Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pokeri
Kjo grishje qė shpesh mund tė haset edhe nė kėtė Forum, nė thelb ka njė paranojė tė pashpjeguar e cila ndėrlidhet ngushtė me mohimin e Identitetit shqiptar nė ditėt e sotme.
|
Pohime te tilla ne thelb kane nje paranoje ndaj faktit se feja e pare e shqiptareve ka qene krishterizmi, dhe se Islami tek ne ka ardhur si presion. Nuk po mundem ta kuptoj se si mund te flitet per nje paranoje e mohim ndaj identitetit shqiptar ne kete rastin tend, perderisa hoxhallaret perdite na predokojne neper xhamia se ata qe nuk i nenshtrohen Islamit jane te pa Zot, te pa fe e tj.??
Citim:
Ftesa apo thirrja, "Hajde, kthehu nė besimin e tė parėve" nė realitet tingėllon; -"Hajde bėhu shqiptar"!
|
Ftesa hajde te kthehemi ne religjionin e vjeter ne syte e mij tingellon: Ju qe si pasoje e presionit otoman u larguat nga kultura autoktkone, ndihuni tash te lire te gjeni dashurine per rrenjet e juaja. Do e sqaroj mendimin tim me dy shembuj:
(1) Ne e dijme se ne Kosove ka patur (rralle, por ka patur) femije shqiptare, te cilet Serbishten e njihnin me mire se Shqipen. Simbas formules tende do te ishte gabim te apelosh tek keta femije t“i rikthehen kultures apo gjuhes se tyre: Shqipes. Kjo kritike e jotja eshte per mua e paarsyetuar. Eshte e qarte qe keta femije jane poashtu shqiptare (pra nuk behet fjale per mohim te identitetit kombtar te tyre), por pasi qe thjeshte kane pesuar me shume se tjeret nga presioni jugosllav, eshte ne cdo aspekt legjitime, nese dikush mundohet te vetedijesoj keta femije, duke u bere thirrje per nje rimendim ne lidhje me gjuhen e tyre.
(2) Ne e dijme se ka femije ne diaspore, te cilet gjuhen apo kulturen e tyre e njohin kryesisht nepermjet televizionit shqiptar, dhe ate ndoshta jo me shume se 1 ore ne dite, pra kur prinderit e tyre i degjojne lajmet e mbremjes ne RTK e tj. A kam qellim negativ une, nese ketyre femijeve u apeloj te kthehen tek kultura e prinderve te tyre a? Nese ndikimi per vetedijesim tek keta femije behet pa asnje fije lendimi apo presioni, cka ka per te kritikuar ketu??
Citim:
Kjo tendencė mohimi e identitetit tė pjesės mė tė madhe tė Kombit, ėshtė jo vetėm e rrezikshme por kryekėput anakronike, pėrjashtuese, regresive...
|
E rrezikshme mund te jete, sepse me Islamin kemi te bejme me nje religjion tejet te dhunshem dhe me definicione te ngushta per tolerancen apo dialogun; keshtu qe nuk ndodhe rrale qe nje shqiptar musliman te quaj njerezit te cilet refuzojne Islamin si serbź apo sic i quan ti me poshte njerez shpirteshitur. Pra kaq rrezik shoh une ketu. Mirepo cka aspak nuk kuptoj, eshte se pse thua anakronike? Anakronike dtth e tejkaluar, apo jashte mode. Une kisha thene se kthimi ne religjionin e origjines eshte shprehje e vetedijesimit tane ndaj rrethanave te se kaluares. Pra eshte nje sjellje tejet fisnike. Edhe une jam lindur si musliman, por me kohen mesova se zbatimi i kesaj feje si shqiptar nuk do te thote asgje tjeter, vecse vazdhdim i periudhes okupuese te otomaneve. Nese sot kerkoj ta nderpres kete periudhe, nuk e njoh veten si anakronik. E njejta mund te thuhet edhe per atributet poashtu te paqelluara perjashtuese apo regresive (heheheh regresive, a mos ndoshta mbetemi pa femije, nese nuk kemi mundesi te shkojme te hoxha te na porosise me hajmali disa femije tek shoku i tij transcendental, Allahu?)
Citim:
Pėr ekstremistėt e krishterė duket tė jetė e paimagjinueshme qė tė identifikohesh si shqiptar i besimit islam! Pra, sipas tyre nuk mund tė jesh mysliman dhe shqiptar i mirė njėkohėsisht. Nuk mund tė jesh mysliman dhe ta adhurosh e tė krenohesh me Gjergj Kastriotin, Nėnė Terezėn, Gjergj Fishtėn etj.
|
Nuk jane ne pyetje ekstremistet e krishtere. Vej re edhe pjesen jo-krishtere te popullit tane qe e shohin si kunderthenese qe predikimi islam, simbas te cilit njerezit qe nuk besojne ne Kuran e qe nuk jetojne simbas tij, jane te pa Zot e tj. dhe mburrja me Gjergj Kastriotin te takohen ne nje person. A mos paska arritur shkenca e interpretimit te Kuranit aq large, sa qe te predikohet sot, se po te kishte jetuar Gjergj Kastrioti ne ditet e sotit, me siguri me mburrje do te ishte perulur prane muecineve qe shperndajne mesime te kultures otomane neper Kosove??
Citim:
Ajo qė tejkalon tė gjithė kufijtė e logjikės sė shėndoshė ėshtė pretendimi se; -Nuk mund tė jesh Evropian, nėse nuk je i krishterė. Ky postulat pėr qenėsinė shqiptare ėshtė vendosur nga qarqet shoveniste serbe, kėtu e 100 vjet mė parė ndėrsa sot tė njejtės "melodi" i bien disa "shpirtėshitur" shqiptar (shpresoj pa vetėdije) duke rrahur gjoks se pikėrisht ATA "e ruajtėn dhe shpėtuan" Kombin.
|
Persa me perket mua, nuk besoj qe nuk mund te jesh europian pa qene njekohesisht i krishter. Por gabon shume, nese deshiren time per tu kthyer ne religjionin e te pareve e kupton si nje pasoje e ndonje presioni europian. Perkundrazi!! I vetmi motiv qe kam, eshte se Islami eshte kulture e nje ish-pushtuesi!!
Citim:
Unė jam i gatshėm "tė bėhem shqiptar", pasi nuk qenkam!
|
Ti shqiptar je sa te duash vet. Por edhe une aspak ma pak se ti jo, nese une konvertohem nje dite.
Citim:
Mirėpo, nė kėtė kthim nė kohė (shih kryeneqėsinė) nuk dėshiroj tė ndalem nė kohėn e Krishtit. Pse tė mos kthehemi edhe mė shumė nė kohė? Pse tė mos i kėrkojmė rrėnjėt mė tė thella, pse mos ta gjejmė burimin e burimit tė zanafillės sonė?!
|
Te ndalemi ne kohen e Krishtit, sepse eshte religjioni i pare i yne monoteist edhe sepse nuk eshte perhapur si pasoje e ndonje pushtimi. Ne kohet para Krishterizmit, nuk kemi fakte qe kemi ekzistu si shqiptare, por si ilire: popull qe nuk ka njohur nocione si komb ose nacion ose shqiptar.
Citim:
-Hajde tė bėhemi shqiptar (Ilir) duke u kthyer nė paganizėm, nė kohėn e gurit, bronzit, e tė dalim tė gjuajmė derra tė egėr, veshur me lėkura arushe, me bothėn pėr fushe, e t'i lutemi Diellit, Rrufesė, nė kohėn kur s'ka tė hėne, marte... as muaj kalendarik, as Vit tė ri e Babadimėr, as Mesha pontifikale, e Mevlude!!!
-Hajde tė kthehemi nė kohė (tė bėhemi shqiptar-Ilir) e tė pijmė birra Sabaia, e t'i sulemi Romės, Stambollit, tė dehur tapė t'a tmerrojmė gjithė Evropėn e Azinė, e para Kolumbos ta zbulojmė Amerikėn (edhe ta pushtojmė aty pėr aty).
-Hajde tė bėhemi Ilir paganė, e ta zbulojmė tė parėt rrotėn, ndoshta dikush na e jep ēmimin Nobel, edhe para vėllezėrve Lumier ta shpikimin Kino-kamerėn e ta xhirojmė filmin e parė, vetėm e vetėm ta fitojmė njė Oskar (mos harroni pa i lexue dy shkronjat e para tė kėtij ēmimi se pastaj e fituam atė qė zakonisht e fitojmė).
-Hajde tė bėhemi Ilir, edhe ta ndėrtojmė njė shkallė gjigante, dhe tė parėt tė arrijmė nė Hėnė, e ta ngulim Flamurin e Ilirisė, e t'ia ēkėrdhjemė nanėn Juri Gagarinit, Nil Armstrongut, Amerikės dhe Rusisė!
Hajde de!!!
|
Hahahaha dmth vullnetin/deshiren e disa shqiptareve per tu kthyer tek rrenjet e veta, e sheh si nje kompleks, apo ndjenje inferioriteti, nga e cila del nje deshire per te zaptuar boten a? Ncncnnc sa keq qe nuk ke degjuar per popuj tjere qe mbeturinat e nje okuptimi, menjehere i kane recykluar sapo qe kane fituar lirine. Ne vetem jemi vonuar!!
Eh Pokeri i nderuar, me keqardhje po them se shume deshire kisha patur te ishe ende ne mesin tone, dhe te debatonim edhe me tej. Nuk pata zgjidhje tjeter, vecse te pergjigjem ne kete postim, edhe pse e di qe s“je me kendej pari. Shpresoj nuk te nguce lemza tash shume. I nderuar qofsh kudo te jesh.
|