Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lazdrani
Une mendoje te kete flamurin Dardan,dhe aspake nuk me pengone kjo me Flamurin e shqiperise.....
Edhe Gjermanet dhe Austriaket jane nje kombe por ja qe kane dy shtete dhe dy flamuj te ndryshem 
|
Edhe Belgjika eshte nje shtet-komb, i pavarur, por ja qe i ka tri ngjyrat e flamurit gjerman , vetem se te renditura vertikalisht per dallim nga Gjermania - ( Si shenje respekti per dinastine e mbreterise gjermane qe ka udhehequr ate feud )....Sot trashegojne ato tri ngjyra, per te nderlidhur, per te rikujtuare nje te kaluare , periudhe historike qe eshte meritore per krijimin e shtetit-komb te Belgjikes, dhe per te kujtuar nepermjet simbolikes te kaluaren e vet.
Nuk e di pse hapen konkurse, shpenzezohen pare palidhje, mbahen seanca , shpenzohen para per projekte propozime, e dreqi ta dije (nafaka e atyne qe kane mi marre ato pare) , per keto simbole ...Perderisa ai flamur nuk reflekton, nuk afron, nxite emocion, per t'bashkuar masen, nuk do te kete efekt,ne asnje rrafsh .
Perderisa kriteret e perpiluara ne baze te pakos te Ahtisarit e gjveshin teresisht nga ato elemente mbi te cilen ndertohet nje flamur... me mire kishte me qen me naj ofru nje te gatshem , e njejet eshte ... Cka eshte me rendesi se kush e ka miratuar, apo kush e ka sponzoruar , perderisa nuk na afron emocionalisht ( nuk simbolizon, nuk na reflekton nje identitet kulturore, nje te kaluare , nje histori ) .
Mundet me qene edhe nje pikture , s'ka rendesi Te gjithe flamujt dhe simbolet qe nuk prezentojn , nuk flasin per te kaluaren e nje grupi, bashkesie njerezish te organizuare politikisht, nuk do t'arrijne te nxisine, mobilizojne, bashkojne njerezit, masat .
Paradoksi i paradokseve eshte qe e tere energjia e mbledhur dhe e identifikuare me nje simbol, e tere lufta e bere me ate simbol per te vetmin qellim pavaresin... te perfnudoj me vrasje te flamurit nga vete pavaresisa .
PAVARESIA TE MBYSE FLAMURINE !!