"Videoja, dhe njė eksperiencė personale"
GAZETA SHEKULLI
Ardian, emigrant Gjermani
18-06-2007
Videoja e re greke nuk mė ēudit. Kam qenė emigrant nė Greqi qė nė vitin 1995 dhe kam asistuar nė njė kthim masiv emigrantėsh, nga ishulli i Skiathos, deri nė Kakavijė. Udhėtuam me traget nga ishulli, nė drejtim tė Vollosit. Ishim klasifikuar si klandestinė pa dokumente, pavarėsisht se shumė prej nesh kishin vizė; por ua quanin false.
Nuk e harroj pamjen kur na nxorėn nga policia, na vunė nė rresht dhe na hipėn nė njė autobus qė do na ēonte nė port. Pėr tė shmangur kureshtjen e turistėve (komisariati ndodhej nė rrugėn kryesore tė ishullit tė vogėl) na godisnin qė tė ecnim shpejt dhe ta bėnim rrugėn nga komisariati tek autobusi me vrap. Mė pas, na hipėn nė traget dhe na vendosėn poshtė tek motorėt. Ishte njė sallė, ku u ulėm tė gjithė nė shesh. Rreth 10 policė vinin vėrdallė.
Rrugės menduan me sa duket tė argėtoheshin. Filluan tė na vinin tė gjithėve tė bėnim pompa (ulje ngritje me shpatulla nga toka) dhe njėri prej tyre, qė vetėm qeshte dhe hante, na vinte dhe kėmbėn nė kurriz, ose na lėshonte gazra nė fytyrė. Fyerjet dhe talljet ishin nga mė "tė larmishmet"... mos zgjatem kot. Nė Vollos qėndruam nė qeli dy net, derisa erdhi autobusi burg qė na mori pėr Kakavijė. Ishte tmerr tė qėndroje nė njė dhomė tė vogėl, u nuk shihje asgjė dhe ndihej veē erė urinė dhe jashtėqitje. Filluam tė thėrrisnim "bukė, bukė" nė greqisht dhe vetėm diku nga orėt e para tė mėngjesit, njė nga policėt qėlloi me pak shpirt. Zgjodhi njė prej nesh qė tė mblidhte tė holla nga tė tjerėt dhe tė dilte jashtė tė blinte ushqime. Menduam se ai djali nuk do tė kthehej mė, por ai u kthye bashkė me ushqimet.
Rruga deri nė Kakavijė dhe trajtimi nė kufi, ishin eksperiencė mė vete. Gjithsesi, unė nuk fajėsoj grekėt, e them sinqerisht. Fajėsoj veten time nė radhė tė parė dhe pastaj gjithė sojin e turpshėm tė atyre qė unė zgjedh me votėn ose mos votimin tim, tė jenė nė krye tė punėve nė Shqipėri. Ky soj ordiner, ka ndėrtuar njė vend ku nuk jetohet dhe ne marrim rrugėt pėr t'u trajtuar si kafshė, nė eksperienca jetėsore qė shpesh shkaktojnė trauma tė pėrhershme.
|