Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-06-07, 00:28   #10
beku
 
Anėtarėsuar: 01-10-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 276
beku e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek beku Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek beku Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek beku
Post Zgjedhje Pėr Moszgjedhje

ZGJEDHJE PĖR MOSZGJEDHJE


Nuk mund tė quhet legjitime njė politikė e cila ka skaduar nga legjitimiteti i dhėnė popullor, dhe e cila venė “arsyen” pėr tu vetlegjitimuar, prapė pėr mandat tė vazhdueshėm politik duke shpėrfillur rregullat politike mbi tė drejtėn e pushtetit meritor.

Nga Bekim Rexhepi

Kėshtu do ti quante shumė kush zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė, te cilat akoma po shtyhen, pėr mė pak shkaqe dhe pėr mė shumė arsye, ajo qė mė teprinė e vet mė dominuese ėshtė kinse zgjidhja e statusit politik tė Kosovės. Mė qė statusi politik i Kosovės, po zvarritet tash e sa vite, veēmas dy viteve te fundit ka hyrė nė procesin e vet pėr tu definuar dhe pėr tu ndėrlikuar, brenda agjendės sė interesimit ndėrkombėtar.
Pėrpos shtyrjes se zgjedhjeve qė do tė duhej tė mbaheshin nė Kosovė, nuk kemi as edhe ndonjė angazhim politik seriozė qė pėr kėto zgjedhjet tė ardhshme tė mund te fokusohemi nė njė datė, mė saktėsisht se kur ato do tė zhvilloheshin, me rregullat demokratike nė Kosovė. Shtyrja e zgjedhjeve pėr kohė tė tjera dhe tė papėrcaktueshme, vazhdon te mbetet edhe mė tutje dimension demoralizues pėr politikėn vendore dhe ata qe kanė sjellė tek kjo gjendje padyshim janė pushtetarėt tanė, Presidenti, GUK-i (Grupi i Unitetit tė Kosovės), Qeveria, Kuvendi partitė (pozitė pa opozitė) etj. Manipulon i tyre me mandatin tani po e sfidon qytetarėt. Qytetari ynė nuk po e sfidon klasėn e vet te papėrgjegjshme, jo pse nuk di kėtė rrugė sfiduese, por se toleranca popullore ėshtė dhe mbetet enigma me e rrezikshme pėr ata qė luajnė me nervin e ndėrgjegjshmėrisė popullore. Zgjedhjet e ardhshme qė u lidhen me zhvillimet e theksuara pėr statusin e Kosovės, vazhdojnė tė mbesin margjina mė politike pėr tė cilėn nuk duan te lodhen mė tė interesuarit. Tani nga kjo gjendje duket sė mė se paku ka te interesuar pėr zgjedhje politike, sepse pushteti ėshtė ndarė nė katėr, dhe ky pushtet i ndarė nė katėr ka mė pak tė interesuar qe tė ketė zgjedhje tė tjera, tė cilat pa dyshim se do tė mund tė ndryshonin, pėrbėrjen e re apo tė ardhshme pas rezultateve tė dhėna nga zhvillimi i zgjedhjeve qė do tė mbaheshin, sepse mė nė pėrfaqėsim tė tillė nuk do te kishim kėtė pėrbėrje me katėr apo mė me pak ...?!
Mos mbajtja mė kohė e zgjedhjeve i thyen rregullat politike dhe abuzon me legjitimitetin, i cili tash e dy vite po vet mandatohet. Njė politikė e delegjitimuar me mandat dy vjeēar po thellohet nė krizė dhe po mėshikzohet nė procesin e ndėrlikuar tė zgjedhjes sė statusit politik tė Kosovės. Ēdo klasė politike qė ėshtė e delegjitimuar nga mandati i pėrcaktueshmėrisė sė zgjedhjeve te kaluar nuk ėshtė e dėnueshme tė mbajė mbi supe akoma mė shumė besimin dhe vullnetin e qytetarėve pėr mė shumė mandat, i cili pra pamohueshėm ka skaduar. Elektorati mund tė pajtohet mė kėtė gjendje tė tillė delegjitime, por nėse do tė kishim njė qytetari demokratike dhe reagimin e domosdoshėm tė saj atėherė kjo gjendje do tė ishte njė anarki vėrtet politike. Ēfarėdo vendimi politik qė do tė vinte nga ky pushtet i skaduar apo delegjitim do tė shpallej i rrezikshėm, ngase sipas qytetarisė demokratike ata pėrplasin dhe lėndojnė keq investimin e mėdha politik pėr siguri dhe stabilitet e vendit.
Nuk mund ta lėmi nė koshiencėn e keq menaxhimit tė politikės aktuale, vullnetin politik tė qytetarėve, sepse ēdo rrėshqitje e paqėllimshme politike, e njė klase te pandėrgjegjshme nė kėtė gjendje do tė bėhej njė gabim i madh dhe gjithashtu do tė kishim njė pafalshmėri politike e kombėtare pėr vetėn.
Nuk mund tė quhet legjitime njė politikė e cila ka skaduar nga legjitimiteti i dhėnė nga populli, dhe e cila venė “arsyen” pėr tu vetlegjitimuar, prapė pėr mandat tė vazhdueshėm politik duke shpėrfillur rregullat politike mbi tė drejtėn e pushtetit meritor. Anarkia politike nė njė vend mund tė ushqehet nga kėto vese te prapta, pėr ta mbajtur pushtetin jashtė skadimit tė legjitimitetit, jashtė besimit dhe vullnetit tė shoqėrisė. Ēdo justifikim i tillė dhe ēdo shtyrje e tillė pėr zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė ėshtė denigrim pėr zgjedhėsit. Ndaj arsyet e mė hershme, qė tanimė janė zhveshur fare nga kuptimėsia e vendimit te tyre kinse pėr shtyrje tė zgjedhjes sė statusit tė Kosovės, nuk qėndrojnė, nuk dresojnė turinė pėr tė mos pasur zgjedhje tė reja dhe tė ndershme pėr vendin dhe demokracinė.
Qėndrimi i politikės aktuale pėr ta mbajtur vetveten, akoma nė pushtet me paarsyen e fortė pėr tė zgjedhur statusin politik tė Kosovės, tregon se ajo nuk ėshtė e interesuar nė suksesin e procesit nėpėr tė cilin po kalon Kosova, apo ėshtė e interesuar qė mė hiē legjitimitet tė pėrmbyllė procesin deri nė fund tė tij, pavarėsisht skadimit te mandatit tė tyre politik.
Kuptoi se Kosova nuk mund tė hy e sigurt dhe stabile, me njė kuadrati politike qė ėshtė delegjitimuar qe dy vite.
Tė mos lejojmė qė Kosovėn ta udhėheqin edhe mė tutje delegjitimuesit e vullnetit dhe besimit tė popullit dhe legjitimuesit e besimit dhe vullnetit tė vetvetes.

28.06.2007
beku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė