Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-06-07, 15:27   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Teknikat e fundit antiduhan, alkool, drogė

Teknikat e fundit antiduhan, alkool, drogė

Varėsi do tė thotė pamundėsi pėr tė pėrballuar pa njė ndihmė tė jashtme stresin, tensionin dhe jetėn nė pėrgjithėsi. Pjesa mė e madhe ia arrijnė ta luftojnė stresin e pėrditshėm pa pasur nevojėn e ndihmėsve. Disa tė tjerė ia besojnė veten duhanit, alkoolit dhe nė rastet mė tė kėqija, drogės. Tė heqėsh dorė nuk ėshtė e lehtė dhe nuk mjafton vetėm forca e vullnetit. Duhet bashkėpunimi me ekspertė, njė trajtim mjekėsor i plotė, ndihmė psikologjike dhe shoqėri mbi tė gjitha.



Ilaēet e reja pėr tė shpėtuar nga heroina. Pėr kokainėn janė mė mirė sisteme tė tjera


Varėsia nga drogat "tradicionale" (kokainė, heroinė etj.) shpesh ėshtė paralele me varėsinė nga drogat e tjera, tė cilat janė pranuar nė shoqėri. "Shumė tė varur qė vijnė nė qendrėn tonė janė tė alkoolizuar dhe tė varur nga duhani", thotė profesor Paolo Mezzelani, drejtor i U.O. tė Veronės. "Pėr kėtė arsye, programi i dezintoksikimit duhet tė njihet me problemet e ēdo individi. Nė qoftė se e pėrgjithėsonin do tė ishte njė gabim". Shpeshherė lloje tė ndryshme drogash (substanca psiko-aktive) bėhen pjesė e jetės dhe mė pas personi bėhet skllav prej tyre. Pėrdoruesit mendojnė se konsumimi i tyre mund tė jetė njė autoterapi pėr problemet personale. Pėrdorimi i heroinės (njė opium) ėshtė derivat i tentativės pėr tė fituar ndaj ankthit, ndėrsa kokaina dhe stimulues tė tjerė (si amfetamine dhe ekstazi) pėrdoren pėr tė zgjidhur gjendjen depresive. Nė pėrgjithėsi stimuluesit ndihmojnė pėr afrimin me tė tjerėt, duke eliminuar frikėn dhe ngadalėsinė; kėto njihen si drogat qė pėrdoren nė botėn e modės dhe spektaklit ose tė biznesit. Marijuana ose hashashi bėjnė pjesė gjatė njė rituali shoqėror dhe shpesh pėrdoren nė diskoteka. "Nevojiten njė ose mė shumė takime paraprake me pacientin pėr tė kuptuar nėse ėshtė akoma nė fazėn e soditjes (nuk ėshtė i vendosur tė ndalojė) ose ėshtė nė fazėn e pėrcaktimit (i vendosur pėr tė ndryshuar stil jetese)", shpjegon Mezzelani. "Nėse perceptojmė njė vullnet pėr tė ndryshuar, fillojmė trajtimin me ilaēe, ku secili prej ilaēeve ka tė dhėnat precize". Metoda e famshme Urod (Ultrarapid opiate detoxification) e pėrdorur para 10 vjetėsh, pothuajse nuk pėrdoret mė. Edhe pse kushtonte 5000 euro pėr disa ditė kohė qėndrimi, ėshtė zbuluar se ėshtė shumė i rrezikshėm dhe pėrsėri nuk mjafton pėr tė dalė nga tuneli. "Nė dezintoksikimin pėrdorim lofexidina, njė ilaē qė vjen nga Mbretėria e Bashkuar dhe eliminon 70 pėr qind tė simptomave. Pėr ta pėrshpejtuar dezintoksikimin pėrdorim naloxone. Pas 7-10 ditė organizmi pastrohet". Para rikuperimit tė plotė, qendra e Veronės bėn edhe njė post-dezintoksikim. Pėr heroinėn pėrdoren ilaēe si natrexone, metadone, buprenorfina. "Varėsia nga kokaina ėshtė mė komplekse, sepse lidhet edhe me alkoolizmin", thotė Mezzelani. Rezultate tė mira janė arritur me anė tė agepunturės, e praktikuar nė llapėn e veshit (Acudetox), ku pėrdoret pėr 4 deri nė 8 javė.

Acudetox: Kokaina luftohet me agepunturė

Ja se si funksionuan metoda Acudetox:
Me anė tė agepunturės shpohen 5 pika nė vesh dhe 1 nė trup. Fillimisht procedohet me 5 trajtime nė javė gjatė dy javėve rresht. Mė pas, kur ka dhėnė rezultatet e pritshme, zbritet nė 3 trajtime nė javė dhe nė fund cikli quhet i kompletuar, duke pėrdorur 2 trajtime nė javė pėr dy javėt e fundit. Pacientėt qetėsohen dhe tregojnė mė tepėr respekt pėr veten dhe tė tjerėt.

Njė ilaē qė tė largon nga alkooli. Por vetėm ilaēi nuk mjafton...
Alkooli (alkool etilico ose etanol) ėshtė bashkėshoqėrues i njerėzimit pėr mijėra vjet. Sipas tė dhėnave tė OBSH-sė, sot alkooli qėndron nė vendin e parė tė substancave abuzive, sepse ėshtė i lirė e mund tė gjendet kudo. Alkooli provokon njė ndjenjė emocionuese, ndėrsa nėse pihet nė doza tė mėdha reagon si qetėsues. Kush e pi ndihet i relaksuar dhe euforik.

Edhe alkooli, ashtu si duhani, ėshtė sėmundje shoqėrore
Alkooli rezulton mė goditės se drogat e tjera. Shumė tė alkoolizuar nuk e pranojnė se kanė probleme me alkoolin.

Kur konsiderohet si "sėmundja e gotės"?
Kur pėr tė fituar kėnaqėsinė nevojitet tė konsumohen doza gjithmonė e mė tė mėdha tė substancės; kur nuk ėshtė e mundur tė kontrollosh veten, si dhe kur mendimi i parė qė tė shkon ndėrmend ėshtė gota e pijes.

Si zgjidhet problemi? Ėshtė mė mirė terapia psikologjike apo terapia me anė tė trajtimeve mjekėsore?
"Duhet tė pėrqendrohesh te pacienti pėr tė kuptuar shqetėsimin e tij psikologjik", shpjegon psikiatri Vincenzo Manna, pėrgjegjės nė "Centro di Salute Mentale di Genzano" nė Romė. "Shpeshherė alkoolizmi ėshtė njė lloj autoterapie e pavetėdijshme, qė ndihmon pėr tė zgjidhur problemet e pėrditshme. Disulfiram ėshtė njė ilaē qė ndalon njė enzimė tė veēantė, i cili nxit te pėrdoruesi njė ndjenjė antipatie pėr alkoolin. Por vetėm ilaēi nuk mjafton", paralajmėron Manna. "Terapia psikologjike ėshtė kryesorja. Mendoj se njė ndėrthurje mes trajtimit me anė tė ilaēeve dhe psikoterapisė do tė ndihmojnė shumė nė kapėrcimin e gjendjes.

Nuk duhet tė harrojmė se ekziston njė bazė gjenetike e varėsisė: OBSH-ja konfirmon se 50-60 pėr qind e tendencės abuzive ėshtė e trashėgueshme. Njė vėzhgim ėshtė bėrė edhe te fėmijėt binjakė tė tė alkoolizuarve. Kėshtu qė edukimi kalon nė plan tė dytė, nė plan tė parė qėndron gjenetikja".

Kur mund tė themi se jemi tė shėruar plotėsisht nga varėsia e alkoolit?
Ėshtė vėshtirė tė pėrcaktosh kohėn qė mund tė shėrohesh nga alkooli. Ndoshta nuk ekziston njė shėrim total. Padyshim qė ndėrhyrja mjekėsore dhe ndihma shoqėrore mund ta ulin vėrtet rrezikun e rikthimit tė sėmundjes.

Shoqata
Pėr tė shpėtuar nga njė varėsi duhet njė forcė e madhe vullneti. Terapia e besimit nė vetvete ėshtė ajo qė bashkon shoqėrinė e alkoolistėve anonimė. Ajo u krijua nė Shtetet e Bashkuara nė 1935-ėn, nga takimi i njė agjenti tė bursės sė Wall Street dhe njė mjeku kirurg tė Akron, tė dy alkoolistė. Tė dy ndanin eksperiencat e tyre tė hidhura dhe shprehnin dėshirėn pėr t‘iu larguar shishes. Qė atėherė e mė tej, shoqata ka udhėtuar nė tė gjithė botėn. Asnjė obligim, asnjė terapi psikologjike precize: gjithsecili ndihmon veten dhe tė tjerėt pėr tė gjetur forcėn dhe tė heqin dorė nga pija. Pjesėmarrja ėshtė falas dhe nuk ekziston ndonjė dallim racial, seksual, shoqėror apo politik. Nė grup tė gjithė janė vetvetja dhe tė barabartė. Qėllimi i shoqatės ėshtė pikėrisht grupi. Gjatė mbledhjeve, njerėzit ndajnė historitė, eksperiencat dhe problemet personale. Kjo mbledhje funksionon me tė vėrtetė, sepse nė kėtė shoqatė qė tė gjithė vendosin tė ndryshojnė stilin e tyre tė jetesės dhe tė gjejnė forcėn e brendshme pėr t‘u rikuperuar. Ėshtė e famshme metoda e shoqėrisė: i ashtuquajturi 12 hapa. Nė njė farė mėnyre rikuperimi individual ėshtė gradual. Hapi i parė ėshtė tė kesh njė objektiv tė caktuar dhe tė pėrcaktosh atė qė do tė arrish: "Tė rrish larg gotės pėr 24 orė". Mė pas pėr 24 orė tė tjera... dhe kėshtu vazhdon.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante