Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-06-07, 21:18   #22
qukapiku
 
Anėtarėsuar: 05-06-07
Postime: 1
qukapiku i dashurqukapiku i dashurqukapiku i dashur
Gabim

Kam kėnduar dhe mbjellur, kam mbjellur farė tė bardhė e tė zezė, farė tė ėndrrės time. Erėrat e ngrohta verore e nuhatėn, dhe shirat e qėrshorit u derdhen nė brazdat e arta. Shkretėtira mė pas do tė mbulohet me lule e fryte tė kuqe. Gjithka do tė mbuhsėn kallinj gjer nė brez e pyje gjer nė qiell. E unė vazhdova, shkova edhe mė largė pas diellit dhe yjeve, e mbolla nė shkretėtirė e kėndova nė qetėsi. Nuk mendova qė era mund tė bart farėn nė prrua, dhe acari i mengjesit do tė mbys kėrcėjt e rinj. Nuk mendova se a do te vijnė zogj tė bardh e tė zi e tė qukisin nė brazdat e mrekulluara farėn e bardhė e tė zezė. Unė shkova shum larg duke mbjellur e duke kėnduar. Por kur zeri im u shua dhe dora u lodh, dhe kur desha tė kthehem, humba nė detin e kallinjve tė cilėt i kam mbjellur, nė errėsirėn e pyllit tė cilin unė e ngrita, nė mes meje e terė botės qendron plantacioni, i lartė gjer nė qiell, vegjetacioni i helmuar i ėndrrės time.
qukapiku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė