Tema: Imunizimi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-06-07, 14:11   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vaksinimi i femijeve

Ndoshta detyra me e rendesishme e mjekut te sherbimit te detyrueshme ne fshat dhe mjekut te pergjithshenm dhe te familjes eshte perparimi dhe percaktimi i veprimtarive per rritjen e nivelit shenedetsor nepermjet parandalimit primar.
Vaksinimi i infanteve dhe femijeve perben proceduren me te thjeshte dhe rezulatative te prandalimit primar. Ne tabelen 9,3 vaksinat nderkombetare, rruga e administrimit, efeketet anesore, si dhe menyre e ruajtjes se tyre.
Gjithashtu ne tabelat 9.4, 9.5 dhe 9.6 permendet kalendari i vaksinimeve sipas moshes dhe gjendjes se vaksinimit. Duhet te shenohet qe numri me i vogel i dozave te domosdoshme per imunizimin baze per DTP eshte 4 doza , ne moshat me te vogla e se 4 vjec dhe 3 doza per te gjitha moshat.
Tabela 9.4. Kalendari i vaksinimit per femijet.

Mosha
Vaksina
Ne lindje ose deri ne 1 muaj
HBV
2 muaj
DTPIPV, Hib, HBV
4 muaj
DTPIPV, Hib
6 muaj
DTP, Hib
7 muaj
HBV
12 muaj
Hib
15 muaj
MMR
18 muaj
DTP, OPV
4-6 vjec
DTP, OPV, MMR
6 vjec
BCG
11-12 vjec
MMR (ne qofte se nuku be ne 4-6 vjec)

Td



Tabela 9.5. kalendari i vaksinimit per femijet nen 7 vjec qe jane vonuar te vaksinohen

Periudha midis vaksinimeve
Vaksinat
Vizita 1
DTPIPV, Hib, HBV, MMR
1 muaj mbas vizites 1
DTPIPV, HBV
2 muaj mbas vizites 1
DTP
8 muaj mbas vizites 1
HBV
16 muaj mbas vizites 1
DTP, OPV
4-6 vjec
DTP, OPV
6 vjec
BCG
11-12 vjec
MMR
10 vjet me vone
Td


Tabela 9.6. kalendari i vaksinimeve te femijeve me te rritur se 7 vjec qe vonuan te vaksinohen

Periudha midis vaksinimeve
Vaksinat
Vizita 1
Td, OPV, MMR, HBV
2 muaj mbas Td –1
Td, OPV, HBV
8-14 mauj mbas Td - 1
Td, OPV, HBV
11-12 vjec
MMR
10 vjet me vone dhe cdo 10 vjet per pjesen tjeter te jetes.
Td




Tabela 9.7. Kunderindikacionet sipas llojit te vaksines .

Loji i vaksines
Kunderindikacionet

MMR
Histori e reaksioneve anafilaktike ndaj vezes dhe nomicines. Shtatzani
OPV
Te semure me imunodeficience ne te afermit e te vaksinuarit Shtatzani
DTP
Encefalopati Brenda 7 diteve nga doza e meparshme, shkok, ose temperature > 40oC Brenda 48 oreve nga e qara e perparme ose kembengulese > 3 ore. Spazma Brenda 3 diteve nga doza e meparshme.
Hib
I semure me semundjen Hodgin qe merr kimioterapi
VARICCELA
Alergji nga neomicina. Te shmanget marrja e salicilateve 6 jave mbas vaksinimit dhe barra nje muaj mbas.
HEPATITIS Β
Njeri me histori reaksioni nga doza e pare e vaksinimit ose hipersensibilizim nga produktet e vaksines
IPV
Alergjina nga streptomicina ose neomicina.

Gjithashtu duhet te nenvizohet qe HBV bashke me imunoglobulines humane kunder hepatitit B (HBIG) domosdo administrohet menjehere mbas lindjes, ne femijet qe lindes nga nena positive per antigjenin e hepatitit B.

Hib ne femijet 7-11 muaj administrohet ne 3 doza, me largesi 2 muaj, ne femijet 12-14 muaj ne dy doza, kurse ne femijet 15- 59 muaj ne nje doze, ne viziten e pare ose ne cfaredo vizite.
Vecanerisht per vaksinene e hemofilus, kerkuesit mendojne se imunizimi mund te ndikohet nga ndryshimet ne vaksine nga prodhues te ndryshem gjate vaksinimit baze. Rekomandohet qe vaksinimi baze per hemofilus te behet gjithmone me vaksinte te te njejtes shoqeri prodhuese, kurse doza kujtese, mbas 12 muajsh, mund te behet me cfaredo vaksine.
Kunderindikacion per te gjitha vaksinat perben temperatura akute si dhe rekasionet e perparme alergjike ose te tjera nda vaksines ose te perbersve te asaj. Kunderindikacion per vaksinat me viruse te dobesuar dhe te gjalle perben barra, imunodeficienca (terapia inmudeficiente, insuficienca imunitare- pervec AIDS ku duhet te behet MMR, neoplazi malinje) dhe marrja kohet e fundit (3 muaj te pakten) gamaglobulines, plazmes, ose gjakut.
Duhet gjithashtu te shenojme qe administrimi i menjehershem i vaksinave nuk prek pergjigjen e antitrupave dhe nuk rrit efektet anesore dhe per arsyet e mesiperme rekomandohet. Per te pasur nje pergjigje imunitare te mjaftueshme eshte e domosdoshme te mbajme distancat kohore te vaksinimit. Ne qofte se keto jane me te medha se sa te kerkuarat nuk duhet te perseriten dozat por te vazhdohet vaksinimi per plotesimin e numrit te dozave.
Pothuaj te gjitha vaksinat qe perdoren gjere ne pediatri mund te administrohet ne bashku pa u rritur efektet anesore ose te zvogelohet rezultati. Keshtu DTP (DTdP), PV ose IPV, MMR Hib HBV mund te administrohen se bashku. Perjashtim perben BCG qe duhet te kete distance te pakten 2 muaj nga vaksinat e fruthit.
Tabela 9.8 Ne femijet me AIDS rekomandohen keto skema vaksinimi.
Lloji i vaksines PA SIMPTOMA ME SIMPTOMA
DTP PO PO
OPV JO JO
IPV PO PO
MMR PO PO
HbC V PO PO
Pneumonokokut PO PO
Gripit JO* PO
*nuk kunderindikohet
Rendesi te vecante ka kualifikimi i vazhdueshme i mjekut ne teknikat e vaksinimit dhe informimi per vaksinat e reja.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė