Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Letėrsia e bejtexhinjve, tradita me ngjyrime orientale
Ajo nuk arriti kurrė tė ngjitej nė shkallėn e njė letėrsie tė mirėfilltė kombėtare, por i dha, gjithsesi, njė impakt pozitiv jetės sociale e artistike nė Shqipėrinė e shekujve 17-18. Ajo mbartte, sigurisht, ngjyrime e ndikime osmane e orientale, perse e arabe, por fryma laike qė ajo shpesh pėrcolli dhe aksesi qė patėn nė tė masat e gjera tė popullit tė thjeshtė, bėnė qė ajo tė linte gjurmė nė kulturėn tonė kombėtare e tė shėrbente pėr tu shtruar rrugėn mė pas shumė rilindasve nė krijimtarinė e tyre.
Ndikimet nga tradita orientale e mė konkretisht, ajo osmane, filluan tė ndiheshin gjerėsisht nė shekullin XVIII nė Shqipėri jo vetėm nė mėnyrėn e sjelljes, administrimit, religjionit e marrėdhėnieve ndėr njerėz, por erdhi koha qė ato tė shtriheshin edhe mė tej, duke kapur kėshtu edhe letėrsinė (megjithėse deri nė atė kohė shumė pak mund tė flitej pėr njė tė tillė tė mirėfilltė ndėr shqiptarė). Kėshtu, nė fillim tė shekullit tė lartpėrmendur, nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (e cila e mori kėtė emėrtim nga fjala turke bejte, qė do tė thotė vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe nė qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat. Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy faktorėve tė kundėrt. Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr tu ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej (pavarėsisht se sot mund tė ketė pėrqasje tė ndryshme pėr kėtė) nėnshtrimi i shqiptarėve. Natyrisht, krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė gjithsesi, pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e shpirtit krijues dhe e talentit artistik tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi kėshtu edhe tipare e dimensione tė cilat pėrputheshin me to. Njė element, i cili i ka dhėnė mė shumė njė tendencė komprometuese kėsaj rryme letrare apo kėtij fenomeni, me siguri ėshtė fakti se bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė "tė mbytur" nga ndikimet e vėrshimet e fjalėve persiane, turke e arabe, pra orientalizmat.
Dy fazat e epokės sė bejtexhinjve
Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj. Faza e parė shtrihet deri nga fundi i shekullit XVIII. Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe tejkalon kufirin e shekullit XIX, mbizotėroi tema me karakter fetar. Nė krijimet me tema laike, shumė poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas; lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicien, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj. Parė nga ky aspekt, ky ishte njė zhvillim i mirėfilltė, i cili u rrek tė reformonte jetėn e mentalitetin mbytės qė ekzistonte nė vilajetet shqiptare, pra gjithsesi nė njėrėn ndėr provincat osmane. Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr. Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkėkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore.
"Erveheja" e Camit
Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh. Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė, por edhe nė vende mė tė vogla, si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė.
Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja", me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt.
Edhe mė tej, nė Kosovė
Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.
Hasan Zyko Kamberi
Nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqipe me alfabet arab ėshtė Hasan Zyko Kamberi. Tematika qė trajtoi ai nė vjershat laike paraqet interes tė veēantė, sepse i bėri jehonė gjendjes shpirtėrore dhe pakėnaqėsisė sė masave fshatare, mbi tė cilat rėndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytėzimi i egėr feudal. Pėr jetėn e H.Z.Kamberit dihet pak. Ishte nga fshati Starje i Kolonjės. Siē del nga ndonjė vjershė e tij, ka kaluar njė jetė tė varfėr e tė vėshtirė. Mė 1789 mori pjesė si mercenar nė luftėn turko-austriake mbi Danub. Nė kėtė fushatė jo vetėm qė se rregulloi dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumė, siē do e tregojė nė vjershėn "Seferi humajun" (Lufta mbretėrore). Vdiq nė fillim tė shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare. Por rėndėsi tė veēantė kanė poezitė e tij me temė laike. Mė poshtė, dy vargje nga "Paraja":
Kadiu, ti rrėfesh paranė,
ters e vėrtit sherihanė(6),
pėr para ēe shet tanė,
ia di kimenė parasė.
Dorėshkrime tė pabotuara
Letėrsia e bejtexhinjve konsiston nė dorėshkrime nė alfabet arab qė kryesisht kanė mbetur tė pabotuara. Vetė bejtexhinjtė nuk shkruanin me synimin qė tė botonin libra, por qė ti fiksonin nė letėr krijimet e tyre tė destinuara pėr deklamim. Tė shkruarit ishte praktikė mnemonike. Kontakti i kėsaj letėrsie me publikun kryhej nė mjedise si teqe ose ēajhane, ku mblidhej mileti tė dėgjonte poetėt tė recitonin krijimet e tyre. Ky milet ishte zakonisht analfabet.
Shkodra, "Meka" e bejtexhinjve
Tė gjithė e dinė se Shkodra ėshtė ndoshta qyteti i vetėm ku bejtet (bejta) kanė njė traditė tė hershme e tė gjerė. Ajo ėshtė e lidhur ekskluzivisht edhe me ndjenjėn e lartė tė humorit nė kėtė qytet. Shumėkush ka dėgjuar edhe pėr ikonat e bejtes nė qytetin e traditave shumėplanėshe shqiptare me pėrfaqėsues tė tillė si Nexho Shabani e Shtjefėn Palushi. Ky i fundit tashmė ka vite qė sjeton mė, por sigurisht, jeton vepra e sidomos batutat pikante qė ai la pas, ndėrkohė qė ato ndikuan nė zbutjen e halleve tė njerėzve nė periudhėn e monizmit, falė intuitės, sensit tė hollė tė humorit, ironisė e mjeshtėrisė sė pėrdorur prej tij pėr tė demonizuar pushtetin e asaj kohe plot fenomene tė kohės. Nėse sot do ndodhesh pėrballė Nexho Shabanit, zakonisht nė njėrin ndėr ambientet e lagjes ku ai vetė lindi e u rrit ("Xhabije"), sigurisht nuk do mund ti rezistosh dot aftėsisė e zellit tė tij pėr "tė qėndisur" dy-tri vargje "sipas festes". "Pėrveē aftėsisė pėr tė improvizuar, atij, sigurisht, nė ndihmė i vjen edhe vetė dialekti i ėmbėl shkodran, qė tek e fundit ta lehtėson punėn", mė thotė nga ana tjetėr njė shok i imi shkodran, ndėrsa pi kafe me mua nė njėrin nga lokalet e Tiranės e nis tė mė tregojė rreth historisė sė bejtes nė qytetin e tij. Ndėrsa buzėqesh kur ia kujton kėtė "pikė tė fortė" tė vendlindjes, nis edhe ai vetė madje tė thotė disa vargje tipike e tė rendisė aktorė e figura tė qytetit, qė pėr efekt estetik, nuk po ia pėrmend emrin, pasi nė qytete tė tjera dhe nė fjalorin e pėrditshėm, pėrcaktimi "bejtexhi" merr pastaj njė konotacion pezhorativ. Por nuk ndodh tamam kėshtu nė Shkodėr, pasi atje pothuajse tė gjithė aktorėt e humorit tė paktėn e kanė provuar veten shpesh edhe nė improvizimin e vargjeve tė bejteve shkodrane. Por ka njė ndryshim nė fakt, pėr sa i pėrket bejtes nė kuptimin klasik qė kjo fjalė ka pasur nė kohėn kur u lėvrua si rrymė letrare e kufizuar nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė e Kosovės, dhe "bejtes shkodrane", e cila ėshtė ekskluzivisht e lidhur me humorin dhe me shpirtin e kėtij qyteti qė gjithmonė ka trashėguar apo sjellė diēka tė veēantė nė krahasim me pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė.
Nė njė aspekt, tė duket mė se e thjeshtė qėndisja e vargjeve e sidomos rimimi i tyre, tė cilin me pak pėrpjekje shpesh mund ta arrijė shumėkush. Kėshtu pėr shembull, preferohet tri apo katėrvargėshi qė rimon shpesh me -ue, -arrė, -ane, por pastaj nėse vazhdon mė gjatė do tė bllokohesh me siguri.
Ato preferohen shpesh nė ambiente shoqėrore dhe "thumbat" e tyre shpesh janė njė ilaē i mirė pėr individė me vese, tė cilėve, shkodranėt qė u duan tė mirėn, mė shumė preferojnė tua thonė me bejte se ku i kanė tė metat. Elementė tė bejteve, sigurisht, mė pas mund ti hasėsh edhe nė qytete tė tjera, sidomos tė Shqipėrisė sė Mesme, porse askund tjetėr nuk e gjen akoma tė gjallė e aktive si nė Shkodėr, ku protagonistėt e saj respektohen e njihen nga i madh e i vogėl, jo vetėm nė qytet, por nė mbarė vendin.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|