Pėr reflektim – kuptimi i jetės
Profesori i filozofisė u ndalė para studentėve duke lėshuar ca gjėra mbi tryezė. Nisi ligjėratėn, mori njė kavanoz qelqi ( tegėll) tė madh, bosh dhe e mbushi me gurė tė mėdhenj. Pastaj pyeti studentėt se ai ishte i mbushur kavanozi. Ata pohuan njėzėri.
Profesori mori njė kuti me guralec, i derdhi nė kavanoz dhe tundi lehtė atė. Guralecėt u rrokullisėn nė zbrastirat ndėrmjet gurėve tė mėdhenj. Atėherė pyeti ai studentėt e vetė se a ishte tani kavanozi i mbushur. Ata pohuan pėrsėri dhe u qeshėn.
Profesori pastaj mori njė kuti me zallė dhe e derdhi nė kavanoz. Natyrisht rėra mbushi plotėsisht tė gjitha hapėsirat boshe nė kavanoz.
“Tash”, i tha profesori studentėve tė vetė , “ dua qė ju tė kuptoni se ky kavanoz ėshtė si jeta juaj! Gurėt e mėdhenj janė gjėrat mė tė rėndėsishme nė jetėn tuaj. Familja juaj, partneri juaj, shėndeti juaj, fėmijėt tuaj: gjėra qė – edhe nėse i humbni tė tjerat dhe vetėm kėto ju mbeten, - do tė ndjeheni tė lumtur nė jetėn tuaj. Guralecėt janė diē tjetėr, edhe kėto gjėra tė rėndėsishme; si puna juaj, banesa juaj, shtėpia juaj ose vetura juaj.
Nėse e mbushni nė fillim kavanozin me zallė, nuk do tė mbetet vend pėr guralecėt apo gurėt e mėdhenj.
Kėshtu ėshtė edhe nė jetėn tuaj: nėse e harxhoni krejt energjinė pėr gjėra tė vogla nė jetė, pėr tė mėdhatė nuk do tė keni mė. Kushtoni pra rėndėsi gjėrave tė rėndėsishme, dedikoni kohė fėmijėve tuaj apo partnerit. Kujdesuni pėr shėndetin tuaj. Do t“ju mbetet ende shumė kohė pėr punė, pėr punė shtėpie, pėr mbrėmje gazmore e kėshtu me radhė. Pra, pikė sė pari kushtoni rėndėsi gurėve tė mėdhenj – ata janė vėrtet tė rėndėsishėm pėr jetėn tuaj, gjėrat tjera janė vetėm zallė.”
Pas ligjėratės mori njė student kavanozin me gurėt e mėdhenj, guralecėt dhe rėrėn- pėr tė cilin tani edhe profesori kishte pohuar se ishte i mbushur pėrplot- dhe e derdhi njė gotė birrė brenda. Birra mbushi tė gjitha hapėsirat qė kishin mbetur boshe; tani kavanozi ishte vėrtetė i mbushur pėrplot.
Dhe mėsimi nga kjo urtėsi jetėsore?
Pa marrė parasysh se sa e pėrmbushur ėshtė jeta juaj, gjithmonė do tė ketė vend edhe pėr njė birrė...
Ose, pėr shembull pėr njė gotė shampanj, pėr t“i festuar sukseset tuaja...
Nga gjermanishtja
__________________
...
|