Anėtarėsuar: 14-08-06
Vendndodhja: Dikun ne Kosove
Postime: 466
|
Djali shqiptar nga fshati i Drenicės, u pagėzua me emrin Zheljko, disa javė pas lindjes, nė njė kishė ortodokse serbe, si fėmija i Gjorgjo Stankoviēit. Svetlana u bė me djalė, mė nė fund. Atė qė Zoti nuk ia kishte dhėnė, ajo arriti ta merrte me marifetet e saj, si gjinekologe nė spitalin e Prishtinės.
Zheljko u rrit me kalimin e kohės, kreu shkollėn e mesme nė Prishtinė, dhe shkoi pėr studime nė njė shkollė ushtarake nė Beograd. Kur filloi lufta nė Jugosllavi, ai ishte ndėr trupat speciale, qė ndihmuan forcat lokale serbe nė shfarosjen e boshnjakėve, si dhe luftėn nė Slloveni e Kroaci. Por nė fund i erdhi radha Kosovės. Makina vrasėse e Millosheviēit po shėnonte edhe ditėt e fundit tė saj. Shqiptarėt e Kosovės e ndjenin kėtė, qė nė egėrsinė mė tė madhe tė kėsaj armate gjakatare, tė kėsaj bishe tė egėrsuar, ėshtė e hapur edhe njė mundėsi, njė shpresė mė shumė, pėr fitore.
Ushtria Ēlirimrare e Kosovės, nė aksionet e saj, pati sukses edhe nė kapjen gjallė tė komandantit tė milicisė sė Prishtinės, Gjorgjo Stankoviēit. E vrau me tė parėn, pasi ai nuk pranoi tė bashkėpunonte. E shoqja e Gjorgjos, Svetlana, punonte akoma nė spital si gjinekologe. Nuk kishte ikur nga Prishtina, pėr arsye se burrin e kishte me punė aty, e s'mund tė largohej, dhe i biri i tyre, Zheljko, merrte gjithashtu pjesė nė fushatat e paramilitarėve serbė kundėr popullsisė shqiptare tė Kosovės.
Shumė shqiptarė kish vrarė ai me dorėn e tij, shumė herė kishte qenė dėshmitar i pėrdhunimeve masive, apo djegies sė shqiptarėve, tė lidhur rreth mullarit tė sanės, e shumė krime tė tjera monstruoze. Zheljkos i duhej tė tregohej sa mė i rreptė, ndonėse nuk shihte ndonjė arsye tė madhe logjike, nė zbatimin e urdhėrave nga lart, por pėr kėtė punė, ai e kishte kryer edhe shkollėn ushtarake. "Urdhėri zbatohet, nuk diskutohet!" - kishte mėsuar ai nė shkollė, qė nė vitin e parė.
I rritur me njė urrejtje tė madhe pėr shqiptarėt, si serb i Kosovės, Zheljko nuk kishte si ta dinte, se ai i pėrkise pikėrisht kėsaj rrace, tė cilėn ai sot po e persekutonte.
Kur mori vesh se Gjorgjon e kishin kapur, e pastaj e kishin vrarė, ai u tėrbua fare. Mori leje dhe u nis direkt pėr nė shtėpi, pėr t'iu gjendur pranė nėnės sė tij, Svetlana, dhe pėr t'iu pėrbetuar asaj, se ai do ia merrte hakun tė jatit, duke e shfarosur plotėsisht rracėn shqiptare nga faqja e dheut.
Sapo hyri nė derė, Svetlana bėrtiti:
- Jashtė qen i ndyrė, i njė rrace tė ndyrė!
Zheljko u hutua. U afrua tė pėrqafonte pėrmallshėm tė ėmėn, por ajo rrėshqiti dhe u fut nė dhomėn e gjumit, nga ku doli shumė shpejt me njė automatik nė dorė. Ia drejtoi Zheljkos, dhe duke sharė e bėrtitur me ekzaltim, ajo deshi ta vriste atė. Por Zheljko i mėsuar me kėto punė, arriti t'ia shtrembėrojė drejtimin tytės sė automatikut, i cili shkrehi njė breshėri nė murin pėrballė tė korridorit. Ciflat e suvasė u shpėrndanė sa andej-kėtej nėpėr koridor nga plumbat.
Nuk kishe shumė kohė tė mendoje aty. Zheljko e kapi nėnėn e vet Svetlana, ia largoi automatikun nga duart dhe ia mbajti duart tė lidhura fort. Pastaj e afroi afėr vetes dhe duke qarė u mundua ta ngushėllonte. Pėr njė moment, Zheljko mendoi se e ėma ishte shokuar nga tragjedia qė i kishte ndodhur Gjorgjos, e nuk dinte ē'tė bėnte. Por jo, shumė shpejt ai do e merrte vesh tė vėrtetėn, pasi Svetlana vazhdonte tė shante e tė bėrtiste.
- Rracė e ndyrė, jua kemi parė sherrin gjithė jetėn, mė lėsho! - thirrte me zė tė lartė Svetlana.
- Ē'farė po thua moj nėnė? - i thotė Zheljko.
- Atė qė po dėgjon! Ik shporru, rracė e ndyrė...
- Pėr kė e ke fjalėn? - pyeti Zheljko i habitur mė shumė se kurrė.
- Edhe pėr ty... - vazhdoi Svetlana, qė nė moment i thirri mendjes dhe filloi tė ulte tonin.
- Po ē'ne unė? - filloi t'i lindte dyshimi Zheljkos.
- Po ja, si ta them... - dhe Svetlana heshti. Por la diēka tė nėnkuptohej.
- Ti deshe tė mė vrasėsh - kėmbėnguli Zheljko.
Pasoi njė heshtje e shkurtėr. Svetlana deshi tė largohej nga krahėt e fuqishėm tė Zheljkos, por ai nuk e la.
- Mė trego tė vėrtetėn! - i tha ai me kėmbėngulje asaj.
Duke qenė se Zheljko ishte ushtarak, dhe Svetlana ia njihte mirė kokėn, nga presioni i tij, ajo nisi tė rrėfehej. Zheljkos filloi t'i rrotullohej shtėpia, iu kujtuan krimet e mėdha qė kish bėrė kundėr popullit tė vet kėto muajt e fundit, dhe i ēoroditur ekstremisht, u ngrit nė kėmbė, mori nė dorė automatikun, dhe nuk dihet mė se ēfarė bėri.
Kur trupat e NATO-s hynė nė Kosovė, dikush nga shqiptarėt hyri nė shtėpinė e shkaut, komandantit tė milicisė, Gjorgjo Stankoviē. Aty gjeti Svetlanėn tė bėrė shoshė nga plumbat e automatikut, me trupin gjysmė tė dekompozuar, dhe tė birin (Zheljko) e saj me njė vrimė plumbi nė gushė, i cili i kishte depėrtuar pėrmes kokės dhe e kishte lėnė tė vdekur nė vend.
Mbi tavolinėn e kuzhinės, u gjet njė letėr e shkruar nė shqip, gjysmė e zhgarravitur: "Unė jam shqiptar! Mė falni o vėllezėr pėr dėmin qė ju kam sjellė... Zheljko"
__________________
Kush punon Vajton,kush lexon trunin e shkatrron,kush shikon TV sy i sakaton,kush i sheh Femrat e sodit Zemren cop cop e ban
|