Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LABI
Apo per t'ndare disa qaste me shoqerine, per t'pire nje kafe me ta...!!
Thjesht, per te realizuare, permbushur nje motiv, apo nevoj (Shoqerimin me te tjeret ). Shoqeria (shoqerorizimi/socializimi) ne jeten e individit ndikon shume ne shendetin psiko-fizik.
Jo vetem per t'i festuare sukseset... Por edhe per te ndare, investuare , ne kultivimin e raporteve ndernjerezore; pasi qe ato nuk lindin aty per aty , apo detyrimisht... Suksesin tend me te tjeret s'mund t'a ndash , poqese nuk ke investuar ne kultivimin e ketyre rapoteve me pare.
Pikerisht pa ate zalle, guret s'kane ku t'mbeshteten... Ky shembull qe jo rralle here e degjoj per ilustruare, shpjeguare, rendesin , apo per percaktimin e prioriteteve , gjerave te rendesishme... Nuk eshte shembulli i duhur, jo adekuat per te ndertuare, percaktuare mardheniet shoqerore... Pasi qe raportet shoqerore nuk jane po aq te thjeshta per t'i ndertuare renditur, sikurse gurin , topat, apo zarzevatet ne konzerve .
Familja eshte vetem njeri prej agjenteve (faktoreve) paresore (primare) ku njeriu ne ditet e para te jetes fillon kontaktin me boten e llojit te vet .... E rendesishme shume... Mirepo, gjerat nuk duhet prere me sopate. Familja eshte vetem hapi pare, forma me e thjesht e krijuare e raporteve shoqerore ( grup i krijuar ne saj gjaku , gjinie... solidariteti )...
Por format tjera te rapoteve shoqerore nuk jane rapote te krijuara mbi keto parime aq fillestare... Dhe nuk jane kaq aq te parendesishme per jeten e njeriut, sa qe paraqiten ashtu ne kete shembull .
Gjerat nuk duhet veshtruare prej nje realiteti , perspektive, apo nga nje pozite.... por nga shume realitete, perspektivave .
Boten e individit , njeriut , duhet shiquare si dicka e krijuare nga shume realitete .
Individin .... si antetare i nje grupi , femije, organizate, partie , nacioni ... etj.
Cdo njera nga keto realitete shoqerore kerkon perkushtimin e tyre per t'bere te mundur realizimin , ndertimin e ketyre raporteve... Apo per te gezuar respektin .
|