Shiko Postimin Tek
Vjetër 25-06-07, 02:50   #14
Gurbardhi
 
Anëtarësuar: 29-05-06
Postime: 35
Gurbardhi i vlerësuar jo keq
Gabim

NAIMIT


Ku psheretin deshir` e djegur,
Ne shesh te kuq te Qerbelase,
Mes trimerish shtergjysherishte
Te shoh ndaj po m`i bje xhurase.


E me te lum, me te permallshme
Te sjell ne driten e mejtimit
Ndaj ferfellon si yll me flake
Prej shkretetires se harimit.


Qendroj ne tmerr zili` e botes
Se me s`u lodhe dyke ndritur,
Se me s´te treti prushi`i vojtjes
Ne kraharorin e zhuritur.


Po ti me vrap te piraustit,
Qe fluturon ne zjarr e flake,
Theroresin` e vetevetes
E pate dhembjen me te pake…


O!sikur keng` e zemres s`ate,
Qe ligjeroj aq me te kote,
Qe vec me fjale dhemshurije
U pat degjuar permi bote.


Ne gji te cdo memedhetari
Te mund t`a perteritte malle
Dhe nje te tere varg deshirash
Q`i thurri mendja jote-e rralle,


Me c`ze te paster lavdurimi
Do kish bekuar varferite!
Vaj` e nje casi-e kenges s`ate
Perjetesisht do dil ne drite!


Po t`u pat thene short` e verber
Te pervelohesh ner padije :
Me mije reze shkrepetimi
Mezi te ndritish po nje fije…


Dh`aher` i dehur prej durimit
Ne mall te math te kenges s`ate,
Kaq zilitar kepute zemre
C`me te pacmuashme ti pate.


Dh`u ngrite per ne te verteten
Me fluturim te artit mjeshter :
U droth alltari jone- i lashte
Sapo t`a ndjeu te shenten eshter.


Se ngasherim` e vjershes s`ate
Ish malli i felle- e pa te ngjare,
Posi nje krua pastersije
Kendimi yt ner ne pat rare;


U pat terhequr shpirt` i kombit
N`ate vajtim aq te lenduar
Q`e thurri gjuha jote-e zjarte,
Dhe balli yt i frymezuar;


Se bukurite e- vetes s`one
Mendimi yt desh te na fale,
O!Fjal` e pikave qiriri,
E pika lotevet, o Fjale!


Q`ahere dyke shpene syte
Nga Toskeri` e Gegerija,
Shpesh e me shpesh patm` enderuar
Si ndrin me fame Shqiperija.


Mes ligesish armiqerishte
Stolisme lulen e vullnetit,
Sbuluam gur margaritari
Prej fundit thethimtar te detit.


E m`i ckelqyer sesa djelli,
M`i lum se kohet qe me s`jane
Filloj per ne ndryshim` i motit
Me nje te pritme te pa ane:



Ti!Fjaletor i mallengjyer!
Ti!keng` e ritur ndaj selvise!
Ti o rapsod i lasht` i kombit,
Ti pate pjese- urgjin` e zise!


A!po n`u trete prej mendimesh
Me te embla t`ulura ner duar:
Ne c`qiell te larg pat gjetur prehje
Kjo zemra jote- e pervleuar?


Nga fluturoj bilbil – finoshi
Q`e fryri era posi flete?
Ku vane pendet e pellumbit
Q`e shtiu ne dhet mergim` i shkrete?

……………………………………..
…………………………………….
…………………………………….
…………………………………….

Sikur te shoh, i tmershme Frasher,
Ndaj po mban zi pergjithemone,
Ti : me besniku trashegonjes
I dashuris` se vendit tone!
Gurbardhi Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë