Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, tė kthehemi edhe njė herė tek vizita e Presidentit Bush. Ndonėse po bėhet nė Shqipėri, vizita ndodh nė njė moment kur Kosova ėshtė shumė pranė zgjidhjes sė statusit tė saj. Nė kėtė kuptim, ēfarė ndikimi do tė ketė kjo vizitė?
Ismail Kadare: Mendoj se vizita do tė ketė ndikim pėr tė dhėnė mesazhin qė Ballkani ėshtė i rėndėsishėm pėr Evropėn, por nuk duhet harruar qė Shqipėria ėshtė e rėndėsishme pėr Ballkanin. Prandaj ka njė lidhje logjike midis paqes dhe stabilitetit nė Evropė, me stabilitetin e kėtij gadishulli dhe stabiliteti i kėtij gadishulli nuk mund tė kuptohet pa Shqipėrinė, se Shqipėria ėshtė njė vend i rėndėsishėm. Ėshtė bėrė prej vitesh njė propogandė qė Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, njė vend i parėndėsishėm. Kanė dashur me kėtė gjė madje tė sugjestionojnė edhe vetė shqiptarėt qė ti krijojnė njė kompleks, domethėnė kompleksin e vogėlsisė qė ėshtė njė nga mė tė kėqinjtė e mė tė rrezikshmit pėr njė popull. Prandaj kjo vizitė, nga kjo anė, ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ne duhet tė jemi jashtėzakonisht tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė gjė, sepse njė popull duhet tė kuptojė kur i troket e keqja nė port. Por njė popull gjithashtu, po aq ka rėndėsi tė kuptojė kur i troket e mira. Ne duhet tė presim me dashuri dhe brohoritje presidentin amerikan dhe kjo ėshtė e natyrshme por ndėrkaq sduhet tė harrojmė se bashkė me to ne duhet tė kuptojmė pėrse ai vjen, pra atė qė thatė ju. Ai ėshtė mysafiri i kombit shqiptar, mė i madhi mysafir qė ka ardhur tek ne deri mė sot. Me fjalė tė tjera ai ėshtė mysafiri i lirisė sonė dhe i shpresės sonė.
VOA
|