Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-07, 02:58   #1461
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sa shumė e kemi pėrdorur fjalėn PUTHJE, lexoni diēka nė lidhje me tė...

Muajin e kaluar, dy puthje tė "mrekullueshme" kanė shėtitur nė tė gjithė botėn. Ata qė kanė kryer kėtė akt janė George Clooney dhe Richard Gere - praktikisht dy princat e kaltėr mė seksi tė kohės - tė cilėt kanė ngjallur habi dhe kanė tronditur botėn me dy puthje prej "horrash". George i ka dhėnė njė super puthje pėr bamirėsi. Ai i ka bėrė njė puthje me buzė tė mbyllura gruas sė njė regjisori tė famshėm amerikan, nė njė garė bamirėsie nė Festivalin e Kanės. Ndėrsa Richard Gere ka puthur nė mėnyrė tė shkujdesshme njė yll tė "Big Brother" (nė versionin Indian), indianen Shilpa Shetty, nė njė vend tė Indisė, ku tė fejuarit nuk u japin as dorėn femrave kur janė nė rrugė. Nė njė gjyq tė Rajastan ėshtė urdhėruar menjėherė arrestimi i aktorit, i cili ėshtė akuzuar pėr akte tė turpshme nė vende publike, ndėrsa ekstremistėt indianė kanė djegur nė rrugė foton e aktorit qė kreu aktin.

Mesa duket, nė vendet lindore, nė ndryshim me ato perėndimore, ka ende diēka tė shenjtė nė puthje, pavarėsisht sjelljeve tona seksuale tė lira dhe tė shfrenuara: diēka tė thellė e tė fuqishme. Frojdi thoshte se anatomia ėshtė fat dhe nė hartėn e trurit goja ka njė pozicion shumė mė tė rėndėsishėm nė lidhje me organet e tjera seksuale (vetėm dora dhe gishtėrinjtė zėnė njė hapėsirė analoge nė tru). "Ēfarė bėn pėr puthjen, njė puthje", kėtė e tregon njė libėr, i cili do tė dalė nė shitje kėto ditė dhe titullohet "Puthja", i shkruar nga Alan Montandon, profesor i letėrsisė krahasuese nė Paris dhe anėtar i Institutit Universitar nė Francė. Fillohet me gjimnastikėn, sepse puthja ėshtė edhe njė ēėshtje muskujsh: specialistėt thonė se njė puthje e thellė pėrfshin 29 muskuj tė fytyrės, ku 17 janė vetėm pėr gjuhėn: veē tė tjerash vė nė lėvizje 9 miligramė ujė, 0.18 lėndė tė yndyrshme, 0.45 kripėra minerale, mijėra baktere dhe miliona mikrobe.

Antropologėt, nga ana e tyre, shikojnė te puthja simbolin e njė shkėmbimi, ushqyerje, dashurie, por edhe diēka mė shumė: pothuajse njėsoj si njė transfuzion shpirtėror. Si lindin puthjet? Sipas etologut Desmond Morris edhe ne, qeniet njerėzore, e praktikonim tė ushqyerin gojė mė gojė, siē bėjnė zogjtė, majmunėt dhe luaneshat. Nėnat tona e pėrtypnin ushqimin vetė dhe ua jepnin tė vegjėlve me gojė. Morris thotė se njeriu e ka praktikuar kėtė formė tė ushqyerit tė paktėn pėr 1 milion vite. Tė dashurit qė e "eksplorojnė" nė mėnyrė reciproke gojėn me gjuhė, do tė vinin re mė pas mirėqenien arkaike, ndjenjėn e kėnaqėsisė dhe besimin e tė ushqyerit gojė mė gojė. Por, kėnaqėsia e puthjeve ėshtė edhe njė fakt kimik. Nė rastin e "puthjes sė parė" (me dikė qė na pėlqen shumė) tek individi shfaqet nė fakt njė "stuhi" e vėrtetė, qė shkencėtarėt i atribuojnė njė molekulė feniletilamina (Pea), e cila shkakton efekte tė ngjashme me amfetaminat dhe vepron mbi sjelljen dashurore, duke dhuruar prodhimin e dy hormoneve, dopamina, njė neurotransmetues qė prodhon ndjenja shpėrblyese e tė kėndshme dhe noradrenalina qė provokon ngacmimin dhe euforinė.

__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė