06-07-07, 01:37
|
#7
|
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga get_up
Per ēdo vjet sa here e shoh ne tv programin te mbajtur ne RTk me ndihmen e komunes se prishtines TUNG amerik apo Hello amerik . Ku marrin pjese te gjithe kengetaret me te mire te vendit . THEM KESHTU :
A thua ēka do te thote 4 korriku per ne ?!
Pse festohet 4 korriku amerikan ne qender te Prishtines ne te cilen nuk eshte festuar asnje feste e vendit tone . Bile bile nuk u lejua mu vendos shatoret e trimave te lirise.?!!
A thua te gjithe ate kengetar do kishin dal per Adem Jasharin ose per 28 nentor ?!
A thua amerikanet a e shiqojne ate koncert dhe ēka mendojn ? -ia futem edhe ketyre !
Lere qe eshte feste e amerikaneve por pasi qe mbahet ne Kosove pse bile nuk vendos nje flamur shqiptare ne koncert (kam mbet pa koment sidomos kur nuk pash flamur tonin)
A thua publiku qe bertet USA a e din se kush dhe ēka do te thote "USA"!?!
A thua ato vajza qe dridhen dhe bertasin Hello Amerike hello bush ne Skene , a do te kishin bertit Rroft Ismail Qemali apo Kosova apo Adem Jashari .?!!
A thua Kosova a fiton simpati nga amerikanet apo qeshin me neve sikur dikur me ruset kur filluan te shiten femrat ne gjithe boten !!
A thua cili vend i huaj ne BOTE e Feston 4 korrikun amerikan ?!!!
A THUA KU JEMI TU SHKU KESHTU ..
|
Amerika (per botekuptimin tim) ka plot te mira shoqerore, te cilat ne te gjithe boten (e civilizuar) perqafohen dita dites. Une personalisht e cmoj Ameriken per shkak te kushtetutes, apo vlerave te garantuara aty.
E cmoj poashtu per shkak te vendosshmerise se saj te flas ne te mire te popujve te vegjel e te roberuar. Ky pozicionim i Amerikes per popujt e vegjel e te roberuar, sigurisht se ka motive te ndryshme, por kryesori, sic une vleresoj, eshte bindja e thelle ne mentalitetin amerikan qe shoqeria duhet udhehequr ashtu sic e deshiron shumica (komandament kushtetutor amerikan). Per te udhehequr shtetin konform vullnetit te shumices, duhet te sigurosh te drejtat e secilit, pra te mundesosh pjesemarrjen e secilit ne shtetudheheqje. Kjo pjesemarrje nuk mundesohet apo nuk lejohet ne disa shtete ne bote, apo nga klasa udheheqese e ketyre shteteve (si p.sh. ne Serbi, Rusi, Irak, Iran..). Keso shtetesh jane ne konflikt me vlerat e kushtetutes amerikane. Jane edhe ne konflikt me shume kushtetuta te shteteve tjera, ai p.sh. Gjermania, Franca, e tj., por asnjeri nga keto shtete nuk e ka vendosshmerine (apo ndoshta edhe "forcen") e Amerikes te nderhyje ne mbrojtje te vlerave demokratike. Pra deshirojne te gjitha, por nuk guxojne, por fshihen pas deklaratave plastike, duke u perkufizuar ne interesin e vet dhe duke mbyllur keshtu syte para krimeve te popujve ndaj popujve. Amerika kete nuk e ben, pos nese rrezikohet e tere paqja boterore (p.sh. supozoj se kjo eshte arsyeja per mosnderhyrjen direkte te Amerikes ne Ceceni).
Levizjet e popullit shqiptar ne deceniet e fundit, ishin perdrejt nje formimi te nje shoqerie demokratike. Kjo na beri te jemi aleate me Ameriken, nga e cila u ndihmuam si asnjehere me pare ne historine tone. Une besoj qe levizjet tona ne vitet prej 81 deri sot, dhe vlerat e proklamuara ne keto levizje (demokraci, liri, barazi kombetare), kane qene nje shprehje e nje bindje te thelle ne popullin tone. Pra nuk kane qene ndonje "mashtrim" i botes per te nderhyer ne favor tonin. Dhe per ate nuk besoj se neve e "duam" Ameriken vetem per inat te fqiut.
Pra pasi qe besoj se pro-amerikanizmi kosovar bazohet ne vlera te kushtetutes amerikane, them se s“ka gje te keqe ne te. Mirepo cka poashtu mendoj, eshte se cdo simpatizim duhet te kete nje lloj simetrie, dhe jo te jete simpatizimi vlere mbi vet dinjitetin apo pasurine kulturore vendore. Keshtu qe festimi i pervjetshem i 4 korrikut ne Prishtine, ne syte e mi, perdite e me teper e humbe kufirin ne mes te dinjitetit dhe vazalizmit. Madje me duket qe eshte stereotipizuar teper. Me hijeshem do te me dukej te mbaheshin ne ate dite fjalime ne lidhje me figura "bartese" te vlerave te cmuara nga ne amerikane, sesa ashtu deri sot.
|
|
|