Nuk kisha mujt me zgjedh ne mes te ketyre variantave sepse une e shoh ndryshe vleren e njeriut. Une ndjehem mire me njerez te mire, te sinqerte, modest, te mencur dhe me humor te mire. Tash, nuk don te thote se humori i dikujt na pelqen te gjithve nisoj. Krejt mvaret nga botekuptimet qe ka njeriu.
Per mendimin tim pamja e jashtme e mire dhe inteligjnca e larte te nje njeri, nuk me lane pershtypje se keta njerez jane te mire dhe i bejne tjeret te ndjehen mire.
Bukuria e mbrendshme e njeriut eshte me e rendesishmja sepse Ati/asaj mund ti besosh se ajo/ai mund ta bejne boten me te mire duke rrezatuar energji pozitive dhe duke vepruar me sinqeritet. Por nuk eshte lehte ta ia qellojme gjithmone se sa eshte njeriu i bukur "permbrenda". Sidomos ata qe jane shume inteligjent kane aftesi kamuflimi dhe njeriu nuk mund te jete i sigurte se me cfare personi ne te vertete kemi te bejme dersa detalet e veprimeve te tyre e zbulojne boten e mbrendshme te tyre.
Me falni se e zgjata qeshtu tu ba llaf krejt spontanisht...