adhurimit dhe secili nga bashkeshortet do te shperblehet. Allahu do te jete i kenaqur me ta dhe ky do te jete elemeneti me vendimtar i sigurimit te paqes, stabilitetit dhe lumturise ne jeten martesore. eshte e rendesishme te ceket se kur akti i adhurimit vazhdon per nje kohe te gjate, atehere behet e domosdoshme te perterihet nijeti dhe te qendrohet ne rrugen e drejte duke fituar shume dobi.
Mos mbani shpresa joreale
Para marteses, njerezit shpesh kane ide joreale per burrin (gruan) e ardhshem te tyre, posacerisht persosmeri ne te gjitha aspektet. Kjo rralle ndodh ne realitet dhe mund te sjell probleme dhe shqetesime te panevojshme. Ne duhet ta dime se Allahu, xhele shanuhu, i krijoi njerezit si qenie te papersosura, qe do te thote se gjate jetes mund te behen shume gabime. Duke pasur parasysh jopersosmerine e njeriut, ne do te jemi perzemersisht te befasuar dhe te kenaqur kur burri yne eshte me i mire se sa kemi shpresuar.
Theksoji te mirat e burrit tend
Perderisa askush nuk eshte i pajisur me te gjitha cilesite e mira, theksimi duhet te bie mbi cilesite positive qe i ka burri. Inkurajimi, lavderimi dhe mirenjohja duhet ti shprehet rregullisht burrit sepse i forcon keto cilesi dhe ben dobi edhe ne paraqitjen e cilesive te tjera. Duhet te behen perpjekje per injorimin e vetive negative, sic ka thene Pejgamberi alejhi selam
: Besimtari nuk duhet te kete inat kunder besimtares. Ai mund te mos e pelqeje ndonje veti te saj, por mund te gjej dicka te mire te ajo qe e kenaq. (Muslimi)
Behu shoku me i mire i burrit
Mundohu te kujtosh se cfare mendon ose ben shoku me i mire per burrin tuaj. Kjo nenkupton ndarjen e interesave, pervojave, endrrave, deshtimeve dhe merzitjeve. Kjo mund te nenkuptoje kuptimin e deshirave dhe jodeshirave te burrit dhe perpjekjen per ta kenaqur ate ne cdo menyre te mundshme. Shoku me i mire eshte gjithashtu dikush qe eshte i sigurte per ti besuar dhe per tu mbeshtetur ne te. Bashkeshorti duhet te jete shok qe njeriu deshiron ta mbaje gjate gjithe jetes.
Te kalosh kohen e vecante me te
Nuk eshte e mjaftueshme te ndani shujtat, punet e perditshme dhe bisedat e shkurtra se bashku. Bashkeshortet, gjithashtu, duhet te gjejne kohe te perqendrohen per ta forcuar lidhjen e tyre. Shpesh cifti eshte i zene me detyrat e tyre te ndara dhe harrojne te punojne ne njerin prej elementeve me te rendesishme ne jete. Koha e vecante mund te jete edhe dicka modeste, bisede e gjate, te ecurit e gjate ne natyre(sheti), etj..
Shprehni ndjenjat shpesh
Ky mund te jete koncept shume perendimor dhe dicka qe disa njerez veshtire mund ta plotesojne, por eshte e rendesishme te jesh i hapur dhe i sinqerte per ndjenjat positive dhe negative. Komunikimi duhet te jete gjithmone i hapur dhe edhe ndonje shqetesim mund te nxis vemendjen e bashkeshortit shume shpejt. Arsyeja e kesaj eshte se ajo qe fillon si shqetesim i vogel mund te rritet ne problem te madh nese nuk drejtohet sic duhet. Tretmani i qete nuk ka qene kurre ilac per dicka.
Pranoj gabimet dhe kerko falje
Ashtu si e lusim Allahu te na fale neve kur gabojme, ashtu duhet te veprojme edhe me bashkeshortin. Njeri i forte eshte ai i cili e pranon gabimin, kerkon falje nga tjetri dhe punon shume per ti ngritur pikepamjet e tij per te ndryshuar. Kur personi nuk deshiron ta beje kete, atehere do te kete pak perparim dhe rritje ne martesen e tij.
Kurre mos i paraqit gabimet e te kaluares
Mund te jete shume e prekshme per personin tjeter tia kujtosh gabimet e kaluara. Ne Islam, pergjithesisht, nuk eshte e pelqyeshme te jetohet ne te kaluaren. Dikush mund ti kujtoje gabimet qe jane bere ne menyre qe ato te mos perseriten me, por kjo sduhet te behet jashte mase. Natyrisht, si njerez, ne sjemi ne pozite ti gjykojme personat tjere. Keshilla mund te ipen, por jo ne menyre te demshme.
Befasoni njeri-tjetrin kohe pas kohe
Kjo nenkupton te sjellim ne shtepi ndonje dhurate te vogel ose lule, pergatitjen e nje shujte te vecante, te vishesh dhe ta zbukurosh vetveten (kjo svlen vetem per femra), etj.. Pak imagjinate mund te beje shume. Ideja eshte te ndryshojme pak ne martese dhe ta largojme rutinen e merzitshme qe mund te ndikoje negativisht ne martese.
Te kesh sens per humor
Ky aspekt i vecante mund te sjelle atmosfere ne shtepi. Gjithashtu, duhet te kuptosh se kjo karakteristike i pelqen burrit tend dhe per kete shkak ai kerkon ta kaloje kohen me ty.
Disa keshilla per diskutime dhe mospajtime
Fillo me qellimin per ta zgjidhur ceshtjen. Nese te dy bashkeshortet e kane kete qellim dhe planifikojne te keshillohen se bashku, ka me shume mundesi se do te kete zgjidhje te suksesshme.
Perkujto se duhen dy veta per tu grindur. Nese vetem nje person zgjedh te mos sjelle prova, atehere sdo te kete argument. Pergjithesisht, ai qe ka gabuar flet me se shumti.
Te dy bashkeshortet nuk duhet te zemerohen ne te njejten kohe. Nese njeri prej bashkeshorteve zemerohet, me se miri eshte qe tjetri te mundohet te mbetet i qete dhe i permbajtur.
Kurre mos i bertisni njeri-tjetrit pervec kur digjet shtepia. Natyrisht, djegia e shtepise nuk ndodh shpesh, e keshtu duhet te ndodh edhe me bertimen.
Kurre mos shko per te fjetur me nje diskutim te pazgjidhur. Kjo eshte njera prej gjerave me te keqija qe mund te ndodhin ne martese dhe duhet te largohet sa me shume qe mundet. Kjo shkakton cenimin e ndjenjave dhe pergjithesisht acaron problemin.
Nese njeri bashkeshort duhet te fitoje, le te fitoje bashkeshorti juaj. Mos u mundo te fitosh vete; kjo eshte arsyeja kryesore qe diskutimet behen te nxehta.