MERGIM
U nis burimi zemerak
Prej shkembit te ronitur,
Dhe shkoj i paster si zambak
E dyke peshperitur.
Ahere jargavan ` i ri
Q `e pa me shpirt te gjore,
Nje dege t `ulur siper ti
Ja zgjati si nje dore
Ahere dega qe veshtroj
Ndaj shkembeve si thyhet,
E drodhi lulen e renkoj
Dhe ja veniti kryet
Dh ` ahere luleja q `u tund,
E ndoqi larg se koti,
Pa qe prej deges mun ne fund,
Pikoj si pike loti
-
Ish dora qe me perqafon,
Ish kryet e anuar,
Ish lot ` i vashes qe pikon
Pas trimit qe pat shkuar.
|