Dorėheqjet pėr tė shurdhėt
Tani pas shtyrjes janė te arsyeshme dorėheqjet politike, Pėr te pasur sukses procesi pėr Kosovėn, pėr te pasur suksesin me tė mundshėm pavarėsia e Kosovės, ata duhet ta bėjnė dorėheqjen vendim te tyre, vendim tė Kosovės.
Nga Bekim Rexhepi
Pse duhet tė ndodhin dorėheqjet politike, nė dobi tė procesit tė Pavarėsisė sė Kosovės?. Pėr kėtė pyetje, shumė kush do tė gjente pėrgjigjeje e favorshme, nėse do tė kishte para dhe sysh realitetin dhe serinė e ngjarjeve politike nė Kosovė dhe rreth saj. Njė dorėheqje politike nė pėrputhje me vetė/kėrkesėn moralizuese e ndihmon procesin aktual, qė tė mos/dėshtoi Kosova dhe tė tjerėt pėr Kosovėn. Kur themi vetė/kėrkesė moralizuese kam mbėshtetje nė teorinė politike e cila sqaron se kur njė klasė politike dėshton ne prognozat e saj, ajo mė nuk do tė mund tė tregoi as edhe minimumin e vetė nė vazhdimėsisė e saj politike edhe pėr kohė te tjera.
Klasa politike edhe pse ka te drejtėn e vet te vetėvlerėsimit tė saj, ka gjithashtu edhe tė drejtėn tjetėr, po ashtu, te vetėkritikės sė vetvetes aty ku ēalon. Duke mos i bėrė kritikė vetvetes, klasa politike e ka ngarkuar spektrin tjetėr ( i’a ka qitur gjuhen jashtė institucionit tė politikės), ta bėjnė kritikėn. Kjo kritikė e “gjuhės se ashpėr”siē e quajnė ata shpesh,nuk mund tė jetė apo tė bėhet prej qėllimit dhe arsyes brenda ati botėkuptimit politik tė klasės aktuale... Edhe pse Klasa politike apo institucionet tona politike nuk kanė vesh pėr kritikat, ato po tregohen akoma mė shumė te dėmshme pėr vendin duke i qėndruar procesit nė rolin e spektatorit politik. Klasa jonė politike, mė shumė duket informale sa i pėrket Kosovės, sesa qe Serbia ne fakt po bėn pėr Kosovėn. Dikush mund tė thotė me te drejtė se “dy kundėrshtar racor politik po hamendin 100 tė tjerė”. Kjo tregon se Kosova mė pak ka bėrė pėr vete sesa qe Serbia ka bėrė pėr Kosovėn, qe ajo te jetė pjesė e pa ndashme e sovranitetit apo e vet saja.
Pėrēmimi i kombit
Tani pas shtyrjes janė te arsyeshme dorėheqjet politike, Pėr te pasur sukses procesi pėr Kosovėn, pėr te pasur suksesin me tė mundshėm pavarėsia e Kosovės, ata duhet ta bėjnė dorėheqjen vendim te tyre, vendim tė Kosovės. Por, ne fakt qė tė ketė dorėheqje ka fare pak gjasa, sepse veprime moralizuese nga ta nuk mund te priten, mė se paku prej tyre. Madje nuk kemi as edhe prova shėnjuese se ka pasur nė te kaluarėn, ndonjėherė fleksibilitet politik ne dobi te Kosovės prej tyre. Pushtetarėt e Kosovės, pozitat e tyre i kanė marr me pak merita politike, por, pėr ti dhėnė kėto pozita vėshtirė se e bėjnė tė mundshmen. Ata akoma janė nė gjendje te nakatosin popullin, ēoftė edhe me ndonjė fatkeqėsi tjetėr,pėr shkak te pozitave te tyre qe akoma nuk mund tė quhen pozita e nderit tė tyre sepse janė pozita akoma prej servilizmi apo solidarizmit me regjimin aktual. Sido ēoftė politika (e hiq bėrjes) dhe pozitat (e pa pozitė) e tyre, vazhdon tė mbetet veprimtaria e tyre mė joshėse nė publikun apo arenėn shqiptar. Nuk e kemi te vėshtirė, madje as edhe tė kuptojmė se pse politika pėr ta ėshtė dhe mbetet burimi i mbijetesės sė lehtė. Tė gjithė do ta duan njė politik tė tillė pėr njė mbijetesė tė lehtė por kur ajo dėmton kombin dhe interesin e vendin, ajo politikė mė nuk mbetet burim pėr mbijetesė personale apo grupore, por mbetet mashtrim denigrim i gjithēkaje. Askush nuk mund ta mohoj se nuk po ndodhė pėrēmimi i kombit, duke ia pėrēmuar luftėn dhe lirinė djemve mė tė mirė tė Kosovės. Ky mėshikėzim i politik i Kosovės dėshmon, gjithashtu se duhet tė ndodhin qėndrime mė tė vendosura nė drejtim tė lirisė dhe shtetėzimit tė vendit. Dhe Jo, mė me veprime spektakulare prej spektatori politik.
www.bekimbeu.de