Wisner: Pavarėsi nėse nuk ka marrėveshje
Wisner: Pavarėsi nėse nuk ka marrėveshje
I dėrguari amerikan pėr statusin e Kosovės, ambasadori Frank Wisner, ka thėnė se po bėhen tė gjitha pėrpjekjet qė statusi i Kosovės tė zgjidhet edhe para takimit tė presidentėve Bush dhe Putin nė SHBA nė fillim tė muajit korrik. Nė njė intervistė me BBC-nė, ambasadori Wisner ka thėnė se konsensusi ndėrkombėtar pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė mė i rėndėsishėm pėr vetė Kosovėn dhe tė ardhmen e saj nė strukturat euro-atlantike.
Mirėpo ambasadori amerikan ka thėnė se durimi ka kufi dhe se rezoluta duhet tė kalojė sa mė shpejtė nė Kėshillin e Sigurimit.
Wisner ka shtuar se pėrkrah nevojėn e bisedimeve shtesė, por nė rast tė mos arritjes sė njė marrėveshjeje atėherė duhet pranuar pavarėsia e Kosovės. Ai ka thėnė se SHBA-ja fuqishėm qėndrojnė mbėshtetje tė arritjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe tė zbatimit tė plotė tė planit tė Ahtisaarit.
|