Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-06-07, 16:18   #6
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E nderuara Rilinda!

Edhe pse jemi ne rubriken e thashethemeve, e me konkretisht ne temen e Pupit, prap do kapesha edhe une per thenien e Pashko Vases porse per te treguar dic tjeter, qe jo rralle here tek ata qe e potencoje kete fjale nuk eshte e njohur.

Pashai yne i njohur, Pashko Vasa kishte nje mendjeprehtesi dhe nje largepamesi te madhe, dhe ai vepronte ne nje periudhe ku shume shqiptare kishin filluar te asimilohen. Ne atebote kisha ortodokse kishte marrur permasa te medha e qe udheheqij nga greket e ca nga serbet, dhe tashti insitucioni i komuniteteve fetare ortodokse ishte konvertuar ne misionin e shemtuar te asimilimit te kombit te shtrenjte shqiptare nga ana e shqiptarefobeve te medhenje, te cilet njeherit ishin edhe kundershtuesit e udhes se shtrenjte te shkronjave te arta shqipe, e qe ne procese shume te veshtira ne si popull aritem deri tek alfabeti yne.

Kur, ne atebote shqiptaret vecse kishin filluar te admirojne kishen e cila udhehiqej nga anti-shqiptaret me te medhenje shqipfoles (atehere) sipas Pashko Vases, ishte imperative qe popullin ta largoje nga dashuria e zjarrte e atyre komuniteteve me frike se mos po asimilohen ne greke e serbe. Pra fjala e pashait tone, kishte te beje me nje thirrje per t'u ikur kolapsit qe i kanosej kombit tone nga kisha.

Pra, kemi te bejme me nje fjale e cila qe ne esence e qe ne rastin konkret ka te beje me atdhetarizem jo antifetar, pra, mbase vet Pashko Vasa ka qene pjesetar i nje komuniteti fetar, porse ai kete fjale e thoshte ne ate menyre qe shqiptaret te mos anojne nga kishat e atehershme te cilat ishin ne misionin e shkatrrimit te kombit tone, porse largepamesija e Pashko Vases per t'u ekzposuar ne publik tek populli si nje neutral beri qe ai edhe te permenden edhe komunitetin musliman ne kete thenie te tij.

Sot, edhe ne kete kohe po rringjallet problemi i atehershem. Forumi Shqiptar, qe permban mbi 30.000 anetare finansohet nga Janullatosi, nje grek i cili eshte ne krye te kishes ortodokse ne Shqiperine meme. Valle, ku mbeten keta qe e duan thenien e Pashko Vases (njekohesisht duke e keqinterpretuar), kur tash ne nje pjese te Shqiperise mesohet ne shkolla se Shqiperia eshte heleno/greke, ku jane keta "trima" falsit e te mbrojne identitetin tone qe po rrezikohet nga Janullatosi grek i cili e mori komunitetin ortodoks nen udheheqjen e tij ne menyre qe te vepron ne mision e tij smirekeq, e qe eshte per te asimiluar shqiptaret. Sinqerisht, kjo eshte demagogjija me e madhe qe behet sot nga ne, kane ardhur nga Greqija grupa e Janullatosit dhe kane hyre ne palce te administrimit (saqe pohohet qe edhe PS-ja te kete finansa nga ky grek) e shqiptaret flejne, e ca edhe pse nuk flejne akoma citojne fjalet e pashait qe flasin per dic tjeter, e ata e adresojne ne adrese totalisht te gabuar (nuk jam duke t'u drejtuar ty personalisht, porse ata qe thirren ne kete fjale pa mos e ditur fare ate).

Pastaj, ta themi te drejten, ē'rendesi kane veprimet e XY personave qe diskutojne e veprojne XY ideologji/mendime te tyre personale, qe t'u shkaktoje nervoze ndokujt qe t'i citoje keto fjale te Pashkos (mbase sic u njoftova kjo eshte arsyeja e citimit te asaj "proverbe") e qe mendoj se niveli intelektual i yni si shqiptar e me i konkretisht i parafoleses nuk kapet per raste e persona konkret per ceshtje konkrete. Neve, duhet te kapemi tek baza, themeli e esenca, nese aty kemi dic kunder duhet ta themi e te debatojme, e jo te kapemi "tha, e beri filani e halani keshtu, aty e ketu" e me pastaj te pohoje se "prandaj sot jam nervozuar me te dhe me gjithe komunitetin e tij".

Neve jemi ne periudhen e tranzicionit ku demokracija po frymon ne shtetet tona, dhe tashti eshte ne kontradikte totale nese i behet nje komperative me e vogel kodeve demokratike me veprimet e XY personave "udheheqes" shqiptare, qe ndalojne te drejten personale e lirise se te zgjedhurit dhe te jetuarit ne jeten e tyre private perderisa kjo edhe ne publik nuk behet ne menyre kolektive.

Filozofi i njohur Kanti, thoshte se: "Te zgjedhurit eshte liri" dhe tashti perderisa ndokush zgjedh dicka qe ai mendon se eshte adekuate per te dhe nuk i ben dem shoqerise c'te drejte merr ndokush te del dhe t'u ndalon te drejtat e tyre.

Pastaj, pse dalin tema kaq provokative ne mesin e shqiptareve, perderisa ne si popull kemi ndershmuar nder shekuj tolerance nderfetare dhe jemi shembulli me i mire ne Bote per nje ure te tille te mirekuptimit, kete e ka potencuar edhe vet presidenti Bush sot ne Tirane.

Ata qe leshojne pluhur me keso tema, jane vetem ca shqiqfolesa qe admirojne misionet greko-sllave per percarjen e shqiptareve, si ne kete rast Pupi i cili nuk ia ka idene kauzes kombetare, e qe eshte nje misionar qe synon te shkaktoje polaritetin e keq mes shqiptareve. A nuk eshte keshtu, perderisa njihemi ne Bote si promovues te tolerances, e keta na dalin me tema te ketilla?

me subtilitet
eXperti
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė