Evropa tė pėrballet me Rusinė pėr Kosovėn
Financial Times shkruan pėr Kosovėn
Ndėrsa vazhdojnė pėrpjekjet diplomatike pėr vendosjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės gazeta THE FINANCIAL TIMES boton njė shkrim tė analistit Philiph Stephens lidhur me Kosovėn.
Nė shkrimin e titulluar "Evropa duhet tani tė vihet pėrballė Rusisė lidhur me Kosovėn" analisti britanik thotė se politika evropiane nė Ballkan ka qenė historikisht ajo e mosveprimit.
"Historia ka tė shkruar vetėm turp tė pėrhershėm," vė nė dukje analisti Stephens lidhur me politikėn e Evropės nė Ballkan.
Ai thotė se paqja u vendos nė atė cep tė Evropės vetėm pasi Amerika vendosi tė dėrgonte trupat e saj atje.
Tani Evropa ndodhet pėrsėri para sprovės, thotė analisti Stephens "pėr tė mbyllur mė nė fund njė nga kapitujt e mbetur tė Ballkanit duke e futur Kosovėn nė rrugėn drejt pavarėsisė."
Por qė tė arrihet kjo Evropa duhet tė tregojė nė vitin 2007 "unitet dhe gixim, diēka qė i ka munguar nė vitet 1990."
Analisti britanik thotė se, megjithėse Kosova nuk ėshtė ende e gatshme pėr vetėqeversja demokratike, ēdo vonesė vetėm do t'i bėjė gjerat mė keq.
"Procesi shtetformues nuk mund tė fillojė si duhet derisa Kosovės t'i garantohet shtetėsia," thotė ai, dhe shton, " Serbia do tė pranojė humbjen e saj vetėm kur tė konsiderohet se ėshtė e pakthyeshme".
Sa i pėrket precedentit, OKB-ja, thotė ai, duhet ta bėjė tė qartė se Kosova ėshtė njė pėrjashtim nga rregulli.
Ndėrsa pėr mundėinė e vetos ruse nė OKB, ai thotė se, megjithėse ajo mund tė pėrēajė Evropėn dhe SHBA-nė dhe vetė evropianėt, ajo vetėm sa do ta turpėronte Moskėn.
"Rreziqet janė mjaft tė larta dhe nuk mund tė mbahen peng i hipotezave," thotė analisti Stephens.
"Pėrgjegjėsitė e Evropės, sigurisht, do tė fillojnė dhe jo mbarojnė me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės."
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|