Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-07, 19:58   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Emri i 25 vjeēarit nga Kruja ka qenė nė listėn e personave tė skeduar tė paraqitur nga CIA, si njė person qė duhet mbajtur nėn vėzhgim tė pandėrprerė

Vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush e planifikuar pėr sot nė mesditė nė rrethin e Krujės ka bėrė qė agjentėt e antiterrorit tė SHISH-it dhe policisė tė kenė nėn vėzhgim 24 orė pa ndėrprerje qysh prej 48 orėsh ish-imamin e qytetit Olsi Veseli. Pavarsisht faktit se Veseli nuk pėrbėn ndonjė kėrcėnim serioz pėr vizitėn e presidentit amerikan nė provincėn nė periferi tė Tiranės, strukturat e specializuara antiterror e kanė pėrfshirė dhe atė nė planin e masave tė rrepta. Nė tė vėrtetė emri i 25 vjeēarit nga Kruja ka qenė dhe nė listėn e personave tė skeduar tė paraqitur nga shėrbimi inteligjent amerikan, si njė person qė duhet mbajtur nėn vėzhgim tė pandėrprerė. Veseli banon me prindėrit e tij nė njė shtėpi tė thjeshtė nė periferi tė qytetit tė Krujės, pikėrisht nė lagjen qė ndodhet poshtė kalasė historike. Ai mbetet deri tani i vetmi shqiptar, emri i tė cilit ėshtė publikuar si ish-pjestar i njė formacioni luftarak tė militantėve islamikė dhe luftėtarėve talebanė nė Afganistan. Ish-imami i xhamisė sė Krujės ėshtė mbajtur nėn survejim nga agjentėt e Shėrbimit Informativ Shqiptar edhe para se nė Shqipėri tė lajmėrohej vizita e presidentit Bush, madje qysh nė momentin kur ai u riatdhesua. Agjentėt e shėrbimit tė Luftės Kundėr Terrorit u njoftuan gati dy vjetė mė parė shėrbimi inteligjent amerikan se nė periferi tė Kandaharit, gjatė njė operacioni tė marinsave ishte kapur mes njė grupi militantėsh afganė dhe imami i xhamisė sė Krujės. Hetimet u kryen paralelisht nga agjentėt nė terren tė zyrės sė Antiterrorit nė Ministrinė e Brendėshme dhe nga agjentėt e zyrės sė Antiterrorit nė SHISH. Veseli ishte rekrutuar si njė i ri me besim tė fortė nė fenė islame dhe mė pas ishte dėrguar me pretekstin pėr studime teologjike nė njė universitet fetar nė kryeqytetin e Jemenit San’a. Imami i Krujės dhe njė grup islamikėsh tė tjerė nga vendet arabe u stėrvitėn pėr luftė guerrile nga 4 deri nė 6 muaj nė Jemen. Kur pėrfundoi trajnimi i plotė, rekrutėt e rinj islamikė u nisėn fillimisht me linjė ajrore drejt Pakistanit, nga ku kaluan kufirin dhe iu bashkuan luftėtarėve talebanė nė Afganistan. Veseli mendohet tė ketė vepruar pėr gati njė vit nė radhėt e luftėtarėve talebanė deri sa u kap nga marinsat amerikanė nė rrethinat e Kandaharit.
Qysh nga ai moment imami i Krujės iu nėnshtrua njė hetimi special nė burgjet famėkeqe tė Afganistanit, tė njohura pėr trajtimin e ashpėr qė u bėjnė tė dyshuarėve si militantė islamikė apo mbėshtetės tė talebanėve dhe Al-Kaeda-s. Pas njė viti nė burgjet afgane Veseli u riatdhesua nėn kujdesin e shėrbimeve inteligjente amerikane nėpėrmjet linjės ajrore me Turqinė nė fundin e qershorit 2006. Gjatė hetimit rezultoi se ai s’ka patur ndonjė rol tė rėndėsishėm nė radhėt e militantėve talebanė dhe se kishte rėnė viktimė e radikalėve islamikė pėr shkak tė moshės shumė tė re.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė