Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-06-07, 06:36   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ismail Kadare pėr marrėdhėniet mes Shteteve tė Bashkuara dhe ShqipėrisėIntervistoi: Arben Xhixho
01-06-2007


Shqipėria po pėrgatitet kėto ditė pėr vizitėn e Presidentit Bush mė 10 qershor. Presidenti do tė shkojė nė Shqipėri nė kuadėr tė turneut nė Evropė, ku do tė marrė pjesė nė takimin e udhėheqėsve tė 8 vendeve mė tė industrializuara nė Gjermani. Nė Shqipėri, vizita ėshtė kėto ditė nė qendėr tė vėmendjes sė politikanėve, tė cilėt shpresojnė qė ajo tė kontribuojė pėr konsolidimin e imazhit tė vendit nė kėto momente kur Shqipėria pret anėtarėsim nė NATO vitin e ardhshėm dhe kur ēėshtja e Kosovės ka hyrė sot nė fazėn pėrfundimtare tė pėrcaktimit tė statusit tė saj. Pėr tė folur pėr domethėnien e kėsaj vizite, Zėri i Amerikės i mori kėtė intervistė shkrimtarit tė shquar shqiptar Ismail Kadare.

Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, qė kur u njoftua vizita, nė Shqipėri ėshtė folur shumė pėr tė, ėshtė nga ato rastet e ralla qė bashkon politikėn shqiptare. Por unė doja tė dija mendimin tuaj, nė veprat tuaja, ndonėse artistike, ju keni trajtuar gjerėsisht aspekte tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me fuqi tė mėdha, qė nga perandoria otomane, Bashkimi Sovjetik, e deri tek Kina.

Si e shihni ju sot afrimin e Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara?

Ismail Kadare: Natyrisht, shprehja mė e shpeshtė qė po pėrdoret kėto ditė dhe me tė drejtė, kjo vizitė quhet historike. Ngaqė shprehja pėrdoret shpesh, nuk na duket kaq e fortė, po tė kishim njė tjetėr mė tė fortė, natyrisht atė do tė pėrdornim. Vizita ėshtė mė se historike, vizita mė e madhe qė ka ndodhur ndonjėherė nė vendin tonė. Shqipėria i ka njohur raportet me shtetet e mėdhenj, me shefat e mėdhenj, si tė thuash, pėr fatin e keq tė saj. Pa dashur tė zgjatem nė histori, meqėnėse ju e pėrmendėt perandoninė otomane, le tė kujtojmė qė Mehmeti i Dytė, perandori i otomanėve, qė pasi rrėzoi Kostandinopojėn, domethėnė rrėzoi gjysmėn e qytetėrimit tė atėhershėm, erdhi nė Shqipėri qė tė pėrgatitej pėr tė sulmuar Evropėn, ta bėnte rafsh. Pas kėsaj, Shqipėria pėr fat tė keq u rrėzua bashkė me gjysmėn e parė tė qytetėrimit evropian. Nė jetėn e saj tė mėvonshme si shtet, Shqipėria ka njohur shumė miqėsira, raporte, miqėsira pėrgjithėsisht tė mbrapshta, me sovjetikė, me kinezė, me shefat e tyre. Por pėr njė orientim tė gabuar qė ka patur, tė gjitha kėto kanė qėnė ndesh me interesat e saj dhe bilanci i historisė shqiptare ėshtė pėrgjithėsisht negativ, pėr shkak tė tyre. Ka disa vite, e dinė tė gjithė, qė kjo gjendje u pėrmbys pėr fatin e mirė tė kombit shqiptar dhe vizita e presidentit amerikan, do tė shėnojė kulmin e kėsaj gjendje tė re. Prandaj edhe njė herė e pėrsėris, ėshtė njė vizitė mėse historike, ėshtė ngjarja mė e madhe, qė ka ndodhur nė historinė e kombit shqiptar.

Zėri i Amerikės: Nė qoftė se i hedhim njė vėshtrim marrėdhėnieve mė moderne, atyre tė 15 viteve tė fundit midis Shqipėrisė dhe Amerikės, janė disa momente interesante, si marrėdhėniet e ngushta tė krijuara menjėhere pas rėnies sė komunizmit, mė pas ndodhi ajo qė shqiptarėt e quajnė, shpėtimi i Kosovės nga rregjimi i Millosheviēit, pėr tė ardhur mė tej tek lufta kundėr terrorizmit.

Ēfarė ėshtė nė qendėr tė kėsaj miqėsie midis njė vendi tė vogėl dhe shtetit mė tė fuqishėm demokratik?

Ismail Kadare: Mendoj se ėshtė njė dukuri jo fort e shpeshtė, por njė dukuri shumė prekėse do tė thosha, kur njė shtet i vogėl dhe njė shtet i madh diēka i bashkon. Kėtu gjithė njerėzit kanė nė majė tė gjuhės, nė kėto raste interesat, por nuk mė duket se ka pasur ndonjė interes, as nga njėra palė as nga tjetra. Dihet qė me rėnien e komunizmit nė mėnyrė tė vetvetijshme, populli shqiptar, pa qėnė i organizuar nga ndonjė propogandė, nga ndonjė administratė pėr kėtė gjė, shfaqi njė dashuri tė madhe, njė shpresė tė madhe pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. I mėsuar gjatė gjysmė shekulli, qė ky shtet i madh demokratik tė ishte nėn kamzhikun e propogandės komuniste, populli shqiptar me intuitėn e tij, dhe ishte nga gjėrat mė tė mira qė ka pasur nė kėtė intuitė, e kuptoi se ka qėnė krejtėsisht e kundėrta. Ai orientimi i gabuar qė u kthye nė orientimin e duhur, domethėnė ky kthimi i Shqipėrisė drejt qytetėrimit perendimor, qė i kishte humbur, kjo gjė u shoqėrua nga njė dashuri tepėr e sinqertė pėr shtetin mė tė madh perendimor. Ka gati 100 vjet qė Shqipėria po kėrkon t’i kthehet kontinentit qė e ka humbur dhe ky kthim vėrtetė ka qėnė tepėr i vėshtirė, derisa ėshtė kaq i gjatė dhe ėshtė interesante tė kujtojmė qė Shqipėria e humbi Evropėn nė kohėn qė Evropa po themelonte, po lindte Amerikėn. Shikoni pra sa e vjetėr ėshtė kjo dramė. Lidhja e Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara ėshtė njė lidhje e thellė, nuk ėshtė njė lidhje thjesht konjukturale dhe politike. Pėr Shqipėrinė Shtetet e Bashkuara nuk janė vetėm shteti mė i madh demokratik i botės, ushtria e tė cilit, siē thatė ju, ndėrhyri, kryesoi nė ndėrhyrjen e aleancės sė Natos nė Kosovė pėr lirinė e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara janė pėr kombin shqiptar kėshtjella kryesore e qytetėrimit perendimor, do tė shtoja e qytetėrimit tė rrezikuar perendimor. Prandaj duke shpallur miqėsinė ndaj shtetit amerikan, Shqipėria shpall pėrkatėsinė e saj nė kėtė qytetėrim. Me aq forcė sa ka, me forcėn e saj modeste ajo renditet nė mbrojtjen e kėtij qytetėrimi.

Zėri i Amerikės: Shembulli mė i mirė, i asaj qė thatė ju “me aq forcė sa ka”, ėshtė mbėshtetja qė Shqipėria po i jep sot luftės kundėr terrorizmit qė kanė filluar Shtetet e Bashkuara. Nė kėtė kuadėr, edhe ju, njė nga intelektualėt mė tė njohur shqiptarė nė botė, nė fillim tė kėsaj lufte keni shkruar pro saj, nė Francė, nė njė kohė qė Evropa ishte dhe ėshtė skeptike. Sa ka ndikuar ky qėndrim i Shqipėrisė, pėr marrėdhėniet e sotme shqiptaro-amerikane?

Ismail Kadare: Unė mendoj se sigurisht ka ndikuar sepse ju thashė, ne nuk propozuam shumė regjimente nė kėtė luftė, nuk kishim ndonjė teknikė tė madhe ushtarake, por pėrkushtimin tonė dhe me sa duket nė kėtė luftė lot njė rol ana morale. Domethėnė kėto janė gjėra tė reja qė po ndodhin nė kėto vitet e fundit, sikurse edhe lufta e Kosovės ka qėnė njė luftė e rallė me motive morale nė historinė e botės. Prandaj janė gjėra tė reja, pėr fat tė mirė me vlerė tė madhe, qė po ndodhin dhe prandaj pėrkushtimi shqiptar nė kėtė luftė ėshtė prekės vėrtetė. Prekės pėr aleatėt tanė, prekės pėr ndėrgjegjen tonė. Dhe ne pa ēarė kokėn pėr ironitė e tėrthorta, pa komplekse, Shqipėria pra ėshtė bashkuar nė kėtė front sepse kjo aleancė perėndimore, ky qytetėrim perendimor, ėshtė familja natyrale e shqiptarėve dhe ata mbrojnė nė kėtė rast familjen e tyre, aq sa janė, pavarėsisht se janė tė vegjėl. Ne e dimė qė jashtė kėtij qytetėrimi Shqipėria nuk ka jetė, prandaj kjo renditje ėshtė e natyrshme dhe e sinqertė.

Zėri i Amerikės: Shqipėrisė mbėshtetja nga perėndimi nuk i ka munguar edhe mė parė, megjithatė, shpesh, si rezultat i luftės sė brendshme, madje edhe nė kėto momente qė ne po flasim, Shqipėria vazhdon tė jetė e tejkonsumuar nga politika e brendshme, duket se vendi ka humbur disa shanse. Sa dėmtohet Shqipėria, imazhi i saj, nga problemet e brendshme, nga fakti qė gjithmonė thėrret tė huajt pėr ndihmė pėr tė dalė nga kriza?

Ismail Kadare: Kjo ėshtė e vėrtetė, imazhi qė ne kemi pėrpara botės dhe kėtė e dimė tė gjithė, nuk ka nevojė pėr ta argumentuar. Do tė thosha se ky imazh i keq, qė ėshtė njė fatkeqėsi pėr ne, qė jemi tė detyruar tė jetojmė siē jetohet me njė sėmundje, qė e kap nganjėherė njeriun, e kap edhe njė popull, tė jetojmė ca kohė me kėtė sėmundje duke shpresuar qė do tė kalojė. Ky imazh i keq pėrpara se tė krijohet nga gangsterėt apo prostitutat, sepse ėshtė gjetur njė alibi si tė thuash, se kėta na prishin punė, mendoj se e krijon tjetėr gjė, mendoj se e krijon niveli i ulėt i politikės shqiptare, ajo qė thatė ju, ky konsumizėm politik i lodhshėm dhe aspak i kėndshėm pėr veshin tonė, pa le pastaj pėr veshin e tė huajve. Makina e politikės shqiptare ėshtė e ndryshkur, e prapambetur, punon shtrak e shtruk, ngaqė ėshtė e prishur nga urrejtja. Maksima e njohur, qė ēdo popull ka atė qeverisje qė meriton, mendoj se nė Shqipėri po kthehet nė tė kundėrtėn. Ky popull ka pikėrisht atė qeverisje qė nuk e meriton. Shqipėria meriton mė shumė. Vizita e presidentit amerikan mendoj e vėrteton ndėr tė tjera edhe kėtė gjė, se Shqipėria meriton mė tepėr.

...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė