Serwer: Kosova u la nė hije nga ēėshtjet e tjera nė takimin Bush-Putin
Intervistoi Ilir Ikonomi
04-07-2007
Eksperti i Institutit Amerikan tė Paqes, Daniel Serwer e shikon si dėshtim pėr diplomacinė amerikane faktin qė Kosova nuk zuri shumė vend nė takimin Bush-Putin nė Kennebunkport tė shtetit Maine por iu la ministrave tė jashtėm tė dy vendeve pėr diskutim. Nė njė intervistė qė i dha Zėrit tė Amerikės, ai tha se amerikanėt duhet ta bėjnė shumė tė qartė se nėse ēėshtja e Kosovės nuk zgjidhet nė Kėshillin e Sigurimit atėhere ata do tė pėrpiqen ta realizojnė jashtė OKB-sė.
Zėri i Amerikės: Si do ta komentonit faktin qė Presidentėt Bush dhe Putin e lanė ēėshtjen e statusit tė Kosovės pėr tu diskutuar nga sekretarėt e shtetit, pra nė njė nivel mė tė ulėt. A tregon kjo ndoshta se Kosova ishte ndėr problemet mė tė vėshtira tė takimit?
Daniel Serwer: Patjetėr qė ėshtė njė ēėshtje e vėshtirė por mendoj se ėshtė mė tepėr njė shenjė se Kosova nuk u konsiderua si njė ndėr kryesoret midis shumė ēėshtjeve tė tjera qė ekzistojnė mes Rusisė dhe Shteteve tė Bashkuara. Mė duket se Kosova nuk arriti tė hyjė nė ēėshtjet kryesore. Padyshim qė kalimi i kėtij problemi tek ministrat e jashtėm ėshtė njė dėshtim pėr diplomacinė amerikane, ėshtė njė hap prapa.
Zėri i Amerikės: Pra ēėshtja u la nė hije nga ēėshtjet e tjera?
Daniel Serwer: Po, u la nė hije nga ēėshtjet e tjera dhe nga gjendja e pėrgjithshme e marrėdhėnieve mes Moskės dhe Uashingtonit, qė nuk ėshtė e kėnaqėshme.
Zėri i Amerikės: Cilėt janė disa nga skenarėt e mundshėm pėr Kosovėn qė mund tė shtrohen nė tryezė kur sekretarja Rice tė takohet me ministrin Lavrov pėr tė diskutuar?
Daniel Serwer: Imagjinoj se amerikanėt do tė thonė: ne kėrkojmė njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit por nėse ju nuk do ta lejoni kėtė ose do ti vini veton, ne do tė shikojmė mundėsinė tė veprojmė vetė sė bashku me disa nga partnerėt europianė pėr tė njohur Kosovėn pasi ajo tė ketė shpallur pavarėsinė. Mendoj se amerikanėt duhet ta bėjnė shumė tė qartė se nėse kjo nuk vendoset nė Kėshillin e Sigurimit atėhere ata do tė pėrpiqen ta realizojnė jashtė OKB-sė.
Zėri i Amerikės: Por deri tani ata nuk e kanė bėrė tė qartė kėtė.
Daniel Serwer: Nuk mendoj se e kanė bėrė absolutisht tė qartė. Nga pikpamja e rusėve, ka shumė rėndėsi qė ēėshtja tė vendoset brenda Kėshillit tė Sigurimit sepse pėrndryshe kjo do ta dobėsonte Kėshillin e Sigurimit, do tė dobėsonte gjithashtu rėndėsinė e vetos ruse. Kėshtu ndodhi edhe me vendimin pėr tė ndėrhyrė nė Kosovė nė vitin 1999 dhe kjo nuk ishte gjė e mirė pėr rusėt. Mendoj se si Beogradi ashtu edhe Moska do tė preferonin shumė mė tepėr qė ēėshtja tė zgjidhej brenda Kėshillit tė Sigurimit.
Zėri i Amerikės: Nėse Rusia pėrfundimisht i ve veton njė rezolute pėr Kosovėn nė OKB dhe Kosova e shpall pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanėshme a ka rrezik qė kjo tė ēojė nė njė pėrēarje tė madhe mes Shteteve tė Bashkuara dhe evropianėve?
Daniel Serwer: Kjo ėshtė e mundur. Dhe kjo ėshtė diēka pėr tė cilėn amerikanėt duhet tė kenė shumė kujdes qė ta shmangin. Ata duhet tė arrijnė marrėveshje me tė paktėn disa nga fuqitė e mėdha europiane pėr njohjen e Kosovės pas njė deklarate tė njėanėshme tė pavarėsisė. Kjo mund tė krijojė shumė probleme tė tjera. Fakt ėshtė se mund tė mos garantohet dot prania e njė misioni tė Bashkimit Evropian nė Kosovė nėse ēėshtja zgjidhet jashtė Kėshillit tė Sigurimit. Ėshtė vėshtirė tė pėrfytyrohet qė tė gjitha vendet e Bashkimit Evropian tė bien dakord. Dhe natyrisht ekziston njė rrezik serioz pėr dhunė dhe dua tė shtoj kėtu se kjo do tė ishte gjėja mė e keqe qė mund tė ndodhte pėr shqiptarėt e Kosovės sepse dhuna nuk do tu sillte atyre asgjė, madje do tė garantonte mosnjohjen e Kosovės nė areanėn ndėrkombėtare. Unė jam nė favor tė shtimit tė presionit politik nga ana e kosovarėve, qė ata ta bėjnė tė qartė se cilat janė aspiratat e tyre por ata duhet ta bėjnė kėtė me njė mėnyrė qė e mundėson komunitetin ndėrkombėtar tė reagojė pozitivisht dhe jo negativisht.
Zėri i Amerikės: Po nga pikpamja e precedentit, ēfarė problemesh mund tė krijonte kjo pėr Shtetet e Bashkuara?
Daniel Serwer: Kjo mund tė krijonte disa probleme pėr Shtetet e Bashkuara pėr shkak tė situatės nė Kurdistan, por ajo qė ka rėndėsi pėr arritjen e njė rezolute nė Kėshillin e Sigurimit ėshtė se diēka qė krijon precedent do tė mund tė lejohej por vetėm pėrmes Kėshillit tė Sigurimit. Nėse ēėshtja vendoset jashtė OKB-sė, kjo do tė krijonte precedent pėr vendime tė tjera jashtė Kėshillit tė Sigurimit gjė qė sigurisht nuk do tė ishte e dėshirueshme. Megjithatė, ėshtė shumė e qartė se pėr tė pėrmbushur aspiratat e shqiptarėve tė Kosovės, atėhere duhet tė ketė njė gatishmėri qė vendimi tė merret edhe jashtė Kėshillit tė Sigurimit. Nėse ka njė gatishmėri tė tillė, atėhere si rusėt ashtu edhe Beogradi do tė pranonin qė ēėshtja tė zgjidhej me njė vendim nė Kėshillin e Sigurimit.
Zėri i Amerikės: Ideja pėr shtyrjen prej katėr muajsh tė procesit tė statusit nė OKB erdhi nga evropianėt. A ėshtė kjo njė shenjė lėkundjeje mes Perėndimorėve qė paralajmėron shtyrje tė tjera?
Daniel Serwer: Mendoj se po. Fakt ėshtė se ka njė numėr vendesh europiane qė nuk duan ta bėjnė kėtė ose qė nuk duan ta bėjnė pa pėlqimin e Beogradit. Por Beogradi nuk e jep njė pėlqim tė tillė. Ēėshtja ėshtė se shtyrja mund tė krijojė vetėm probleme dhe jo vetėm nė Kosovė por edhe nė Serbi. Ne e dimė se shtyrja e vendimit pėr kėtė ēėshtje forcon partinė radikale dhe ekstremistėt e tjerė nė Serbi. Ajo i dobėson ata qė janė vėrtet tė angazhuar pėr njė sistem demokratik. Sepse Serbia nuk mund tė jetė demokraci nėse kėrkon tė mbajė pas vetes 1,8 milionė shqiptarė tė cilėt ajo nuk dėshiron ti pėrfshijė nė listat e votimit. Nėse do ti kishte pėrfshirė, atėhere kushtetuta e saj nuk do tė ishte miratuar. Alternativa pėr Serbinė ėshtė: ose tė mbajė Kosovėn ose tė bėhet demokraci por nuk mund ti bėjė dot tė dyja.
Zėri i Amerikės: Shtetet e Bashkuara i kanė kėshilluar udhėheqėsit e shqiptarėve nė Prishtinė tė jenė tė duruar. Sa mund tė zgjasė ky durim nė kėto kushte tė njė presioni kaq tė madh nga ana e popullatės qė kėrkon pavarėsi dhe kur durimi po shteron?
Daniel Serwer: Mendoj se ėshtė ēėshtje javėsh e ndoshta pak muajsh por nuk mund tė zgjasė shumė mė tepėr se kaq. Problemi nė Kosovė ėshtė se nė pushtet janė udhėheqės relativisht tė moderuar. Edhe nė Kosovė ka radikalė po ashtu si nė Serbi prandaj mė duket se askush nuk do tė dėshironte qė tė fshiheshin nga pushteti kėta udhėheqės tė moderuar tė cilėt kanė hequr dorė nga gjėra tė tilla si Shqipėria e Madhe apo qė kanė bėrė shumė kompromise dhe qė e kanė lejuar komunitetin serb tė vetqeveriset brenda Kosovės. Do tė ishte pėr tė ardhur keq qė nga udhėheqja tė largoheshin njerėz tė tillė si kryeministri Ēeku, i cili ka mbajtur njė qendrim jashtėzakonisht tė mirė nė kėto kushte tė vėshtira.
|