Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-06-07, 02:52   #15
Gurbardhi
 
Anėtarėsuar: 29-05-06
Postime: 35
Gurbardhi i vlerėsuar jo keq
Gabim

SYR` I FSHEHUR


Malli jone q`u pat shuar,
Mall-i bere fije,
Sot me gjet te zemruar,
Me pru lote zije.


Un` u ngrita qe-me-nate
Posi dashurija-
Pse m`u lag o!syr` i thate
Ne mjerim te tija?


Esht` agim tashi moj mike,
Dhe ja!se ku dolla
Nene strehe venetike,
Ku po mbin vijolla;


Ku m`u ndes si zjarr rrufeje
Desherim` i pare,
Dhemshurisht therret pas teje
Zemerez` e vrare;


Te me vish dyke vrapuar
Ndaj te pres i mjere,
Se te kam per te pushtuar
Per te fundit here;


Se per herezen e fundit
Me zu malli i mitur,
Syr` i fshehur i katundit
Qe me pat zhuritur.


Un` i ziu qe mbeta vete
Dhe te shoh te vluar,
Me vertitet mendj` e shkrete
Posi shaqiluar.
Gurbardhi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė