Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-07, 05:00   #1
Berisha-boy
 
Avatari i Berisha-boy
 
Anėtarėsuar: 14-08-06
Vendndodhja: Dikun ne Kosove
Postime: 466
Berisha-boy me shokė shumeBerisha-boy me shokė shume
Gabim Kur rracat ndėrthuren...

Kur rracat ndėrthuren...


A janė paragjykimet e njerėzve apo gjenet, ato qė pėrcaktojnė sjelljet ndryshe tė njerėzve nga rraca tė ndryshme, nė marrėdhėniet e tyre me njėri-tjetrin?
- Njė pikėpyetje qė tė bėn tė mendosh.

Kidnapimi
Histori e vėrteta,e kthyer nė tregime...

Svetlana Stankoviē, e shoqja e Gjorgjos, punonte si mjeke-gjinekologe nė spitalin qendror tė Prishtinės. Kishte shtatė vjet e martuar me Gjorgjon, dhe akoma nuk kishin fėmijė. Defekti ishte i saj duket, pasi nė rastin se faji do ishte i Gjorgjos, atėherė do i gjendej rruga disi. Gjorgjoja e donte shumė gruan e tij dhe nuk kishte ndėrmend ta linte, megjithėse ajo nuk bėnte fėmijė. Kishin njė jetė tė qetė e me beneficione tė tjera, se jetonin si kolonizatorė tė provincės shqiptare. Gjorgjoja vetė punonte si komandant milicije nė qarkun e Prishtinės.

Nė vitin 1973, njė grua shqiptare nga njė fshat i Drenicės pati komplikacinone tė mėdha nė lindjen e fėmijės sė vet tė parė. Kjo lindje ishte duke i marrė jetėn gruas sė re, po tė mos kujtohej njėri nga kushėrinjtė, qė ta dėrgonin atė qė tė lindte nė maternitetin e spitalit tė Prishtinės. Ishte njė rrugė e gjatė, rreth 2 orė me makinė, nga ai fshat malor deri nė spital, por gruaja vlente mė shumė se sa ky shqetėsim udhėtimi. Ajo ndjehej tepėr keq.

Sapo mbėrriti nė spitalin e Prishtinės, gruan e re e dėrguan pėr nė sallėn e operacionit. Do i bėnin njė prerje ēezariane, qė tė mund t'ia nxirrnin fėmijėn, pasi ajo kishte gjakderdhje tė madhe. Dhe gjinekologia Svetlana Stankoviē, pati njė rast ideal, pėr tė fshehur diēka, me ndihmėn e personelit serb tė spitalit.

Familja e gruas sė re nga fshati i Drenicės, u lajmėrua se gruaja shpėtoi, ėshtė akoma nė koma, por besohet se do tė mbijetonte.

- Po fėmija? - pyetėn familjarėt.
- Fėmijėn nuk mundėm ta shpėtonim... - ua ktheu Svetlana.

Svetlana ishte kujdesur, qė gruaja e re tė rrinte rreth 4-5 ditė nė gjumė me ilaēe, qė kur tė zgjohej, tė ishte mė i lehtė justifikimi i fėmijės sė humbur. Dhe kėshtu ia doli nė krye, pa shumė shqetėsime, qė ta gėnjente edhe gruan e re, se fėmijėn e kishte humbur. Ndjenja e nėnės nuk e pranonte humbjen e njė fėmije nė njė rast tė tillė, dhe gruaja e re, sapo u zgjua, filloi tė kėrkonte fėmijėn e vet, qė t'ia vinin pėrpara nė gjoks. Ajo u hakėrrye, qau me tė madhe, por fjalėt e gjinekologes ishin tė ftohta dhe tė vrazhda.

- Fėmijėn tėnd e kemi hedhur nė bėrdhok... - i tha Svetlana gruas sė re.
- Si? Ma keni tretur fėmijėn? - gėlthet gruaja.
- Po, ai lindi i vdekur. Prandaj i ke patur gjithė ato probleme ti. Fėmija tė kishte vdekur nė bark.
- Nuk ka mundėsi! - insistoi gruaja e re. - Unė e kam vėrejtur tek luante nė bark...
- Atėherė ka vdekur gjatė rrugės pėr nė spital. Pak i duhet njė fėmije qė tė vdesė. Po ku kuptoni ju nga kėto punė, tė gjithė tė trashė jeni... - pėrfundoi Svetlana.

Kur doli nga materniteti, gruaja e re i tha burrit tė vet, se nuk besonte qė fėmija i kishte vdekur. Dhe burri shkoi pėrsėri nė maternitet e u interesua tek mjekja Svetlana. Kėtė radhė, mjekja ishte mė e qetė dhe u tregua mė taktike, pavarėsisht mungesės sė respektit qė kishte pėr shqiptarėt, pėr tė mos thėnė urrejtjen ndaj tyre. Ajo i spjegoi me fjalė mė tė zgjedhura e tė ndėrlikuara, fshatarit drenicar, se si fėmija kishte vdekur, megjithėse ajo si mjeke kishte bėrė tė pamundurėn pėr ta shpėtuar atė.

- Kjo ėshtė detyra ime, nė fund tė fundit, tė shpėtoj jetė njerėzish, - vazhdoi Svetlana dhe pyeti - A ke dėgjuar ti pėr Hipokratin?
- Jo, - u pėrgjigj fshatari, i cili kishte kryer vetėm filloren.
- Hipokrati ėshtė babai i mjekėsisė dhe ne mjekėt kur pėrfundojmė shkollėn, betohemi para babait, se ne do bėjmė tė pamundurėn qė tė shpėtojmė jetėn e njerėzve. A e thyen ti besėn, qė ia jep babait tėnd? - pyeti pėrsėri Svetlana.
- Jo, kurrė jo! - iu pėrgjigj fashatari.
- Gruaja juaj ka qenė e shokuar, dhe ēdo nėnė kur humbet birin e vet, ashtu ndjehet, nuk don tė besojė. Por ti shko nė shtėpi, dhe tregoj gruas tėnde, se fėmija ka vdekur. Beso nė fjalėt e mia - pėrfundoi Svetlana.

Dhe fashatari i shkretė ashtu bėri. Shkoi nė shtėpinė e tij, nė fshatin malor tė Drenicės, dhe i tha gruas sė tij, e pjesėtarėve tė familjes, se fėmija kishte vdekur para se tė lindte.

- Xhinekollogia, Vetllana a ku di unė ē'a, m'tha mue se ajo asht betu babait, Titogradit a se di pasha besen, se kurrė nuk do t'rrente, - sqaroi fshatari familjen e vet.

Para kėtyre fjalėve tė mėdha e me besė, familja heshti dhe pranoi kėshtu humbjen e fėmijės.


* * *


__________________
Kush punon Vajton,kush lexon trunin e shkatrron,kush shikon TV sy i sakaton,kush i sheh Femrat e sodit Zemren cop cop e ban
Berisha-boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante