Anėtarėsuar: 14-08-06
Vendndodhja: Dikun ne Kosove
Postime: 466
|
Express: Ēka i duhet Serbisė garda e Car Lazarit?
Zjelko Vasiljevic: Garda e Car Lazarit nuk ėshtė asnjė formacion paraushtarak.Nuk ėshtė formacion i organizuar,por kjo ėshtė si njė njėsi qė ka armė dhe qė dėshiron tė ndėrmarrė ndonjė aksion.Momentalisht kemi 30 mijė ushtarė,nė tė 7 mijė civilė,pra rreth 23 mijė.Gatishmėria nė Serbi ėshtė nė gjendje katastrofale.Kjo pėr mua ėshtė mė shumė se katastrofale,shumė e vogėl.Armata e Serbisė nuk ėshtė e gatshme nė kuptimin njerėzor pėr ēfarėdo pėrleshjeje tė re. Unė si veteran i luftės qė kam pėrvoja tė tilla,e di ēfarė janė problemet e tilla,kur nė ushtri vijnė njerėz tė tillė qė nuk janė tė gatshėm pėr luftė.Qė kjo tė tejkalohet, ne kemi themeluar gardėn e Car Lazarit dhe nėpėr qytete kemi menduar tė tubojmė njerėzit qė kanė marrė pjesė nėpėr luftėra e qė nga viti 1990 deri nė 1999 kanė qenė rreth 350 mijė tė tillė. Kjo ėshtė bėrė qė nė rast nevoje,ata tė jenė aty e kjo nėnkupton edhe nė rast tė pavarėsisė sė Kosovės, ata hyjnė brenda ushtrisė, policisė dhe xhandarmėrisė, nė mėnyrė qė tė mos shkojnė nė luftė fėmijėt nga 18 deri nė 25 vjet, tė cilėt janė potencial gjenetik i Serbisė.Por,qė vendet e tyre t`i marrim ne qė jemi mbi 25,40 e 50 vjeē.Kjo ėshtė ideja e gardės dhe kush nuk e kupton kėtė, kush e kupton si formacion paraushtarak, atėherė ka problem me tė kuptuar.
Express:Pra,mendoni se sė shpejti do tė shkoni nė njė luftė tė re?
Zjelko Vasiljevic: Nėse dikush do tė donte qė tė mos shkohet deri tek lufta dhe kjo tė zgjidhet nė mėnyrė paqėsore, atėherė jemi ne ata.Unė dhe shokėt e mi qė kemi marrė pjesė nė luftėra ku edhe kemi pėsuar.Pėr kėto gjėra nuk duhet tė flasin ata qė e kanė pare luftėn nė televizion.Ne e dimė ēka janė dhimbjet e luftės,por janė disa gjėra qė nuk zgjidhen pa luftė.
Express:Mendoni se smund ta ktheni Kosovėn mbrapa pa luftė?
Zjelko Vasiljevic: Ne mendojmė qė mundet. Atė nė mėnyrė diplomatike.Ne si pjesėtarė tė gardės i japim mbėshtetje tė plotė Koshtunicės dhe Tadiēit pėr zgjidhje diplomatike,por zgjidhja duhet tė jetė njė lloj autonomie e cila ėshtė e pranueshme edhe pėr serbėt edhe pėr shqiptarėt.
Express:Autonomia nuk ėshtė e pranueshme pėr shqiptarėt...
Zjelko Vasiljevic: E nėse shqiptarėt janė tė gatshėm qė pavarėsia ėshtė e vetmja gjė qė e duan,ata duhet tė pyesin kush ėshtė ajo anė qė ngacmon,a janė shqiptarėt apo serbėt.Mos mė flisni pėr ato qė kanė ndodhur nė vitin 98 dhe 99,sepse sigurisht e di mė mirė se ju se ēfarė ka ndodhur.
Express:Keni qenė nė Kosovė nė atė kohė?
Zjelko Vasiljevic:Unė nuk kam qenė,por si njeri qė pėrfaqėsoj veteranėt qė pėr ēdo ditė flas me ta,me ata qė kanė pėsuar atje dhe qė kanė luftuar.Natyrisht qė kam qenė,por nuk kam luftuar sepse kam qenė i plagosur dhe nuk ka pasur nevojė.I kemi dhėnė Serbisė dhe Malit tė Zi njėsi,por kanė thėnė se nuk kanė nevojė.Qėndrimi im politik ėshtė se njė shtet nuk mund tė krijohet brenda njė shteti tjetėr pa pajtimin e tij.Pra,ashtu siē... shqiptarėt qė kanė qenė pakicė nuk mund tė
Express: Shqiptarėt janė shumicė nė Kosovė...
Zjelko Vasiljevic: Po,por ka vende aty qė serbėt janė shumicė.A jeni tė gatshėm tu jepni serbėve pavarėsi,nė veri,nė enklava si Gracanica?
Express: A jeni tė gatshėm ju tė pranoni autonomi tė tyre,meqė shqiptarėve po ua ofroni?
Zjelko Vasiljevic: Ju me pyetni nė rast tė pavarėsisė.Domethėnė ju nuk konsideroni mundėsi tjetėr, reale.
Express:Nuk po konstatoj,por po pyes.
Zjelko Vasiljevic:Kujdes,nė Rezolutėn 1244,mos me detyroni tė flas pėr tė drejtėn ndėrkombėtare e gjėra tė tilla.Kjo do tė ishte marrje e territorit tė njė shteti qė ėshtė anėtare e OKB-sė.Mos tju lodhi sepse tė gjithė dine.
Express:Pėrveē Rusisė askush nuk ėshtė me Serbinė?
Zjelko Vasiljevic: Unė nuk do ta kisha konsideruar krejt ashtu.Nuk jam i sigurt nėse keni qėndrim tė qartė,nė Kėshillin e Sigurimit mė sė paku edhe dy shtete tjera nuk e mbėshtesin. Pastaj,nuk duhet tė flasim nė kėtė kuptim.Ky ėshtė problem qė do ta zgjedhin fuqitė e mėdha.Por,derisa tė jetė kėshtu statusi, Kosova nuk do tė fitojė pavarėsinė. Veteranėt,UCK-ja,politikanėt mund tė bėjnė tensione sa tė duan.
Express: Ju i besoni Rusisė?
Zjelko Vasiljevic: Aq sa ju i besoni Amerikės.Nėse kjo ėshtė pėrgjigje.Nėse ju mendoni se Amerika bėn gjėra sepse i do shqiptarėt sepse kanė punuar mirė, ashtu edhe unė mendoj se do tė pėrdor veton dhe do ta ndihmon Rusinė.
Express: Kush ėshtė mė i fort sipas jush?
Zjelko Vasiljevic: Nėse vjen deri tė votimi do tė shihni se Rusia ėshtė me e fortė se Amerika sepse nė Kėshillin e Sigurimit nuk mund tė kalohet pa votėn e Rusisė,e nėse kjo ndodh bashkimi Evropian nuk do tė merr misionin civil. Amerika nuk ka interes tjetėr pėrveē bazės Bondsteel nė Kosovė.
Express: Putin po shkon nė Amerikė pėr takim me presidentin Bush?
Zjelko Vasiljevic: Besoj se nė atė takim do tė zgjidhet cėshtja e Kosovės dhe jam i bindur se Rusia nuk do tė ketė mė rast tė mbaj ndonjė gjė nė Evropė,nėsė rusėt lėshojnė kėtė rast pėr tė mbrojtur Serbinė,ajo ka humbur ndikim e saj nė kėtė pjesė tė Evropės dhe do tė ketė mundėsinė tė luftojė nė tė ardhmen e saj vetėm brenda kufijve tė saj.Qėillimi
i Amerikės nuk ėshtė as mirėqenia e shqiptarėve as e serbėve,por ėshtė qė ti afrohet Rusisė qė e konsideron si kundėrshtarin mė real.
Express: Si mund tė ndodh,keni plane?
Zjelko Vasiljevic: Shumė lehtė me njė politikė tė mirė. Edhe nėse fiton madje edhe pavarėsi.Ndoshta serbėt do tė duan tė jetojnė nė atė Kosovė tė pavarur e mė pas do tė vendosemi ne,do tė shpėrngulemi dhe megjithatė ne jemi mė shumė se ju,serb janė 10-12 milion, ndėrsa shqiptar 5 milion apo mė pak dhe ne do jemi shumicė.
Express: Thuhet se janė mė shumė se 7 milion.
Zjelko Vasiljevic:Epo ju thoni,mund tė thoni ēka tė doni,por ska rėndėsi le tė mbeten edhe 7,ne jemi mė shumė.Ne do tė bėhemi shumicė dhe atėherė do tė themi se jemi shumicė.
Express: Cilat janė planet?
Zjelko Vasiljevic:Ka plane ashtu sikurse kanė bėrė edhe shqiptarėt gjatė viteve 45,njėsoj edhe ne kemi plane perms zhvillimit ekonomik.
Express: Kjo mund tė zgjat edhe 100 vjet.
Zjelko Vasiljevic: Problemi i Kosovės nuk do tė zgjat edhe 100 vjet,por nėse mendoni se do tė zgjidhet sivjet, gėnjeheni rėndė.Kam biseduar mė shumė politikan nga Kosova dhe ata janė tė dyshimtė. Nuk sjellė asgjė pavarėsia,pas saj nuk shihet gjė,nuk hahet, nuk jellė punė.Disa shqiptar qė kanė ikur nga Kosova janė nė gardėn time,por janė njerėz kryesor dhe luftėtarė.
Express: Prej nga janė ata?
Zjelko Vasiljevic: Janė nga Jagodina,Paracini,Pozarevci dhe Smedereva,Shqiptar.Kanė qenė pjesėtar tė ushtrisė, kanė luftuar me ne nė Vukovar, Sarajevė dhe vende tė tjera.
Express: Nėse pavarėsia e Kosovės njihet njėanshmėrisht,ēka atėherė?
Zjelko Vasiljevic: Kjo pėr neve nuk do tė thotė asgjė sepse vetėm atėherė kur Serbia do ta njeh do tė jetė e pavarur. Nuk e dimė sa shtete do ta pranonin, por ne smund tė bėjmė gjė.
GazetaExpress
VAZHDON NĖ NUMRIN E NESĖRM
__________________
Kush punon Vajton,kush lexon trunin e shkatrron,kush shikon TV sy i sakaton,kush i sheh Femrat e sodit Zemren cop cop e ban
|