Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Pagat referuese, ja llogaritja e kategorive per sigurimet dhe tatimet
Zbatimi i vendimit te qeverise per llogaritjen e kontributit te sigurimeve shoqerore dhe atyre shendetesore, si dhe tatimit mbi te ardhurat nga tatimi, po perdoret nga tatimoret e shoqeruar edhe nepermjet nje udhezimi te nxjerre nga Ministria e Financave. Nxjerrja e ketij udhezimi nga Ministria e Financave i kalon me pas Drejtorise se Pergjithshme te Tatim-Taksave dhe me pas ajo ua kalon degeve neper rrethe. Udhezimi percakton qarte rastet kur do te merren parasysh pagat e reja referuese. Per ta paraqitur me lehte dhe te shpjegueshem, eksperte te Ministrise se Financave kane paraqitur edhe disa shembuj, ku me tipiku i perket sektorit te ndertimit. Objekt i vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 285, date 4.5.2007 jane pagat referuese mujore, per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, si dhe tatimi mbi te ardhurat nga punesimi, kjo per te gjithe te punesuarit, qe punojne ne personat juridike me kapital teresisht privat, ne biznesin e madh apo biznesin e vogel dhe ne shoqerite ku shteti shqiptar zoteron me pak se 50 per qind te aksioneve. Pra, te gjithe te punesuarit qe punojne ne personat fizike, ne biznesin e vogel apo ne biznesin e madh, do te paguajne kontributin e sigurimeve shoqerore, shendetesore dhe te ardhurat mbi tatimin mbi kete page te re referuese. Gjithashtu, udhezimi i nxjerre nga Ministria e Financave percakton se nuk jane objekt vendimi personat fizike te vetepunesuar, si dhe punonjesit e papaguar te familjes se tij, me te cilet ai punon dhe bashkejeton. Ne vleresimin e profesioneve apo punesimeve konkrete, per efekt te pages referuese, do te perdoret si reference edhe vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 272, date 8.5.1995, “Per miratimin e nomenklatures se profesioneve dhe punesimeve”.
Paga referuese, si operohet
Pagat referuese te percaktuara ne vendim, sipas llojeve te veprimtarise dhe rretheve ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, zbatohet sipas rasteve te ndryshme, ku fillimisht per te punesuarit si administratore, drejtor i pergjithshem apo drejtor ne subjektet e regjistruara ne rrethet, ndahet ne tri kategori, pervec subjekteve qe jane regjistruar ne degen e Tatimpaguesve te Medhenj ne Tirane (DTM), apo te klasifikuar si tatimpagues te medhenj ne rrethe te tjera, do te merren paga e percaktuar per rrethin perkates, ku subjekti ka te regjistruar qendren e veprimtarise. Me pas, per te punesuarit si administratore, drejtor i pergjithshem apo drejtor, ne subjektet e regjistruara ne Degen e Tatimpaguesve te Medhenj apo te klasifikuar ne tatimpaguesit e medhenj, te cilet kontrollohen nga DTM, si page referuese mujore, per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore dhe tatimit mbi te ardhurat nga punesimi, do te merren paga e percaktuar ne vendim ne kolonen e pare te aneksit bashkelidhur vendimit (DTM), sipas kategorise te rrethit perkates ku subjektet jane regjistruar. Per te punesuarit si drejtues te degeve apo njesive dhe per specialistet me arsim te larte, te cilet punojne ne qendren e subjektit, ne subjektet e regjistruara ne rrethet, sipas tri kategorive te percaktuara ne vendim, pervec subjekteve qe jane regjistruar ne Degen e Tatimpaguesve te Medhenj Tirane (DTM), apo te klasifikuar si tatimpagues te medhenj ne rrethe te tjera, si page referuese mujore do te merret paga e percaktuar ne kolonen e kater te aneksit bashkengjitur vendimit, ne varesi te rrethit ku punojne. Me pas, per te punesuarit si drejtues te degeve apo njesive dhe per specialistet me arsim te larte, te cilet punojne ne qendren e subjektit, subjekte te regjistruara ne Degen e Tatimpaguesve te Medhenj apo qe klasifikuar ne tatimpaguesit e medhenj, kontrollohen nga DTM, me pagen referuese mujore qe do te merret (paga) e percaktuar ne kolonen e trete te aneksit bashkengjitur vendimit (DTM), ne varesi te rrethit ku punojne. Per te punesuarit si teknike dhe specialiste ne zbatim, punetore te kualifikuar dhe punetore te pakualifikuar, si page referuese mujore do te merret paga referuese sipas aneksit bashkengjitur me vendimin, ne varesi te rrethit ku ata punonjes, pavaresisht nga rrethi ku eshte regjistruar subjekti. Sa me siper, si “teknike dhe specialiste ne zbatim”, kuptohet te punesuarit, pavaresisht nga niveli i tyre arsimor, te cilet punojne direkt ne zbatim ne procesin e prodhimit, ndertimit, sherbimit, transportit, tregtise, si specialiste, teknike mjeshter te krahasueshem, duke drejtuar apo mbikeqyrur punen e te tjereve.
Gaezeta Korrieri
|