Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-07, 13:07   #1
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim “Janullatos tė respektojė ligjin, tė lirojė Pallatin e Kulturės”

“Uzurpimi i mjediseve tė Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri” nė Pėrmet nga kisha ortodokse ka sjellė reagimin e dhjetėra figurave tė njohura tė vendit, tė cilėt i kanė dėrguar njė peticion titullarėve mė tė lartė tė shtetit shqiptar. Nė letrėn e hapur dėrguar presidentit Moisiu, kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Topalli, kėrkohet qė kisha ortodokse tė lėrė mjediset qė posedon nė kundėrshtim flagrant me ligjin, si dhe tė rikthehet nė detyrė drejtori i pallatit tė kulturės, Kastriot Bezati. “Hirėsia e Tij, zoti Janullatos, duhet tė lirojė Pallatin e Kulturės ‘Naim Frashėri’. Shteti duhet tė zbatojė ligjin, tė mbrojė e tė lartėsojė Pallatin e Kulturės ‘Naim Frashėri’, nė tokėn e rilindėsve tė mėdhenj, tė vėllezėrve ‘Frashėri’ dhe tė shumė figurave tė tjera madhore, qė na nderojnė si komb nė Ballkan e nė Europė”, - thuhet nė peticionin e firmosur nga akademikėt dhe intelektualėt e njohur shqiptarė. Letra vazhdon mė tej: “Institucionet e kulturės dhe tė fesė, si ēdo institucion, duhet tė veprojnė brenda ligjit tė Shqipėrisė. S’duhet tė ketė padronė, por vetėm shėrbėtorė tė ligjit. Nė fund tė letrės sė hapur kėrkohet nga pushteti qendror dhe ai vendor qė tė rikthehet nė detyrė drejtori i pallatit tė kulturės. “Kėrkojmė tė rikthehet nė punė drejtori, Kastriot Bezati, qė i ka dhėnė shumė kulturės dhe historisė sė Pėrmetit. Kėrkojmė zbatimin e ligjit nga shteti sa mė shpejt nė Pėrmet, pėr pallatin e kulturės ‘Naim Frashėri’” pėrfundon peticioni.
Pak kohė mė parė, kryetari i ri i Bashkisė sė Pėrmetit firmosi urdhrin pėr lirimin e Bezatit nga detyra sė bashku me shumė punonjės tė tjerė tė administratės. Ai ishte ndėr personat qė kundėrshtoi nė mėnyrė tė vazhdueshme kalimin nė pronėsi tė Kishės Ortodokse tė mjediseve tė Pallatit tė Kulturės. Por menjėherė pas pezullimit tė tij nga detyra, u ndryshua totalisht edhe destinacioni i objektit. Kjo solli fillimisht reaksionin e intelektualėve tė qytetit tė Pėrmetit dhe sė fundi, nė mbėshtetje tė Bezatit, por mbi tė gjitha nė respektimin e ligjit, dolėn plot 34 figura tė shquara tė shkencės, kulturės, artit dhe historisė sė vendit.


PETICION

Drejtuar:
Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, zotit Alfred Moisiu
Kryeministrit tė Shqipėrisė, zotit Sali Berisha
Kryetares sė Kuvendit Popullor, Jozefina Topalli
TIRANĖ

Ju drejtohemi pėr mbijetesėn e Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri” nė Pėrmet, sepse kemi mendimin qė kush mbron kulturėn e kombit, mbron edhe Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”. Ligji, tė gjitha shkallėt e Gjyqėsorit, Shkalla I, Apeli, Gjykata e Lartė dhe Gjykata Kushtetuese, kanė vendosur qė Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” tė mos tjetėrsohet e tė kthehet nė kishė, por tė mbetet e lartėsohet si tempull i kulturės nė zemėr tė Pėrmetit, para tė cilit ngrihet emblema e kulturės shqiptare, busti i Naim Frashėrit.
Si nė ēdo shtet tė Europės, edhe nė Shqipėri askush nuk duhet tė dalė mbi ligjin: asnjė njeri, asnjė komunė apo bashki, asnjė institucion qendror i vendit, as edhe Kryeministria, apo Presidenca. Institucionet e kultit, qė janė tė domosdoshme, duhet tė respektojnė dhe t’i binden ligjit tė Shqipėrisė. Hirėsia e Tij, zoti Janullatos, duhet tė lirojė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”. Shteti duhet tė zbatojė ligjin, tė mbrojė e tė lartėsojė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”, nė tokėn e rilindėsve tė mėdhenj, tė vėllezėrve “Frashėri” dhe tė shumė figurave tė tjera madhore, qė na nderojnė si komb nė Ballkan e nė Europė. Shteti duhet tė ndeshet dhe asgjėsojė valėt helenizuese, qė vijnė nė Shqipėrinė e Jugut nga disa qarqe tė caktuara tė Greqisė, nėn emrin e Vorio-Epirit, tė cilat kėrkojnė atė qė s’mund tė kėrkohet dhe qė duan tė godasin apo cėnojnė marrėdhėniet e mira Shqipėri – Greqi.
Institucionet e kulturės dhe tė fesė, si ēdo institucion, duhet tė veprojnė brenda ligjit tė Shqipėrisė. S’duhet tė ketė padronė, por vetėm shėrbėtorė tė ligjit. Pushohet drejtori i Qendrės Kulturore tė Pėrmetit, studiues i kulturės dhe historisė, zoti Kastriot Bezati, vetėm se mbron ligjin, vetėm se bėri qė shteti tė fitonte nė tė gjitha shkallėt e Gjyqėsorit, duke ia lėnė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri” qytetit me emėr tė Pėrmetit. Ėshtė ky njė paradoks: Drejtori mbrojti shtetin dhe shteti e pushon nga puna drejtorin. E kundėrta duhej tė ndodhte: Ata qė e pushuan drejtorin duhet tė pushoheshin apo largoheshin nga puna e shtetit. Shteti s’mund tė veprojė kundėr shtetit, kundėr ligjit tė Shqipėrisė.
Kultura jonė kombėtare e nderon kudo Shqipėrinė. Jemi nė mbrojtje tė Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri”, qė mban emrin “Naim Shqipėria”. Kėrkojmė tė rikthehet nė punė drejtori, Kastriot Bezati, qė i ka dhėnė shumė kulturės dhe historisė sė Pėrmetit. Kėrkojmė zbatimin e ligjit nga shteti sa mė shpejtė nė Pėrmet, pėr Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”
Me besim tek Ju:

FIRMĖTARĖT

1. Prof. Dr. Ylli Popa, kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė
2. Dritėro Agolli, shkrimtar, Nderi i Kombit
3. Prof. Dr. Kristo Frashėri, historian e studiues i ēėshtjes kombėtare
4. Ibrahim Toshkėzi, kryetar i Shoqatės Atdhetare Kulturore “Pėrmeti”
5. Prof. Dr. Pėllumb Xhufi, historian dhe deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė
6. Xhevahir Spahiu, poet
7. Prof. Dr. Luan Omari, nėnkryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė
8. Dr. Moikom Zeqo, studiues
9. Prof. Dr. Farudin Hoxha, nėnkryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė
10. Prof. Dr. Jorgo Bulo, drejtor i Institutit tė Gjuhėsisė
11. Prof. Xhelal Gjeēovi, studiues
12. Prof. Dr. Beqir Meta, historian, drejtor i Muzeut Historik Kombėtar
13. Prof. Dr. Gazmend Shpuza, studiues
14. Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, studiues i historisė
15. Prof. Dr. Seit Mancaku, studiues i gjuhėsisė
16. Prof. Dr. Marenglen Verli
17. Prof. Dr. Afėrdita Jonuzi
18. Prof. Dr. Yllka Selimi
19. Prof. Dr. Valentina Duka
20. Minella Kureta, drejtor i Pėrgjithshėm i Unionit Artistik tė Kombit Shqiptar
21. Prof. Dr. Stilian Adhami, studiues
22. Prof. Dr. Xhovalin Gruda
23. Prof. Dr. Agron Xhagolli, Instituti i Folklorit
24. Prof. Dr. Mark Tirta, studiues
25. Prof. Asoc. Dr. Ilira Caushi
26. Zhani Ciko, Mjeshtėr i Madh
27. Prof. dr. Zyri Bajrami, zėvendėsrektor i Universitetit tė Tiranės
28. Prof. Dr. Muzafer Kurkutaj
29. Eno Koēo, dirigjent
30. Ermir Dizdari, muzikolog
31. Prof. Dr. Perikli Culi
32. Prof. Apostol Kotani
33. Prof. Emin Riza
34. Prof. Valter Shtylla



2 Qershor 2007

Gazeta Albania




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Era1 : 03-06-07 nė 13:08
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante