Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Ah, sikur ta dinte populli im se ēėshtė xhehenmi?!
--------------------------------------------------------------------------------
Vallė a dini diē pėr xhehenemin ?
Zjari, All-llahu na ruajtė nga ai
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] shpesh lutej dhe thoshte:
"All-llahu im, kėrkoj prej Teje xhennetin dhe ajo qė mė afron te ai, qoftė fjalė ose vepėr, dhe strehohem te Ti nga zjari dhe ajo ēka mė afron te ai, qoftė fjalė ose vepėr. Tė lus qė ēdo caktim qė e ke bėrė pėr mua tė jetė mirė pėr mua".
Malik ibn Dinari thoshte:
"Po tė gjeja ndihmėtar, do ti shpėrndaja anė e mbanė botės qė tė thėrrasin: o ju njerėz, kujdesuni nga zjari, kujdesuni nga zjari.
Ata Sulejmiu thoshte:
"Kur tė pėrmendet xhehenemi nuk mė ėndja as ushqimin e as pijen".
Tavusit i shtrohej shtrati, shtrihej dhe rrotullohej nė te ashtu siē rrotullohet kokrra nė tavė. E pastaj ngritej, e drejtohej nga kibleja deri nė mėngjes dhe thoshte:
"Pėrkujtimi i xhehenemit e largoi gjumin nga ata qė i frikėsohen atij".
Zjari, vallė e dini se ēka ėshtė zjarri
Transmeton Imam Muslimi nė sahihun e tij nga Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu], i cili tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Do tė sjellin atė ditė xhehenemin, i cili do ti ketė shtatėdhjet mijė frerė, secilin fre do t akapin shtatėdhjet mijė melek pėr ta tėrhjekur".
1- Nxehtėsinė mė tė madhe ose acarinė mė tė madhe qė e ke pėrjetuar ndonjėher nė jetėn tėnde dije se ajo ėshtė vetėm njė frymėmarje e xhehenemit.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Ėshtė ankaur zjari te Zoti i saj dhe ka thėnė: Zoti im, njėra pjesė ma han tjetrėn. Atėherė All-llahu i lejoj qė tė ketė dy frymėmarje: njė njė dimėr dhe njė nė verė. Kjo ėshtė kur e dnieni nxehtėsinė mė tė madhe dhe acarinė mė tė madhe tė zemheririt". (Buhariu dhe Muslimi).
Abdull-llah ibn Omeri [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Kur tė shtohet tė nxehtit, namazin falne kur tė ftohet, sepse tė nxehtit e madh ėshtė nga zierja e xhehenemit". (Buhariu dhe Muslimi).
2- Zjari i dunjasė ėshtė njė pjesė e shtatėdhjet pjesėve tė saja.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Ky zjari juaj, tė cilin e dhez biri i Ademit ėshtė njė pjesė e shtatėdhjet pjesėve tė zjarit tė xhehenemit. I thanė: o i Dėrguar i All-llahut! Edhe kjo mjafton. Tha: ajo ėshtė edhe ma e nxehtė pėr gjashtėdhjet e nėntė pjesė, secila pjesė ėshtė e nxehtė sikurse nxehtėsia e sajė". (Buhariu dhe Muslimi).
3- Vėshtirėsitė dhe telashet mė tė mėdhaja qė i pėrjetoni nuk krahasohen me njė fundosje nė te.
Enes ibn Maliki [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Do tė sjellin njeriun qė mė sė shumti ėshtė kėnaqur, mirėpo qė ėshtė banor i xhehenemit, Ditėn e Kijametit, dhe do ta fusin njė her nė xhehenem, e pastaj do ti thonė: Biri i Ademit, a ke parė ndonjėher tė mira? A tė ka kaluar ndonjė kėnaqėsi? Do tė thotė: Jo, vall-llahi, o Zot. Pastaj do tė sjellin njeriun qė mė sė shumti ka vuajtur nė dunja, mirėpo qė e meriton xhennetin, do ta fusin njė her nė xhennet, e do ti thonė: Biri i Ademit! A ke parė ndonjėherė tė keqe? A ke kaluar ndonjė vėshtirėsi? Do tė pėrgjigjet: jo, vall-llahi, o Zot! Nuk kam parė asnjėher vėshtirėsi a tė keqe". (Muslimi).
4- Denimi mė i lehtė
Ebu Seid Hudriu [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Njeriu nga banorėt e zjarit me denim mė tė vogėl ėshtė ai qė vishet me kėpucė tė zjarta, nga nxehtėsia e tyre vlojnė trutė". (Buhariu).
5- Nė te do tė hyjnė edhe njerėz pa llogari.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Do tė del nga zjari njė qafė, e cila ka dy sy qė shohin, dy veshė qė dėgjojnė dhe gjuhė qė flet, e do tė thotė: jam autorizuar pėr tre lloj njerėzish: pėr secilin tiran kryeneē, pėr secilin qė i lutet edhe tjetėrkujt pėrveē All-llahut dhe pėr vizatuesit". (transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, kurse shejh Albani thotė se hadithi ėshtė sahih).
6- Xhehenemi ėshtė shumė i thellė.
Utbe ibn Gazvani transmeton nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem]:
"Njė shkamb i madh do tė hudhet nga buza e xhehenemit, e do tė fluturon nė te shtatėdhjet vjet pa arritur nė fund". (transmeton Tirmidhiu, kurse shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih).
Kurse Enesi tregon njė hadith merfu:
"Poqėse hedhet njė gurė sa shtatė hilafate hidhen nga buza e xhehenemit, do tė fluturojnė shtatėdhjet vite, pa arritur nė fund". (transmeton ibn Hennadi, kurse shejh Albani thotė se ėshtė hadith sahih).
Na shpėto o Zot, na shpėto.
7- Xhehenemi nuk ngopet.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
"(Pėrkujto) Ditėn kur Ne Xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E, ai thotė: "A ka ende?". [ Kaf: 30 ].
Enes ibn Maliku [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Do tė vazhdohet tė hidhen njerėz nė xhehenem, kurse ajo vazhdimisht thotė: "???? ???? ???????"- "a ka ende", gjersa ta vėndon mbi te Zoti i Krenarisė kėmbėn e vet, e ajo tė mbledhet palė palė e tė thotė: mjaft mė, mjaft mė, pasha Krenarinė dhe Bujarinė tėnde. Kurse nė xhennet do tė mbetet edhe mė tej tepricė, pėr tė cilėn All-llahu do tė krijoj krijesa, tė cilat do ti banojė nė tepricėn e xhennetit". (Buhariu dhe Muslimi).
8- Xhehenemi i ka shtatė dyer.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
"E s'ka dyshim se Xhehennemi ėshtė vendpremtimi i tė gjithė atyre. Ai (Xhehennemi) i ka shtatė dyer, ēdonjėri prej tyre ka shtegun (derėn) e caktuar (nėpėr tė cilėn do tė hyjė)". [ El-Hixhr: 43- 44 ].
9- Ushqimi i banorėve tė xhehenemit ėshtė zekumi. Vallė a e dini se ēėshtė zekumi?!
Ibn abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Poqėse njė pikė e zekumit pikon nė kėtė botė, do tua prishte njerėzve tėrė jetėn e tyre, vallė si ėshtė puna e tij, qė kėtė e ka ushqim?!". (transmeton Tirmidhiu, shejh Albani thotė se hadithi ėshtė sahih).
Ebu Derda [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Banorėt e xhehenemit do tė uriten. Harojnė denimin nė tė cilin gjinden dhe kėrkojnė ndihmė nė ushqim, e u jipet ndihma ushqim nga barishte me ferra helmuese, i cili as nuk trash e as nuk ngop. Sėrish kėrkojnė ushqim, e u jipet ushqim nga therrat. Ju kujtohet se nė dunja ata ushqimin e dėrgoni te poshtė nė fyt me ujė, andaj kėrkojnė ujė, atėhere u jipet valė e nxehtė, i cili u derdhet nga kazanat e hekurt, e kur u afrohet fytyrs, ua djeg fytyrėn, e nėse u depėrton nė ushqim ua bėnė barkun copė copė. Atėherė thonė; thėrritni mbikqyrėsit e xhehenemit, kurse ata do tu pėrgjigjen: a nuk ju erdhėn pejgamberėt mė fakte. Do tė thonė: gjithsesi. Atėherė do tu thonė: lutuni, e lutja e pabesimtarėve ėshtė e kotė. Do tė thonė: thėrritne Malikun. Do ti drejtohen atij duke i thėnė: Malik le tė le tė na shkatėrron Zoti jot. U pėrgjigjet: ju do tė mbeteni kėtu". Ameshi tregon: mė ka ardhur lajmi se mes lutjes sė tyre dhe pėrgjigjes sė Malikut kalojnė njėmijė vjet. Do tu thuhet: lutne Zotin tuaj, sepse askush sėshtė mė i mirė se sa Zoti juaj. Atėherė do tė thonė: "Zoti ynė. Na zotėroi fatkeėsia jonė, e ishim popull i lajthitur. Zoti ynė, na nxjer nga kjo, e nėse kthehemi atėherė jemi zullumqar. Atėherė u pėrgjigjet All-llahu: "Heshtni e mos flitni". Nė kėtė moment u humbin tė gjitha shpresat nga ēdo e mirė dhe fillojnė tė vajtojnė, mjerohen dhe tju vjen keq". (Tirmidhiu).
Vėllezėr
Ēka pastaj?!
A nuk duhet nxituar nė pendim para se tė vdesim qė tė garantohemi nga e keqja e xhehenemit?1
Vėlla, qaj pėr mėkatin tėnd sot, para se ta qajsh nesėr me gjak.
Ebu Musa [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Banorėt e zjarit do tė qajnė, saqė edhe anija mundet tė lundrojė nė lotėt e tyre. Ata do tė qajnė me lotė gjaku". (transmeton Hakimi, kurse shejh Albani thotė se hadithi ėshtė hasen).
Vėllezėr
Rujuni nga zjari, sepse nuk e dini se sa vėshtirė ėshtė atje!
Rujuni nga zjari duke bėrė mes jush edhe zjarit pengesė!
Ofroni flijime tani para se tė ikė mundėsia!
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Bėni mes jush dhe zjarit pengesė, po qoftė se edhe me njė gjysmė hurme". (Taberaniu, hadithi ėshtė sahih).
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-08-07 nė 00:02
|